Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputeti i PDK-së nga Skenderaj nuk e përkrah Thaçin për president, por Murat Jasharin

Shko poshtë

Deputeti i PDK-së nga Skenderaj nuk e përkrah Thaçin për president, por Murat Jasharin Empty Deputeti i PDK-së nga Skenderaj nuk e përkrah Thaçin për president, por Murat Jasharin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 19, 2016 8:46 pm

Deputeti i PDK-së nga Skenderaj nuk e përkrah Thaçin për president, por Murat Jasharin


Deputeti i PDK-së nga Skenderaj nuk e përkrah Thaçin për president, por Murat Jasharin Largea_murat-jashari-bs1453204385


Tashmë e ca muaj flitet se a do të ketë vota, të mjaftueshme për tu votuar Hashim Thaçi president sipas marrëveshjes së arritur me partnerin në koalicion LDK-në, ku disa deputetë të kësaj të fundit publikisht e kanë kundështuar një votim për të.
Edhe familjarë të disa veprimtarëve të LDK-së, tashmë e kanë kërkuar publikisht që Hashim Thaçi të mos votohet për president.
Deri më sot nuk ka pasur zëra se Hashim Thaçi, mund të mosvotohet edhe nga disa deputetë të tij.
Hashim Thaçi nuk do të votohet as nga disa deputet të tij, njëri prej tyre tashmë e ka thënë edhe publikisht, e ai është deputeti që vije nga Skënderaj, regjion ky që njihet edhe si bastion i PDK-së, e cila drejtohet nga pretendenti për president Hashim Thaçi.
Deputeti që nuk do ta votoj Thaçin për president është Abdyl Ymeri , deputet nga Skënderaj, e që e zëvendëson deputetin Latif Gashi.
Ai i ka dhënë arsyet e tija se përse nuk do ta votojë Thacin për president duke kërkuar që president të jetë Murat Jashari anëtarë i familjes emblematike ka thënë ai.
Ai ka shtuar më tej se nuk e voton Thaçin president për shkak të zhgënjimit tij me skenën politike dhe polarizim e saj, duke parë se presidentja e vendit, siç ka thënë ai, e dalë nga zarfi, nuk ka kredibilitetin e duhur për të luajtur rolin unifikues të popullit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi