Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË

Shko poshtë

 AGIM GASHI - KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË Empty AGIM GASHI - KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 02, 2016 10:37 pm

 AGIM GASHI - KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË 12687769_10153418413864077_2232294477670100747_n

AGIM GASHI

KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË

(Falenderim për të gjithë ata që u bënë pjesë e lutjes së madhe, Zotit për shpëtim!)

Familjarë të dashur e të respektuar, 
Motra e vllëzër të respektuara, 
Ju shqiptarë nga të kater anët e Globit që filsni e jetoni shqip, që rrisni dhe edukoni ardhmërinë tonë shqip: 


JU FALEMNDERIT!

Ditën e 21 janarit e prisja mu si shqiptarët që e presin këtë muaj të flakës e zjarrit qysh nga kohrat e Skënderbeut. Edhe mu ky muaj më shkaktoi plagë dhe fitore, të cilave nuk mundesh kurrë të ua ndjesh shijen, m´sa bukës së lyer me gjak. Më 21 Janar më ishte vrarë djali im Nineli, kishte lindë vajza ime Azaleja dhe kishte pushuar së marri frymë Presidenti i Republikës së Kosoves Dr. Ibrahim Rugova. Pyetja ime ishe se si ta ndaj kohen për homazhe, për lotë dhe për gëzime. Nuk e pritja se asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Por ja që ndodhi.
Kur bëhesha gati që të qes në publik shkrimin „Dr. Ibrahim Rugova dhe djali im Neli“, papritmas trupi im dhe organet e mija e kishin ndalë punën e tyre,që ndryshe quehej edhe koma. Atë ditë e kisha edhe udhëtimin tim në Uni Klinikën e Frankfurtit, për kontrollim te një profesori të Enkologjisë që ma kishte rezervuar vajza ime Azaleja, dhe se priteshim vetëm pak para për rrugë të na vinin nga një i afërm i imi dhe të niseshim. Ramja ime në koma e kishte tmerruar Azalenë dhe trupin tim. Trupi më nuk dihej se a është gjallë apo ishte nda nga toka dhe ishte nisë në drejtimin e gjithësisë, ndërsa fishkllimat e ndihmave të shpejta kishin qarë ajrin e ftoftë të atij mëngjesi në midist të Evropes, dhe zemrën e Azalesë poashtu e kishin ngritë që mos të ndalemi tani. Azaleja lajmroi edhe mjeken Dr. Luljeta Gashin dhe Dr. Daniela Kroy që të marrin masat e tyre mjeksore. Vendi më i afert ishte spitali i Jülichit ku ne në repartin e intenzives qëndronte trupi im i pa lëvizje. Dikush nga ekipi mjeksor i Jülichi kishte kerkuar të hiqen aparatuat, gjë që do të zyrtarizohej vdekja ime.
Azaleja, kushtrimin e parë e kishte lëshuar përmes FB-së e cila kishte lëshuar edhe thirrjen e dhiumbjes së vajzej për baba duke ju lutë:
“AZALEJA GASHI
Une jam Azaleja Gashi baba per momentin asht shume keq edhe nuk dihet qka ndol tlutum Lutne krejt Zotin per Babin  tlutum!!!“
Shpirti i mbushur plot dhimbje për babain e saj, frika për humbjen e njeriut që për 18 vite nuk u nda nga ajo, që e rriti me dashuri nënëje e babai, ishin më të forta për ta kryer kërkesen për një lutje nga miqët e familjarët që do ta lutnin Zotin, lart mbi qiellin e Arbërit për ta rizgjuar madje edhe për pak ditë, babain e saj. 
Fjalët e Azalesë u shpërndanë anë e mbanë globit. I ndjenë ata që më njifnin e ata që nuk më njifnin. Filluan komentet, lutjet dhe ndezjet e qirinjëve nga të gjithë: katolikë, muslimanë, ortodoks, protestanë,....e kush jo se? Shqiptarët dinë ta shprehin solidaritetitin e tyre në momente kyçe. Sikur të ishim kështu edhe për atdheun? Do ta bënim atdheun si Zvicren me alpet më të bukura në botë.
Numri i atyre që luteshin për mua dhe shëndetin tim, rritej çdo sekondë. Britma e Azalesë që ushtoi si në Korida, sot më 21 janar kur e kishte Ditëlindjen e saj, që mos të vdisja, e ndëgjoi Zoti i Arbërit, e ndëgjuan mjekët e spitalit në Jülich, e ndëgjuan shqiptaret që luteshin për mua, dhe dikur mbasdite filloi kthimi i ishenjave të jetes. U gëzuan të gjithë, duke filluar nga miqët, familja, Azaleja, mjeket…e posaqërisht nënës sime e cila kishte pas thënë një ditë ma parë:
-Po ma ndien zemra se biri im neser do të flasi përsëri! Profecitë e nënave janë ato që dalin mu nga loçka e shpirtit. U realizue dëshira e të gjithëve, edhe pse shëndeti i brisht ende avullonte mbi trupin tim të cilin e rroken shumë dhimbje të mëdha të cilat, si po duket sdo të ndalen pa u nalë jeta.
Arritja nga Suedia e vajzave dhe djemբve të mi, ishte një gëzim i madh për mua, edhe pse Shqipja ime nuk ishte me ta dhe se më sdo të udhtonte me ta as për vdekje e as per dasma.

Dje dhe sot, më 01 dhe 02.02.2016, mjeket dhe organet e puntorëve social më ofruan të më dergojnë në HOSPITZ. Nuk e dija se çka mund të jetë kjo, por ma spjeguan se këto ndryshe quhen edhe shtëpitë e vdejkjeve, ku dergohen njerzit me smundje të pasherueshme dhe të vetmuar për të vdekur aty. Nuk pranova kurrsesei. Për HOSPITZ-ë shkoj në atdheun tim i cili është i shëndrruar në HOSPITZ-ë të vërtetë, e jo të vdes me një kënd të Gjermanisë në duart e asnjë të njohuri. Shpresoj se atdheu, fëmijët, familja, miqët dhe shqiptarët do të më mbeten borgj po të pranojnë vdekjen time dhe varrimin diku në shkurrat e mërgimit.
Tani, kur smundja ime më nuk ka shërim, pres kshilla, ndihmë e shtytje për ta zgjatë sadopak jeten time. Jetë nuk ngihet askush o njerz të mire të atdheut.
Falenderoj të gjithë shqiptarët që u solidarizuen me smundjen e paravdekjes sime. Falenderoj ata që erdhen të më shofin, ata që nuk munden por e kishin dëshiren, madje edhe ata 2 veta që gjeten kurajon të më shajnë edhe në ditet e sotme.
Homazhet për birin tim dher Presidentin Rugova do ti bëj një ditë tjeter.
Ditëlindjen e Azalesë do të ja festoj kur të mundem me ecë për me shkue me i marrë ndijhmat sociale që do të kursejmë për një torte. Vdekja ndoshta nuk do të ngutet derisa ti kryej këto obligime, për ti shkuar pastaj nënës i gajllë e të vdes në përqafimin e saj. Varri do të ma bëjnë aaty ku nuk do të dua unë andaj spo e kerkoj as vendin.

Varrimin e dua pa hoxhë e pa prift sepse jam shqiptar
Te varri le të flasin edhe ata që do të më shajnë
Një këngë e imja le të emitohet te varri im
Për popull e atdhe të bashkuar, të mbetët kushtrim.


Me dashuri i Juaji 
Agim Gashi
02.02.2016 në dhomen e spitalit!



 AGIM GASHI - KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË 12631473_10153418441534077_6778104146782680767_n
 AGIM GASHI - KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË 12642951_10207160861893165_7262714203642006795_n
 AGIM GASHI - KUR MUSHKRITË HARROJNË TË MARRIN FRYMË 12642664_1376021142424159_1001902945538660978_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi