Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - DASHURI MBI DASHURI

Shko poshtë

AGIM GASHI - DASHURI MBI DASHURI Empty AGIM GASHI - DASHURI MBI DASHURI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 06, 2016 9:55 pm

AGIM GASHI - DASHURI MBI DASHURI 12647482_10153425659169077_2835917052003620507_n
AGIM GASHI
 
DASHURI MBI DASHURI

Kur të putha për herë të parë
Mu duk se po fluturoja
Preka unë buzë të ëmbëla
Nga dashuri e sinqert lotoja
Më kaploi e më dogji malli
Për buzë bjeshke e buzë mali
Aromë pjeshke aromë qershie
Buzë atdheu buzë Drdanie
Buzë magjike Arbërie


Të njoha në mërgim
Diku n`mes të Evropës
U betove për dashuri
Pos shqiptarit nuk shti në gji
T´u shetitë pranë lumit Rur
Me zë të ëmbël më propozove
Eja the t´shkojmë Monchaut
Ta shijojmë freskinë e malit
Puthemi me afshin e dashurisë
Të na shef syri Arbrisë

Morëm rrugën Monchaut përpjetë
Me nga një flamur në gji
Për Kosovë e Shqipëri
Për dashuri për Arbëri
Kapërcyem prroje e kroje
Kapërcyem fusha e livadhe
N´gjuhën shqipe e lutnim Zotin
Bashko o Zot zemra mërgimtare

N´mesnatë prekëm majen e Monchaut
Shpalosëm flamujt vetëm kuq e zi
Për një dashuri për Arbëri
U puthëm gjatë – agimi ka mbërri
Ne u bëmë shkëmbë e buzët tona gur
Të puthur gjithmonë mos me u nda kurr
Gufon dashuria n´male fushë e arë
Kur të bëhet bashkimi kombëtar

Kështu kalon jeta me ëndërra mërgimtare
Për atdheun tone të mbjellur me varre
Për këtë cope atdheu që mbeti nga liria
Për ta bërë bashkë flijohet dashuria
U flijue jeta gjaku derdhej rrëke
O shqiptar i mjerë një atdhe e ke
Pse jemi kështu se duam vetëveten
Dikush vjedh atdheun dikush ja fal jeten

21.07.2014
Düren


AGIM GASHI - DASHURI MBI DASHURI Xf-4FtPsR8GI1vjmpmmFNVhxe6v6dzlD2zEcvmWnvwYm9XhikkI2bw==
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi