Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajza e prokurores së Kosovës, e quan Madeline Albright’in kriminele të luftës

Shko poshtë

Vajza e prokurores së Kosovës, e quan Madeline Albright’in kriminele të luftës Empty Vajza e prokurores së Kosovës, e quan Madeline Albright’in kriminele të luftës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 09, 2016 11:41 pm

Vajza e prokurores së Kosovës, e quan Madeline Albright’in kriminele të luftës
Vajza e prokurores së Kosovës, e quan Madeline Albright’in kriminele të luftës Largea_morina-olbrajt1455049663
Kjo është vajza e Sevdije Morinës dhe mbesa e komunistit famëkeq të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Milloshevicit, Rrahman Morina.
Vajza e Sevdije Morinës, prokurores së Kosovës, e ka quajtur “kriminele të luftës” ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeline Albright.
Mund të duket e çuditshme që një kosovar ta quajë Albrightin kriminele lufte, duke qenë se ajo ishte një ndër faktorët kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë.
Por mund ta gjeni një të tillë: ajo është Donjeta Morina, vajza e prokurores Sevdije Morina dhe mbesa e komunistit famkeq të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Milloshevicit, Rrahman Morina.
Këtë akuzë ajo e bënë në Facebook, ku ka shpërndarë një lajm, e ku Albright raportohet të kishte deklaruar se “duhet të ketë një vend në ferr për ato gra që nuk e mbështesin Clintonin”, në garën presidenciale.
Donjeta Morina shkruan: “Jo, duhet të ketë gjithësesi një vend në ferr për kriminelët e luftës si Albrighte”.
Albright shërbeu si Sekretare e Shtetit gjatë Presidencës së Bill Clinton. Duke marrë këtë mandat në janarin e vitit 1997 ajo ishte e pranishme në procesin e luftës dhe çlirimit të Kosovës që nga bombardimet e NATO’s ndaj caqeve serbe e deri te marrëveshja e Rambujesë.
Vajza e prokurores së Kosovës, e quan Madeline Albright’in kriminele të luftës Dm_1455043364-9805156
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi