Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valmira Beqiri - Morina - FJALTË E SHARKISË

Shko poshtë

Valmira Beqiri - Morina -  FJALTË E SHARKISË Empty Valmira Beqiri - Morina - FJALTË E SHARKISË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 19, 2016 12:09 am

Valmira Beqiri - Morina -  FJALTË E SHARKISË 10702122_931979756831556_1501743931400744883_n

Valmira Beqiri - Morina 

FJALTË E SHARKISË
( Kushtuar Poetit dhe Rapsodit të popullit Agim Gashit i cili u gjend në koma!)

Valmira Beqiri - Morina -  FJALTË E SHARKISË 12705179_1217441651618697_6096466184011025044_n

Sot Sharkia e bacit nisi me vajtu
Qohu Agim se në vetmi m'ke lan mu 
Me mi dridh kta tela veq ti ja ki zakon 
Qohu bre burrë, kënga jote le të jehon


Bashkë me zogjtë e malit ti edhe unë
Ti këndojmë këngët që na lan pa gjumë
Ti këndojmë Atdheut e jetës me trishtim
Ti këndojm Trimave që ikën në amshim

Unë Sharkia jote sot po ti them dy fjalë
Qohu bre Agim miku, qohu ti bre djalë
Se zogjt e malit sot m'kan pyet për ty
Ku asht Agim miku kangës me ja msy

Tuj lotu unë Sharkia i thash se je sëmur
Te pikëlluar ata fluturuan drejt lumit Rur
Aty ku ti shpesh ke biseduar me ta
Ku ke thurur vargje e ke këndu me ta

Te dritarja spitalit erdhën për me te pa 
Xhamin e dritares me lotë e kishin la 
Unë Sharkia jote e lusë Zotin për ty mik
Mos ma merr Agimin nga jeta mos të ik

Edhe lapsi po loton me vargjet e tua
A e din moj Sharki Agimin sa e dua
Por e kam një shpresë se ai ka me ardh
Edhe për ne do të vjen një ditë e bardhë
--------------------------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina 
21.01.16 Zürich
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi