Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Refugjati solli 4 mijë eurot në polici, është i kënaqur me 20 euro shpërblim

Shko poshtë

Refugjati solli 4 mijë eurot në polici, është i kënaqur me 20 euro shpërblim Empty Refugjati solli 4 mijë eurot në polici, është i kënaqur me 20 euro shpërblim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 22, 2016 3:47 pm

Refugjati solli 4 mijë eurot në polici, është i kënaqur me 20 euro shpërblim


Refugjati solli 4 mijë eurot në polici, është i kënaqur me 20 euro shpërblim Largea_refugjati-solli-4-mij-euml-eurot-n-euml-polici-euml-sht-euml-i-k-euml-naqur-me-20-euro-shp-euml-rblim_hd1456141550


Jamal Khalaf duket shumë më i vjetër se sa 36 vitet e tij. Xhaketa e tij është shumë më e shkurtër se sa krahët e tij të gjatë.
Jamal ka vetëm tre muaj që jetojnë në Gjermani, iku me gruan dhe katër fëmijët nga Iraku në Ratingen.
Jezidi nuk flet asnjë fjalë gjermanisht – “por ai e ka zemrën në vendin e duhur”, shkruajnë mediat gjermane.
Refugjati kishte gjetur në afërsi të vendit ku ai banonte një kuletë me kartat e kreditit dhe të holla 4000 euro - dhe e kishte dorëzuar atë në polici.
"Unë nuk kam ardhur në Gjermani për shkak të parave", thotë ai, për gjermanen Bild.
Jamal do të kishte shumë arsye që paratë e gjetura t’i mbante për vete: Një vëlla dhe familja e tij ende jetojnë në Irak, pasi nuk mund ta përballojnë koston e të ardhurit në Evropë, rrugëtim që kushton hiq më pak se 2000 dollarë.
"Nuk dua të jem i pasur, por dua që unë me familjen time të jetojmë në paqe", thotë refugjati: "Nëse do të kisha humbur çantën time me kartat e identifikimit dhe të hollat, do të doja që dikush të mi sillte atë përsëri".
Paratë i përkisnin një gruaje gjermane, ka dëgjuar ai nga policia. Dhe ajo nuk kishte pyetur për qytetarin e ndershëm.
Por policia donte të falënderonte Jamalin me 20 euro: "Unë fillimisht nuk i pranova. Megjithatë i mora për fëmijët e mi“.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi