Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto)

Shko poshtë

Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto) Empty Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 29, 2016 6:52 pm

Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto)

Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto) Largea_pl101456759986


Fëmija i pashpresë duke pritur në kufirin Maqedoni/Greqi - Foto: Liana Spyropoulou, marrë nga Bild.de


Ata flenë në tokë, ndërsa jastëkët e tyre janë trotuaret. Nuk kanë lodra, ndërsa hanë çdo ditë atë çfarë ua japin shoqatat joqeveritare.


Megjithatë ata qeshin, fëmijët refugjatë të cilët kanë ardhur me familjet e tyre nga Lindja e Mesme deri në Greqi. Trupat e tyre janë të mbërthyera me hekur, ndërsa kur qajnë, mundohen në këto kushte prindërit e tyre ti qetësojnë.


Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto) Tiktak1


Këta janë fëmijët, të cilët një pjesë e konsiderueshme ndodhen të varrosur ose të mbytur në brigjet e ishullit Lesbos dhe Kos në Greqi. Epitafi në varrin e tyre është: “I panjohur”.
Çfarë në javët e fundit ka ndodhur me fëmijët refugjatë është turpi më i madh i Bashkimit Europian dhe Botës në përgjithësi.
Një Union që në fakt nuk është i tillë. Jo vetëm që njerëzve nuk u garanton udhëtim të sigurt, por edhe pse kufijtë e tyre i mbyllin ose nuk reagojnë me mbylljen e kufijve të shteteve tjera anëtare.


„Foshnja i panjohur, një vjeçare, numri 136, 19.11.2015“

Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto) Tiktak2



Nga mbyllja e kufijve në Ballkan, të inicuar nga Austria, rreth 19.000 refugjatë janë "burgosur" në Greqi. Themi të burgosur pasi ata e dinë se vendi i krizave ekonomike nuk mund t’u ofrojë diçka, andaj edhe nuk duan të qëndrojnë.
Para dy ditësh në Sheshin Vicktoria të Athinës u pa një grua, e cila qante, pasi kishte vetëm dhjetë euro, ndërsa fëmija i kërkonte çokolata.
Ka disa grekë që lirojnë shtëpitë e tyre për refugjatët, që mos flenë jashtë. Në mes të krizës financiare, grekët tregojnë humanitet duke i ndihmuar refugjatët me atë çfarë kanë.


Njeri, a nuk turpërohesh kur shikon këta fëmijë refugjatë në kufirin Maqedoni/Greqi? (Foto) Tiktak3


Të raportosh për refugjatët në Greqi është e vështirë. Kur shikon britmat dhe frikën e fëmijëve të cilët lundrojnë me skafe drejt një jete më të sigurt, nuk ka sesi edhe ti të mos nxjerrësh lot.
Në momentin që shëtit drejt rivierës detare, aty pranë shikon sesi varrosen refugjatët.
Duket, që fotoja e “famshme” e Aylanit është harruar shpejt. Edhe sa foto të tilla na duhet që të njohim realitetin?
Pas dramës së tetorit, që e pamë të gjithë, mendova se humba kujtesën.
Sa jo njerëzore është, për ata të cilët ndërtojnë gardhe me tela kundër njerëzve në nevojë!/Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi