Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KUSH JAM UNË?

Shko poshtë

AGIM GASHI - KUSH JAM UNË? Empty AGIM GASHI - KUSH JAM UNË?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 12, 2016 8:08 pm

AGIM GASHI - KUSH JAM UNË? 13015219_10153593811324077_7520687631326801487_n

AGIM GASHI


KUSH JAM UNË?


Nuk e kam njohur vetëveten
As babain se kam njohur mirë
Tek pas vdekjes së tij 
E pash se kishte qenë gjeni
Kur më thoshte me zë prindi
Ka me ardhë koha more biri im
Doren për lëmoshë ke me e shtri



Eh i ri isha atëherë unë
Mendimet i kisha ndryshe
Mendoja se si jam unë 
Janë të gjithë njerzit tanë
Por babai prap ngulte këmbë
Gjithkujt besë nuk bën me i zënë


Kukunënë sa fuqi që kisha
Me para e shëndet të bollshëm
Babai më thoshte 
Shëndeti e paraj duhet me u rue
Unë se kurseja paranë për të varfërit
As shëndetin e paranë për liri
Për Kosovë e shqipëri
Sot jetoj i sëmurë e në varfëri


Mundin tim e di Zoti dhe atdheu
Koftlargëtit bashkë me karaxhozat
Hëngren paranë dhe shëndetin tim
Hëngren popullin dhe atdheun
Për këtë u qendisen me grada e poste
Kalavesh me para bodigarda e dashnore
Vranë çdo kend që ua zinte rrugen
Sot prap hypen në poste
U bënë Kryeministra Ministra e Presidentë
Kerkund mos zëfshin vend
Nama e atdheut i nxaftë


Unë po shuhem ngadal
Me bekimin e popullit dhe atdheut
T´u e lutë Zotin karaxhozët ti denon 
Atdheun e popullin ta çliron
Skenka gjë me të robru armiku
Gjithmonë smundet me të mbajtë në robëri
Sa vështirë kur populli e atdheu
Bie në vetë robëri


12.04.16
Düren

____________________________________________
KONTONUMRI

Për ata jashtë atdheut:
57 A: Account vith Institution: Raiffesen Bank Kosovo
Prishtina, Kosovo
SWIFT code: RBKOXKPR
Account with IBAN :
XK05 – 1501 – 0010 – 0131 – 3860
_________________________
Beneficiary`s name: AFRIM GASHI
Ndihmë Agim Gashit për sherimin e kancerit
_____________________________________________
Për Kosovë:

59: Beneficiary Costumer Account: 1501001001313860
Beneficiary`s name: AFRIM GASHI
Ndihmë Agim Gashit për sherimin e kancerit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi