Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Majlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendor

Shko poshtë

Majlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendor Empty Majlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendor

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 13, 2016 10:24 am

Majlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendorMajlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendor Img-2222_9055

PRISHTINË10 MAJ 2016
KOSOVAPRESS





Kampionia botërore në xhudo, pejania Majlinda Kelmendi, që nga sot do të jetë imazh i produktit të ri të industrisë së prodhuesit të mishit ‘MEKA’.
Prodhuesi vendor, MEKA, sot ka lansuar produktin e të ri, pashtetë pule, e cila përveç shijes së veçantë dhe të sigurt në origjinalitet, do të ketë si imazh xhudisten Kelmendi.. 
Me këtë rast, drejtori i kompanisë MEKA, Burim Pirraj, ka nënshkruar kontratën me kampionen e xhudos, në mënyrë që tash e tutje ajo të jetë imazh i këtij produkti.
Pirraj tha se me këtë bashkëpunim synohet që prodhimet vendore të plasohen edhe në tregun ndërkombëtar. Suksesi i Majlinda Kelmendit, me përfaqësimin që ajo i ka bërë Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka bërë që kompania MEKA të vendos imazhin e saj në produktin e ri.
“Le të jetë ky bashkëpunim i jonë shembull për të gjithë ndërmarrjet, për të gjitha kompanitë vendore, që ta rrisin bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, ashtu që ta zhvillojmë vendin dhe ta ndryshojmë situatën që gjendemi sot. Promovimi i sotëm ka në fokus të vetëm një produkti të cilin e kemi hedhur në treg së fundmi dhe që është pashtetë pule. Për këtë produkt kemi punuar gati se një vit. Kemi arrit të prodhojmë një produkt i cili është prodhim kosovarë, por që ka një cilësi ndërkombëtare. Prandaj, edhe me plot kënaqësi e kemi kontraktuar Majlindën, si një produkt vendor që ka renome ndërkombëtare dhe atë renome shumë të madhe “, tha Pirraj.
Majlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendor Img-2202
Nga ana tjetër, kampionia botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, tha së është e kënaqur që sot ka nënshkruar kontratë për promovimin e produktit të ri vendor nga prodhuesi MEKA.
“Sot është ditë e veçantë për neve sepse po bëjmë kontratë për një produkt vendor i cili ka cilësi ndërkombëtare. Më gëzon shumë fakti që kompanitë vendore por përkrahin sportistët dhe sportin. Kështu që unë vetëm po shfrytëzoj rastin me i falënderuar shumë. Edhe çka të them tjetër vetëm se së bashku të ecim drejt suksesit’”, tha Kelmendi.
Majlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendor Img-2222
Pas nënshkrimit të kontratës mes pronarit të kompanisë Meka dhe trajnerit të Mjalinda Kelmendit , Dritoni Kuka, ky i fundit tha se kjo arritje e sotme le të jetë një mesazh i mirë i bashkëpunimit. Kuka tha se nga kjo kontratë do të përfitojnë xhudistët e klubit të xhudos IPPON nga Peja.
Majlinda mbështet kompaninë MEKA, prodhim vendor Img-2225_3036
Kampanjën promovuese të produktit të ri të kompanisë MEKA do ta përcjell edhe një video reklamuese, protagoniste e së cilës është vetë Majlinda Kelmendi.
Përndryshe, pashteta më e re nga MEKA në tregun tonë ka cilësi të jashtëzakonshme dhe përmban vetëm mish pule dhe asgjë tjetër. Ky produkt nuk ka materie konservuese dhe nuk përmban luten. /KosovaPress/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi