Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumirë, legjendë

Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Lamtumirë, legjendë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:27 am

Lamtumirë, legjendë



Lamtumirë, legjendë T1home.michael.jackson.05.gi-490x320





Nga Ardian Jasiqi


Lamtumirë, legjendë Mj_king
Mbreti i muzikës POP Micheal Jackson ka vdekur mbrëmë pasi një sulmi në zemër.

Ai ka ndalur së marri frymë pas një injeksion që jepet për të ndal dhimbjet e mëdha që quhet Demerol.

Jacko, 50 vjeçar, thuhet se ka qenë i varur nga barërat – sikurse morfina – dhe dyshohet se ai ka marrë një mbidozë të këtij bari.

Ndihma e parë i është dhënë në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe më pastaj ai është dërguar në emergjencë ku i ka rënë pulsi. Mjekët kanë kaluar disa orë duke provuar që ta ringjallin atë.

Këngëtari i këngës “Triller, i cili luftonte me kancerin e lëkurës, kishte planifikuar që të mbante disa koncerte rikthyese në Londër muajin e ardhshëm.

Në vend të kësaj, miliona adhurues në të gjithë globin sot po mbajnë zi për legjendën.

Jackson, ishte paraparë që të mbante një koncert në Londër duke ilustruar dhe rikthyer në karrierën e tij muzikore ndërkaq më parë ai kishte fituar shumë nga ajo.

Frika për shëndetin e Jackson kishte filluar muajin e kaluar kur katër koncerte të tij ishin shtyrë, por organizatorët insistonin që datat e tjera nuk do të shtyhen.

Koncerti i parë ishte paraparë të mbahet me tetë korrik, por ishte shtyrë me datën 13 korrik ndërkaq datat e tjera ishin shtyrë për pranverën e vitit 2010.

Koncertet në Londër do të shënonin fundin e koncerteve të drejtpërdrejta të Jackson.

Para tri viteve, në “World Music Awards”, në nëntorin e vitit 2006, ai kishte kënduar
vetëm disa rreshta të këngës “We Are The World”.

Turneu i fundit i Jackson ishte 12 vite më parë kur ai mbajti 82 koncerte në 58 qytetet, në turneu e quajtur “HIStory”.

Mandej ai zakonisht ka jetuar jashtë Shteteve të Bashkuara, sidomos pas vitit 2005, kur ai u akuzua për abuzim ndaj fëmijëve.

Jackson ka tre fëmijë, Michael Joseph Jackson Junior, Paris Michael Katherine Jackson dhe Prince "Blanket" Michael Jackson II.

Hitet më të mëdha të Jackson

Micheal Jackson do të shënohet në histori si artisti më i madhe që ka shitur më së shumti albume ndonjë herë.

Homazhi për këngëtarin, i cili vdiq në moshën 50 vjeçare, përfshin edhe klipet më të popullarizuara si; Thriller, Billie Jean, Smooth Criminal dhe Black Or White.

Jacko – me këto hite shënohet si njëri ndër këngëtaret më të suksesshëm te të gjitha kohërave duke u shënuar në librin e Guiness.

Ai ka dominuar në top-listat e Amerikës për 13 herë më radhë, ka marrë 13 çmime Grammy – tetë nga të cilët në vitin 1984.

Hitet e Micheal Jackson

Another Part Of Me
Bad
Beat It
Billie Jean
Black or White
Blood on the Dance Floor
Break of Dawn
Butterflies
Childhood
Cry
Dirty Diana
Don't Stop 'Til You Get Enough
Earth Song
For All Time
Ghosts
Give In To Me
Gone Too Soon
Heal The World
History
Human Nature
I Just Can't Stop Loving You
In The Closet
Is It Scary
Jam
Leave Me Alone
Liberian Girl
Man In The Mirror
Off The Wall
One More Chance
P.Y.T. (Pretty Young Thing)
Remember the Time
Rock With You
Say Say Say
Scream
She's Out Of My Life
Smooth Criminal
Speechless
Stranger In Moscow
The Girl Is Mine
The Lady In My Life
The Way You Make Me Feel
They Don't Care About Us
Thriller
Wanna Be Startin' Something
We Are Here To Change The World
Who Is It
Will You Be There
Workin' Day And Night
You Are Not Alone
You Rock My World
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Vdes nga zemra ylli i muzikës pop, Majkëll Xhekson

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 3:10 pm

Vdes nga zemra ylli i muzikës pop, Majkëll Xhekson




Lamtumirë, legjendë Michael-jackson-10Arena “O2” në Londër duket se kurrë më s’do të përsërisë thirrjet për të dëgjuar këngën e Majkëll Xhaksonit. Dy herë u përsëritën këto thirrje në pak kohë. ShKaku ishte i ndryshëm. Por tashmë dihet në mbarë botën, Ylli i Pop vdiq mbreme vone ne spital pas nje ataku ne zemer. Bashkëpunëtorët e Majkëll Xheksonit thanë se shkak mund të ketë qenë ngarkesa e madhe fizike dhe psiqike kohët e fundit për koncertin e madh që do të rikthente në skenë mbretin e Pop.

VDEKJA

Ylli i muzikës pop Majkëll Xhekson ka vdekur në moshën 50 – vjeçare në një spital të Los Anxhelosit pas një ataku kardiak në zemër. Xhekson mbërriti në spital “pa frymëmarrje”, ndërsa përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezulltat. Bashkëpunëtorët e Majkëll Xheksonit thanë se shkak i atakut në zemër mund të ketë qenë ngarkesa e madhe fizike dhe psiqike kohët e fundit për koncertin e madh që do të rikthente në skenë mbretin e Pop. Ylli i muzikës që nuk kishte pasur koncert për 12 vjet me radhë, po përgatitej për një koncert në Londër nga mesi i korrikut.

Vdekjen e njoftuan mediat amerikane

Mbrëmë kishte kondradikta njoftimesh. Në BBC citohej një faqe elektronike të ishte e para e njoftimit të këtij lajmi. Mediat ishin në dilemë deri vonë. Dinin se ishte cuar në spital. Vetëm kaq. Por pastaj lajmet erdhën nga Los Anxhelos. Këngëtari kishte pësuar infarktin kardiak pak kohë para se mjekët të arrinin në shtëpinë e tij. Sapo mbërritën ai nuk merrte frymë. Fillimisht gati të gjitha mediat amerikane pohuan se Jackson është në koma, ndërsa LA Times, duke iu referuar zyrtarëve të spitalit ku këngëtari është shtruar, pohoi pak pas mesnate se ai tashmë kishte vdekur.

Karriera

Ikona e muzikës pop filloi karrierën si fëmijë me grupin “Jackson 5”, ndërsa u bë këngëtari më i famshëm në botë kur filloi të këndonte solo në vitet e shtatëdhjetë. Lancimi i albumit "Thriller" ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin e albumit më të shitur të të gjitha kohërave. Derisa hitet e tilla si "Billie Jean" dhe "Beat It" bënë që Mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, të cilët imitonin stilin e tij të vallëzimit.
Gruaja e parë e legjendës së muzikës ishte vajza e Elvis Presleyt, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 1994, ndërsa martesa e tyre zgjati vetëm dy vite.
Pak më vonë, ai u martua me australianen Debbie Roëe me të cilën ka dy fëmijë, Prince dhe Paris. Ndërsa fëmija i tretë, Prince Michael II, është lindur nga një nënë surrogate për të cilën nuk ka më shumë informacione.

Skandalet

Artisti i talentuar, figure dominuese e muzikes se viteve 80, eshte lene disi ne harrese pas skandaleve te abuzimit me te mitur, me abuzimet e vetizolimit prej shendetit te tij te brishte.
Operacionet plastike per ndryshimin e pamjes dhe sjellja e tij, shpeshhere gjeneruese debatesh te medha, e demtuan shume imazhin publik te Majkell Xheksonit.
Megjithate, ai citohet si njeri prej njerezve me te famshem te botes dhe jeta e tij personale e shumemediatizuar, se bashku me karrieren e suksesshme, e kane shnderruar Xheksonin 50 vjecar per gati kater dekada ne pjese te kultures popullore.

Vitet e fundit Jackson ka pasur probleme serioze financiare, madje mediat përfolën se bëhej fjalë për një borxh rreth 500 milionë dollarë. Një pjesë të madhe të këtij borxhi këngëtari shpresonte ta paguante me koncertet e paralajmëruara të mbaheshin në O2 Arena të Londrës nga muaji korrik të këtij viti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Varrimi i Jackson do te behet sipas rregullave islame?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:46 pm

27.06.2009
Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2184 Gazeta angleze Evening Standard, ka shkruar se ekziston mundësia që varrimi i Michael Jackson të bëhet sipas rregullave të fesë islame. Arsyeja e kësaj, sipas kësaj gazete, janë fjalët e motrës Jamaine, e cila pas vdekjes së Michelit deklaroi për media "Allahu qoftë gjithmonë me ty".
Siç dihet, para një viti mediat kishin shkruar se Michael Jackson para një imami të një xhamie të Los Angelesit kishte pranuar fenë islame. Këtë hap ai e kishte bërë i ndikuar nga motra e tij, Jemaine Jackson, e cila ka pranuar islamin që në vitin 1989.

Në anën tjetër, mediat lajmërojnë se ceremonia e varrimit të Michael Jackson do të jetë ndër varrimet me pjesëmarrje më të shumtë në histori. Sipas tyre, pjesëmarrja mund të kalojë edhe atë princeshë Dianës. (albeu.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Fotogaleria

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:51 pm

Michael Jackson, legjenda e muzikes Pop, nderroi jete nje muaj para se te mbushte 51 vjet, ne shtepine e tij ne kodrat e Los Angeles, nga nje arrest kardiak. Jeta e tij, sa e famshme aq edhe e perfolur, morri fund me 25 Qershor 2009. Por, me ne kane ngelur keto fotografi si kujtim nga jeta e tij ...
Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto1



Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2179


Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2180

Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2181

Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2182
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Re: Lamtumirë, legjendë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 11:54 pm

Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2183


Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2184



Lamtumirë, legjendë Jeta_e_Michael_Jackson_ne_foto2185
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Vajza e Jackson: Babai ishte më i miri në botë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:05 pm

Vajza e Jackson: Babai ishte më i miri në botë

Familja, miqtë dhe adhuruesit i dhanë lamtumirën e fundit Majkëll Xheksonit, njeriut të njohur si Mbreti i Popit.


Lamtumirë, legjendë Michael%2002

Policia e Los Anxhelosit e shoqëroi familjen e këngëtarit dhe miqtë e ngushtë në një ceremoni private sot në mëngjes ndërkohë që helikopterët e medias gumëzhinin kudo në ajër. Ceremonia familjare e Majkëll Xhekson u zhvillua në Varrezën e Forest Loun të lagjes Holliud Hills në Los Anxhelos, vend ku janë varrosur qindra figura të famshme të artit amerikan.
Pas ceremonisë private, trupi i Majkëll Xhekson u dërgua në kompleksin sportiv të qendrës Stejpëlls në qendër të Los Anxhelosit për ceremoninë publike.Një short për bileta pa para në internet tërhoqi më shumë se 1,6 milion njerëz, por vetëm 8,750 adhurues me fat u zgjodhën për të marrë pjesë. Çdo fitues mori dy bileta për ceremoninë në qendrës Stejpëlls apo për transmetimin televiziv në Teatrin Nokia aty pranë.
Disa mijëra fansa të përzgjedhur nga 1.6 milionë sa ishin paraqitur, kanë ndjekur ceremoninë e përkujtimit të yllit të ndjerë të muzikës, Michael Jackson, një pjesë e tyre të veshur në stilin e Mbretit të muzikës pop.
Në mesin e fansave pati edhe shumë yje, që nga familjarët e tij, ish-anëtarët e Jackson 5, motra Janet Jackson, pastaj yjet që performuan si Mariah Carey, Usher, Jennifer Hudson, John Mayer, Stivie Wonder dhe Lionel Richie. Ceremoninë nga publiku e ndoqën edhe motrat Kardashian, Kim, Kloe dhe Kourtney, në mesin e shumë të tjerëve.
Në minutat e fundit të ceremonisë, në skenë dolën edhe tre fëmijët e Jackson, Prince Michael, 12-vjeçar, Paris Katherine, 11-vjeçare, dhe Prince Michael II (Blanket), 7-vjeçar.
“Dua të them se që kur unë jam lindur, Babi ka qenë babai më i mirë që mund ta imagjinoni. Dhe vetëm dua të them se e dua shumë”, ka thënë vajza e Michael, Paris, e cila morri mikrofonin e mbushur në lot, gjatë ceremonisë.
Vëllai i tij Jermaine, ka thënë se do t'i mungojë shumë Jackson, ndërkaq Paris Katherine Jackson, me lot në sy ka thënë:"Ai ishte babi më i mirë që mund të imagjinohet. Qëkurse kam lindur babi i im ishtë babi më i mirë që mund të imagjinohet. Vetëm dua të them se të dua shumë babi".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Në kujtim të Majkëll Xheksonit 1958-2009

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:29 pm

Në kujtim të Majkëll Xheksonit 1958-2009



Lamtumirë, legjendë +mj56-09


Dhjetëra mijëra adhurues nderuan kujtimin e Mbretit të muzikës pop, Michael Jackson në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar dje në Los Anxhelos. Ndër figurat e artit ishin aktorja Brooke Shields, basketbollistët Kobe Bryant dhe Magic Johnson si dhe këngëtarët Stevie Wonder e Usher, të cilët i dhanë lamtumirën me fjalë dhe interpretim në skenë. Ceremonia, që u zhvillua gati 2 javë pas vdekjes së artistit në moshën 50 vjeçare, u transmetua drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të botës.
Amerika dhe bota nderuan dje jetën dhe krijimtarinë e yllit të muzikës pop Michael Jackson.
“Michael Jackson nuk donte gjë tjetër veçse të donte të tjerët, dhe ndoshta që edhe atë vetë ta donin.”
Pranë arkivolit të artë të vendosur pranë skenës, një pas një, disa nga emrat më të njohur të artit dolën për të interpretuar në nderim të artistit.
Një montazh regjistrimesh nga jeta e Michael Jacksonit nën tingujt e këngës “You are not alone” mbushi sallën duke sjellë të gjallë në atmosferën e mbrëmjes artitin e madh.
Mijëra simpatizantë të Michael Jacksonit, të afërm dhe miq kishin mbushur pallatin e sportit për të përcjellë yllin e popit dhe për të dëgjuar mesazhet e të ftuarve. Berry Gordy ishte producenti që bëri të mundur fillimin e karrierës së Michaelit:
“Mbreti i Popit nuk është titull i mjaftueshëm për të. Ai është me pak fjalë artisti më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë.”
Kishte nga ata që kujtuan momente të afërta me Michael Jacksonin:
“E qeshura e tij ishte më e ëmbla dhe më e pastërta që kam dëgjuar ndonjëherë.”
“Ai ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në jetët tona.”
Nga bota e sportit, shprehën mirënjëhjen e tyre për artistin basketbollistët Kobe Bryant dhe Magic Johnson.
“Dua të falenderoj Michael që u ka hapur kaq shumë mundësi afrikano-amerikanëve në emisione televizive.”
E ëma e Michael, Katherine, ishte ulur pranë fëmijëve të artistit. Miku i tij I Përndershmi Al Sharpton u përpoq t’i ngushëllonte fëmijët:
“Dua që fëmijët e tij ta kenë të qartë se babai juaj nuk ishte aspak anormal. Ajo që është anormale janë ato që u detyrua ai të përballonte.”
Në emër të familjes, Jermaine Jackson këndoi një ndër këngët e preferuara të Michaelit, kompozimin e Charlie Chaplin “Smile” – Buzëqesh:
E bija e artistit, Paris, shprehu mes lotëve dashurinë për të atin.
Në një mbyllje të përshtatshme për figurën e Michael Jacksonit si bamirës, familja dhe miqtë bashkuan zërat për të kënduar “We are the World” me bashkautor Michael Jacksonin, e kompozuar për të grumbulluar fonde në ndihmë të Afrikës. //bsa//Lamtumirë, legjendë 2222410
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Vdekja e Jacksonit ende enigmë-vrasje apo mbidozim?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 6:29 pm

Vdekja e Jacksonit ende enigmë-vrasje apo mbidozim?

Lamtumirë, legjendë +mj-10


E përgatiti: Diella XHOKLI
Kryeshefi i policisë në Los Anxhelos,William Bratton , ka thënë se hetimi i rrethanave të vdekjes së Michael Jackson-it, mund të fitojë karakter kriminal.

Kryeshefi i policisë në Los Anxhelos (LAPD) William Bratton pohoi se detektivët e tij, janë duke pritur raportin e autopsisë për vdekjen e mbretit të Pop-it Michael Jackson-it, dhe pastaj do të vendosin se a do ta vazhdojnë këtë rast, si hetim për vrasje apo do të trajtohet si ‘mbidozë e rastësishme’.
Bratton tregoi se hetuesit e tij kanë folur më një numër të mjekëve që e kanë trajtuar Michael Jacskon-in gjatë këtyre viteve dhe në këtë mënyrë do të analizojnë të kaluarën e konsumimit të barnave të tij që janë marrë me udhëzimet e këtyre mjekëve.
Dyshime tek disa mjek
Sipas Bratton-it indikacioni më i qartë, deri më tani, se disa nga mjekët që kanë trajtuar Jackson-in gjatë viteve të fundit mund ta kenë ndihmuar atë në mënyrë të paligjshme në marrjen e recetave për barna të rrezikshme, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në vdekjen e tij.
“Ne po presim vërtetimin e zyrës për Mjekësi Ligjore rreth shkakut të vdekjes”, tha Bratton për CNN, duke theksuar: “Kjo do të varet shumë nga raportet për kontrollet toksikologjike, mbi bazën e të cilave do të kemi një ide rreth çështjeve si: a kemi të bëjmë me një vrasje ose me mbidozë aksidentale të barnave?” Raportet për kontrollet toksikologjike priten javën tjetër, sipas burimeve të caktuara. Mjekët që nuk kanë bashkëpunuar në këtë hetim, hetuesit u kanë vënë atyre 'etiketa shenjuese’, thanë burime për CNN. Bratton po ashtu tha se në tërë këtë hetim janë angazhuar dhe marrin pjesë edhe agjentët e Agjencionit për luftë kundër narkotikëve (DEA) si dhe pjesëtar nga ‘kampi’ i prokurorit shtetëror të Kalifornisë.
Edhe ‘Diprivan’ gjendet në shtëpinë e tij
Burime të njohura me hetimet e mëhershme i kanë deklaruar CNN-it se hetuesit i kanë gjetur një numër të konsiderueshëm të shisheve të barnave të dhëna me udhëzimet e mjekëve në shtëpinë e tij në rrugën ‘Holmby Hills’, e cila ishte marrë më qira dhe të cilën ky yll e paguante rreth 100.000 dollarë në muaj. “The Los Angeles Times’ dhe agjencioni i lajmeve ‘AP’, raportuan se policia ka zbuluar edhe qetësuesin e fortë ‘Diprivan’, i cili përdoret nëpër spitale si anestezion. Ylli i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq më 25 qershor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Jermaine Jackson: Michael ka qenë shumë mirë me shëndet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 10:23 pm

Jermaine Jackson: Michael ka qenë shumë mirë me shëndet

E përgatiti: Diella XHOKLI
Jermaine Jackson pohoi se vëllai i tij, Michael, e ka ‘kaluar’ rrugën nga shëndeti i mirë deri te vdekja në një periudhë prej vetëm një dite.


Lamtumirë, legjendë Mice


Ish-basisti i grupit „Jackson 5“ ka shumë dyshime në mënyrën se si ka vdekur vëllau i tij, por shpreson që një ditë e vërteta do të dalë në shesh. Mbreti i Pop-it ka vdekur muajin e kaluar, nga nga një sulm shumë i dyshimtë në zemër, pasi siç është thënë ka marrë barna të forta, duke përfshirë këtu ‘Demerol-in’ dhe anestetikun ‘Propofol’. Mjeku i tij personal Dr.Conrad Murray ka qenë me të në momentin e vdekjes, ndërsa Jermaine tërë këtë ngjarje e ka komentuar me këto fjalë: “Mjeku duhet të ruajë shëndetin e pacientëve, por Michael ka vdekur vetëm për një ditë, dhe kjo është shumë e dyshimtë ngase ai ka qenë plotësisht mirë me shëndet. Kam një ndjenjë që Zoti e ka krijuar vëllain tim që të bëjë të mira, dhe ai nuk do ta lenë këtë kapitull të papërfunduar".
Lamtumirë, legjendë Jermis
Michael dhe Jermaine Jackson
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Nesër varroset ylli i popit Michael Jackson

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:08 pm

Nesër varroset ylli i popit Michael Jackson

Ceremonia mortore e këngëtarit është cilësuar si private dhe do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë ndërsa do të evitohet pjesëmarrja e fansave të tij.

Lamtumirë, legjendë MICHAEL
Mbreti i popit, tashmë i ndjerë, Michael Jackson

Ylli i popit Michael Jackson do të varroset nesër pasdite, pas më shumë se dy muaj që kur u nda nga jetë.
Ceremonia mortore e këngëtarit është cilësuar si private dhe do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë ndërsa do të evitohet pjesëmarrja e fansave të tij.
Një gjë e tillë sipas mediave amerikane do të kryet nga masat e sigurisë të cilat do të bllokojnë disa rrugë që të çojnë te varrezat Glendale iku do të prehet mbreti i popit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Ja si rrodhi varrimi i Michael Jackson-it?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:37 pm

Ja si rrodhi varrimi i Michael Jackson-it?!

E përgatiti: Diella XHOKLI
Varrimi i pop yllit Michael Jackson në varrezat e Forest Lawn në Glendaleu, në Los Anxhelos, kishte filluar të enjten në mbrëmje sipas kohës lokale, me disa orë shtyrje për shkak të ardhjes me vonesë të anëtarëve të familjes së tij


Lamtumirë, legjendë MICHAEL


Kolona e familjes me rreth 30 limuzina, duke përfshirë këtu edhe automobila Rolls-Royce dhe Cadillac, kishte arritur në Forest Lawn nën përcjelljen e policisë, e cila ishte nisur nga prona ‘Encino’ me gjysmë orë vonesë nga koha e përcaktuar për varrim, njoftojnë televizionet amerikane të cilat e kishin transmetuar këtë ngjarje me kamerat e ngritura lart në operator jashtë këtyre varrezave. Rreth 200 të ftuar, përfshirë edhe 77-vjeçaren Elizabeth Taylor, më shumë se një orë kishin pritur ardhjen e prindërve të Jackson-it Joe dhe Katherine-n dhe fëmijët e tyre, njoftojnë TV-të amerikane të cilave nuk i është lejuar hyrja në varreza. Vetura me trupin e Michael Jackson-it kishte arritur nën përcjelljen e 4 motoçikletave policore, ndërsa tërë hapësirën e këtij vendi e kishin ndriçuar reflektorët e helikopterëve policorë. Në mesin e të njohurve në këtë ceremoni ishin prezent Barry Bonds, Macaulay Culkin dhe pastori Al Sharpton, njëri ndër aktivistët kryesor për të drejtat e zezakëve në Amerikë, i cili e lexoi letrën e pasvdekjes. Jackson varroset në Mauzoleumin e madh të varrezave të Forest Lawn-it, ku janë duke u prerë edhe yjet si Humphrey Bogart, Clark Gable, Carol Lombard, Jean Harlow, Wlta Disneya etj. Michael Jackson ka vdekur më 25 qershor në Los Anxhelos, në moshën 50-vjeçare, për shkak të sulmit në zemër i shkaktuar nga mbidoza e sedativëve dhe anestetikut propofol, në të cilin ishte i varur, sipas rezultateve të publikuara të hetuesit.
Lamtumirë, legjendë 1mv
Lamtumirë, legjendë 2mv
Lamtumirë, legjendë 3mv
Lamtumirë, legjendë 4mv
Lamtumirë, legjendë 5mv
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lamtumirë, legjendë Empty Re: Lamtumirë, legjendë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi