Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brenda të gjithë po qanin, pastaj “shpërtheu” edhe Cameron (Video)

Shko poshtë

Brenda të gjithë po qanin, pastaj “shpërtheu” edhe Cameron (Video) Empty Brenda të gjithë po qanin, pastaj “shpërtheu” edhe Cameron (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 27, 2016 4:40 pm

Brenda të gjithë po qanin, pastaj “shpërtheu” edhe Cameron (Video)
Brenda të gjithë po qanin, pastaj “shpërtheu” edhe Cameron (Video) Largea_c1-2-e1467019296826-780x4391467020264


David Cameron kishte mbajtur lotët kur ai qëndroi para kamerave të premten jashtë Downing Street, duke kumtuar lajmin se do të japë dorëheqje pas gjashtë vitesh si kryeministër.
Por, lotët nuk kishte mundur t’i mbante më, kur dera e famshme e zezë u mbyll pas tij dhe filloi të fliste me stafin e tij të ngushtë.
“Ishte shumë emocionuese”, ka thënë njëri prej tyre. “Çdonjëri po qante – burra e gra, madje edhe shërbyesit civilë. Pastaj edhe David filloi të qante”.
E siç përcjellin mediat britanike, kjo ishte pika kulmore e disa orëve të vështira.
Një natë më parë, ai kishte mbledhur disa nga shokët e tij të vjetër për të përcjellë rezultatet e referendumit për qëndrim ose jo në BE.
“Cameron ishte nervoz, por me shpresë për sukses. Një votim i brendshëm kishte parashikuar një rezultat prej 55 për qind pro qëndrimit në Bashkimin Evropian”.
Por jo, ndodhi e kundërta. Në referendumin e mbajtur të enjten, 52 për qind e britanikëve votuan për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, derisa 48 për qind votuan kundër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi