Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NZZ: Erdogani keqpërdor historinë për interesat turke, loja e dyfishtë e Shqipërisë dhe Kosovës

Shko poshtë

NZZ: Erdogani keqpërdor historinë për interesat turke, loja e dyfishtë e Shqipërisë dhe Kosovës Empty NZZ: Erdogani keqpërdor historinë për interesat turke, loja e dyfishtë e Shqipërisë dhe Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2016 7:31 pm

NZZ: Erdogani keqpërdor historinë për interesat turke, loja e dyfishtë e Shqipërisë dhe Kosovës


NZZ: Erdogani keqpërdor historinë për interesat turke, loja e dyfishtë e Shqipërisë dhe Kosovës Nn


Prej kohësh nuk i merrnin seriozisht ambiciet e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, për rikrijimin e Perandorisë Osmane, shkruan historiani Oliver Jens Schmitt, në gazetën më të madhe zvicerane nzz.ch.
Në 29 maj 2016 presidenti turk Erdogan festonte me kostumet e jeniçerëve 563 vjetorin e pushtimit të Konstantinopolit. Dy vjet më parë, qershor 2014, ai gjatë një fjalimi përpara turqve në Austri nuk ngurroi ti quajë ata “nipërit e Sulltan Sulejmanit” dhe “Nipërit e Kara Mustafas”, të dy të njohur më invazionin kundër Vjenës në vitet 1529 dhe 1683, përcjell botasot.info.
Historia osmane shpesh është instrumentalizuar nga politika turke për përfitime gjeostrategjike të vendit: Në 2013, gjatë një vizite në Kosovë ai deklaroi se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë. Në të njëjtin vit, nga një rikthim prej vizitave disa ditore në Afrikën Veriore, nga aeroporti përshëndeti Sarajevën, Mekën dhe Medinën. Politikanët e Ballkanit, si ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, kanë ndërhyrë në këtë retorikë me shprehjen “një gjak” mes shqiptarëve dhe turqve.


Një kohë e gjatë nuk u mor seriozisht


Një kohë e gjatë kjo retorikë e Ankarës dhe egoja post-osmaniste në Ballkan nuk u mor seriozisht nga Evropa. Politika e ashtuquajtur neo-osmane e ministrit të jashtëm shumëvjeçar, Ahmet Davutoglu, që dha dorëheqje para pak kohësh nga detyra e kryeministrit, edhe nga vetë turkologët akuzohet për nostalgji të folklorit politik. Mungonte vetëdija, por edhe Evropa për të penguar këtë retorikë neo-perandorake. Në vitet e fundit ndikimi politik, ekonomik, kulturor turk është rritur ndjeshëm në Ballkan. Turqia këtë e sheh si konkurrencë kundër BE.
Kjo politikë u tolerua deri në 2014, kur shumë politikanë perëndimorë filluan kundërpërgjigjen. Si pjesë e parë, ata filluan zëshëm njohjen e gjenocidit të popullatës armene nga Perandoria Osmane. Përkundër kundërshtimit të Turqisë.


Njëanshmëria Osmanistike


Shumë kundërthënëse tingëllonte fjalimi i tij në Vjenë, në kuadër të fushatës presidenciale ku përmendi figurat osmane që lidhen ngushtë me vitet 1529 dhe 1683. Të dyja vitet janë pika kthese për Osmanët, ku në 1529 mbaroi ekspansioni osman, ndërsa në 1683 përfundoi pa sukses iniciativa për pushtimin e Romës. Deri në 1699 habsburgut pushtuan shumë territore osmane, duke i sjellur humbje më të mëdha të kësaj perandorie që nga themelimi. A deshte të kujtonte Erdogani dy disfatat e osmanëve? A dëshironte ai, ngjashëm si serbët me mitin mbi Kosovën, nga një legjendë të re, ta kthejë humbjen në triumf?
Kjo është vështirë e besueshme. Por Ankaraja ka detyruar në mënyra të ndryshme që SHBA të mos njeh gjenocidin armen dhe ka kërcënuar me jetë shumë politikanë turko-gjermanë, pas votimit të rezolutës armene në parlament.
Dikur Mustafa Qemal Ataturku krijoi një shtet laik të turqve, që kishte më shumë simbol etninë sesa fenë. Por ky skenar është ndryshuar dekadat e fundit, për shkak edhe të përfitimeve ekonomike dhe shtrirje më të lehtë të ndikimit. Këtu shfrytëzohen literatura të ndryshme si neomarksiste, anti- e post-kolonialiste, teoria e orientalizmit të Edvard Saidit.
Bashkimi i studiuesve për të rehabilituar disi të kaluarën, ka pasur tendenca kritike. Studiuesit e ri kanë marrë përsëri religjionin sinqerisht, kritikojnë “modelin e tolerancës” dhe tregojnë për luftën 30 vjeçare mes osmanëve muslimanë kundër krishterëve e hebrenjve . Debati tani ka shkuar pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, ku u krijuan shtetet nacionaliste. Kujtojnë bulgarizimin e turqve bullgarë në gjysmën e dytë të viteve 80-ta, shkatërrimin sistematik të kulturës osmane në Bosnjë dhe Kosovë nga trupat paramilitarë serbe. Muslimanët ishin të detyruar të arratisen, të zhvendosen si pasojë e shteteve nacionale të Ballkanit. Qeveria turke mbështet këtë ide të margjinalizimit të muslimanëve si viktima. Dhuna sipas kontekstit primar ishte nga krishterët te muslimanët. Si pasqyrë ata marrin historinë bullgare e serbe njëherësh.


Një pyetje europolitike


Andaj është krijuar një terren i vështirë për të sqaruar sot gjendjen e sundimit osman, legjitimitetin ose jo të udhëheqjes osmane kundrejt kombeve me shumicë krishtere. Por as politika dhe as shkenca nuk duhet të tërhiqet nga analiza.
Perandoria Osmane është bërë një resurs politik. Politikanët e Ballkanit e përdorin këtë për të rritur lojën politike kundrejt Brukselit por edhe për të marrë mbështetjen e Ankarasë dhe për të siguruar klientelën. Qeveria turke ka kërkuar ndaj shteteve si Shqipëria dhe Kosova që të ndryshojnë librat e tyre të historisë, por shoqëria civile e kundërshtoi këtë. Te Ballkani të kujtohet realitetit i kohëve të fundit të Perandorisë Osmane. Vendi i lënë në mëshirë të fatit. Andaj të diskutohet gjërësisht, është bërë gjithashtu një pjesë për pyetjen e politkës evropiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi