Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së

Shko poshtë

Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së Empty Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 21, 2016 1:48 pm

Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së


 PETRIT RUDI 

Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së Auto_20_07_2016_6162091_Photo2__5_1469093487

Hashim Thaçi, përkulet para memorialit të viktimave serbe


Hashim Thaçi, u përkul para memorialit të viktimave serbe, në të cilin shkruhej “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe ish-lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi shkoi dje në fshatin Grackë të Lipjanit, për të nderuar viktimat serbe të vrarë në korrik të vitit 1999.
Hashim Thaçi, u përkul para memorialit për 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.
Kjo vizitë e Thaçit ka bërë që qindra njerëz të shprehin pakënaqësinë presidentit, pasi a dje kërkoi fillimisht që me çdo kusht të gjinden fajtorët e këtij krimi, duke ngjallur reagime të ashpra për mijëra shqiptarë të zhdukur gjatë luftës dhe mijëra të tjerë të vrarë, për të cilët ende nuk është gjetur fajtori.
Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Kosovë. Gazmend Islami, duke komentuar vizitën e Thacit, për gazetën “Bota sot”, thotë se përkulja e presidentit pranë këtij memoriali, e në të cilin shqiptarët quhen terroristë, tregon më së miri se deri ku mund të shkoj Thaçi vetëm për të arritur ambiciet e tij.
 “Me këtë përkulje par pllakës përkujtimore të serbëve në Lipjan ku në të shkruan, “Terroristët Shqiptar”, tregon më së mirë de deri ku mund të shkoj ky, vetëm për të arritur ambiciet e tij politike, për ti ikur gjyqësisë ndërkombëtare dhe vendore, ky është në gjendje të shkel çdo parim njerëzor dhe shtetëror. Përulja e tij është vrasje e dyfishtë e më shumë se 15.000 mijë shqiptarëve. Ky me këtë tregon që, ky është vet Demarkacioni, është vet Ura e Ibrit, është vet asociacioni i komunave serbe dhe ky do të jetë edhe në ardhmen , krahina e shpallur serbe në Kosovë, ky po donë të jetë kumbara më i madh i krejt kësaj që po i ndodhë Kosovës”, thotë Islami.
Ai më tej thekson se më këtë hap tregon që është ishte njeriu i nëntokës edhe gjatë luftës.
“Ky me këtë hap tregon që është ishte njeriu i nëntokës edhe gjatë luftës, më këto vërteton që për të arritur në majë të UÇK-së ka qenë në gjendje të eliminoj të gjithë kundërshtarët. Për këtë me të drejt kam shtruar disa herë pyetjen... Kush vrau Behajdin Allaqin, Ilir Konushvcin, Ahmet Krasiqin”, thekson Islami.
Ndërsa analisti, Faik Krasniqi, për “Bota sot” thotë se Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se ai krim kundër kujt është bërë apo prej kujt është bërë, por vizita e Thaçit do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin e zyrtarët e lartë serbë.
“Vizita e Hashim Thaçit në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin edhe zyrtarët e lartë serbë në varrezat e mijëra civilëve të vrarë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb. Por, ata as falje nuk kanë pranuar të na kërkojnë për mijëra shqiptarë të vrarë, për mijëra femra të dhunuara dhe gati dy mijë që rezultojnë akoma të zhdukur. Serbia madje me kufomat e të zhdukurve tash e 17 vite është duke luajtur lojë ping-pongu”, thekson Krasniqi.
Ai më tej shtoi se kjo vizitë e Thaçit më shumë është servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë ndërkombëtare, por sipas Krasniqit, Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës, njeri me njëqind fytyra.
“Këtë vizitë të Thaçit më shumë e shohë si servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, e asgjë më shumë! Që të tregoj para tyre se sa i moderuar jam! Por Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës. Njeri me njëqind fytyra. Flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Ai ka kohë që ka tradhtuar shokët e tij dhe luftën e UÇK-së. Sidomos kur para ca kohësh që patë deklaruar që nuk ka qenë pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, në mënyrë që ta heq barrën nga vetja për akuzat e bëra nga Dick Marti për krime lufte”, tha ai.
Në fund Krasniqi, tha se çfarë do të ndodhtë sikur Presidenti Rugova do të bënte një vizitë të tillë siç bëri Thaçi, se çfarë akuza të rënda tradhtie do të bënte ndaj tij!
Ndërsa analisti, Rrok Berisha, thotë se veprimet e Thaçit tashmë nuk janë risi dhe nuk janë për t’u habitur.
“Ky njeri që është i akuzuar për krime e krime, madje për ta gjykuar ketë dhe bashkëveprimtarët e tij, është formuar dhe një Gjykatë Speciale ndërkombëtare, sikur është bërë "vajzë për te gjithë...!", e jo "President për të gjithë..!", ngase z. Hashim Thaci është President i zgjedhur nga "Lista Serpske" militaret e ti-qe nesër a pasnesër pritet të përballen me drejtësi. Si i tille Hashim Thaçi dhe nuk është President i te gjithëve në Kosovë e aq me pak i Shqiptareve-ky është President i Pakicave dhe një grupi qe është ra ndeshë me drejtësinë dhe janë të inkriminuar”, thotë Berisha.
Më tej sipas Berishës, ajo çfarë ka bërë dje Thaçi, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë.
“Rehabilitim i serbeve...apo ma mirë të themi i kriminelëve kolon serb, dhe linçimi i shqiptareve apo edhe është detyre eti, ngase me këtë ai shpreson se akuzat ndaj ti do te jenë më të buta apo do mund që të hiqen fare dhe ky-njeri i krimit të nëntokës e mbitokës shqiptare të mbetet i lire. Ajo çka ka bërë z. Thaçi, përkulja apo homazhet e bëra te varrezat e serbëve të vrarë, ku në pllakën përkujtimore të tyre shkruan të vrarë nga terroristet shqiptare, është naivitet i skajshëm e mos dije e tij politike, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë, është nënçmim e përbuzje e sakrificës dhe dhembjes te qindra mija nënave e motrave shqiptare te dhunuara nga fqinjët serb por dhe nga militarë, policë e ushtarë serbë.. Pra, ky veprim i z. Thaçi si "President" është edhe kundër vlerave njerëzore e humane, pasi qe Serbia e populli serb ende nuk kane kërkuar falje për gjenocidin e fundit që kanë bërë në Kosovë ndaj shqiptareve etnik”, tha Berisha.
Po ashtu ndaj vizitës së Thaçit ka reaguar edhe e bija e atdhetarit, Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, e cila në një postim në faqen e saj në facebook ka shkruar se Hashim Thaçi është një barbar politik, emri i tij lidhet me vrasjet politike.
“Hashim Thaçi është një barbar politik, i cili përpiqet t'iu shitet ndërkombëtarëve si personalitet i civilizuar. Emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me të zezat që e kanë kapluar Kosovën: vrasjet politike, krimin e organizuar, korrupsionin, cënimin serioz të integritetit territorial të Kosovës, si në Veri, ashtu edhe përmes demarkacionit, lëshimet skandaloze gjatë bisedimeve me Serbinë, etj. etj. etj. Lista është e gjatë”, ka shrkuar ajo.
Më tej Gervalla, thotë se të gjithë e dinë në ndërkohë se kush është Hashim Thaçi, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Le të përkulet sa të dojë para viktimave "të agresionit të NATO-s" dhe të "shiptarski terror", por drejtësisë nuk do të mund t'i shpëtojë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi