Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bllokohet Munihu, të vdekur dhe të plagosur nga sulmi (+18)

Shko poshtë

Bllokohet Munihu, të vdekur dhe të plagosur nga sulmi (+18) Empty Bllokohet Munihu, të vdekur dhe të plagosur nga sulmi (+18)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 22, 2016 9:13 pm

Bllokohet Munihu, të vdekur dhe të plagosur nga sulmi 
Bllokohet Munihu, të vdekur dhe të plagosur nga sulmi (+18) Auto_46111469209622

(E plotësuar) - Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një qendër tregtare të Mynihut në Gjermani, aty ku po zhvillohet edhe një operacion madhor i policisë gjermane, siç raportojnë mediet vendase.
Raportimet e para bëjnë të ditur se zona përreth qendrës tregtare Olympia-Einkaufszentrum në rajonin e Moosach është rrethuar, por detajet mbi incidentin janë ende të pakta.

Sipas medies lokale “Muencher Abendzeitung”, 15 vetë mund të kenë mbetur të vrarë në këtë sulm, ndërsa televizioni “German NTV” flet për të paktën 10 viktima. Një person është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, sipas policisë së cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.

Forcat e sigurisë janë vënë në gatishmëri pas alarmit të shkaktuar nga një emigrant, i cili vetëm gjatë së hënës së kësaj jave vrau me thikë 5 persona në një tren në Bavari.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar qytetarët për rreziqet që u kanosen, për shkak të dyshimeve të sulmeve të mëtejshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi