Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta

Shko poshtë

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta Empty Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 01, 2016 10:08 am

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta Auto_shefqet-krasniqi1469997899

Shefqet Krasniqi

Hoxha Shefqet Kransniqi ,ka reaguar ndaj shkrimeve të mediave, për etiketimet që ai ua ka vënë femrave që shkojnë në det.
“Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfarë thonë titujt e këtyre portaleve”, ka shkruar Krasniqi, i cili mohon të ketë thënë se femrat që shkojnë në det janë lavire apo prostituta.


Lexo edhe këtë: Shefqet Krasniqi për femrat që shkojnë në deti: S’je tjetër përpos një prostitutë




Reagimin e plotë të hoxhës mund t’i shikoni dhe lexoni më poshtë.


“Të nderuar besimtarë na lejoni që përmes këtij reagimi nga ana jonë të sqarojmë për manipulimet (shpifjet) apo shantazhet që po bëhen nga media të caktume, tash e sa vite, vetëm e vetëm për të ul autoritetin dhe kontributin tonë për këtë shoqëri.
Kosova është duke u ballafaquar me shumë probleme të cilat pothuajse çdo shqiptar i ka parasysh, si: veriu i Mitrovicës, demarkacioni, liberalizimi i vizave, kriza ekonomike, papunësia, varfëria etj.
Si duket është tendencë e disa mediave apo qarqeve të shpikin dhe shpifin gjëra qe irritojnë masën e që në esencë në rastin konkret, është shpifje e qartë (Mund ta dëgjoni edhe vetë shkëputjen në ato portale që e kanë përhap)
Dikush dëshiron qe të na ‘hudh hi syve’ siç thotë populli duke shpërqendru vëmendjen e popullit kryesisht me akuza dhe shpifje ndaj hoxhallarëve tanë që kontributi i tyre daton si para lufte, në lufte e deri ditët e sotit.
Së fundmi, emri i hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi është lakuar në disa portale urrejt-nxitëse dhe përçarëse se kinse hoxha paska thënë se femrat që shkojnë në deti janë lavire apo prostituta.
Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfarë thonë titujt e këtyre portaleve.
Allahun e kemi dëshmitar për punët, fjalët, veprat dhe nijetin tonë
Allahun e kemi dëshmitar për të mirën që ia duam këtij vendi dhe shqiptarëve kudo që janë.
Krejt në fund, nuk duhet me iu ik organeve përkatëse këto shpifje dhe artikuj urrejt-nxitës dhe me i mbyll sytë.
Allahu ju dashtë dhe ju ruajt”, ka shkruar Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta Empty Reagon Milaim Zeka, flet për Shefqet Krasniqin, prostitutat e tij, xharpëri, dhe penisin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 01, 2016 10:12 am

Reagon Milaim Zeka, flet për Shefqet Krasniqin, prostitutat e tij, xharpëri, dhe penisin

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta Auto_maxresdefault1469987607

Milaim Zeka

Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur deklaratës së hoxhë Shefqet Krasniqit, i cili me herët në një deklaratë ka thënë së se femrat qe shkojne ne plazh ne deti jane prostituta.
Zeka ka thënë se nëse Shefqet Krasniqi kish me shku në xhenet, ai vullnetarisht do të shkonte në xhehnem, vetëm mos me taku asnjëherë, as në këtë botë, as në atë.
Ja postimi i plotë:
Shefqet Krasniqi, prostitutat e tije, xharperi, dhe penisi
Ky pehlivani i fese, qe lidhje me fe nuk ka, ky keqeperdorues i fjales publike, i paska qujte prostituta ato femra qe shkojne ne deti.
Ma e rande eshte kjo propogande, se sa ajo i ISIS-it ne Siri.
Lajmi i dyte i dites, ishe se si njerin e paska kafshu gjarperi ne banjo, ne nje vend jo te pershtatshem.
Thash me vete qysh ai gjarper nuk e kafshon Shefqetin ne gjuhe, kur flet magarlleqe te tilla, kur fyen miliarda femer, po shkon e kafshon ate te shkretin fukara.
Krejte ne fund: nese Shefqet Krasniqi kish me shku ne xhnet, une vullnetarisht do te shkoja ne xhehnem, vetem mos me taku asnjehere, as ne kete bote, as ne ate.
Masi nuk ka prokuror ne kete Kosove, le te fole çka te doje. Edhe ai tv qe transmeton fyerje te tilla, eshte dy here ma fajtor...
Lum si ne..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi