Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngritet aktakuzë edhe kundër një kryetari të PDK‘së, Sokol Bashotës

Shko poshtë

Ngritet aktakuzë edhe kundër një kryetari të PDK‘së, Sokol Bashotës Empty Ngritet aktakuzë edhe kundër një kryetari të PDK‘së, Sokol Bashotës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 04, 2016 7:34 pm

Ngritet aktakuzë edhe kundër një kryetari të PDK‘së, Sokol Bashotës


Ngritet aktakuzë edhe kundër një kryetari të PDK‘së, Sokol Bashotës Sokol-bashota-i-ik-euml-n-policis-euml-e-prokuroris-euml-hd_1470320917-9418553


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Klina”.


Aktakuza është ngritur nga një Prokuror i EULEX'it në Prokurorinë Speciale të Kosovës, i cili e ka hetuar rastin.
Burime të Gazetës Express të afërta me Prokurorinë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Kryetarin e Komunës se Klinës, Sokol Bashotën, dhe disa zyrtarë të lartë komunal.
Gazeta ka provuar të kontaktojë më Kryetarin Bashota, po ai e ka të fikur telefonin.
Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se katër të pandehurit akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje kjo nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje sipas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj, dy nga të pandehurit akuzohen edhe për veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive materiale të tjera ose detyrimeve financiare, shkelje kjo nga neni 437 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi