Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mile Isakov:E vërteta e rëndë për Trepcën

Shko poshtë

Mile Isakov:E vërteta e rëndë për Trepcën Empty Mile Isakov:E vërteta e rëndë për Trepcën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 21, 2016 5:54 pm

Mile Isakov:E vërteta e rëndë për Trepcën


Mile Isakov:E vërteta e rëndë për Trepcën Auto_5944492348_3de1d31e39_b1477047185

Trepça

Vendimi i qeverisë së Serbisë për të zhvleftësuar një vendim tjetër, atë të Kuvendit të Kosovës për Trepcën, është parë si veprim qesharak nga një ish-politikan i Beogradit.
Këshilltari i dikurshëm i kryeministrit Zoran Gjingjiq, e po ashtu edhe ambasador i mëhershëm i Serbisë në Izrael, Mile Isakov ka thënë se shefi i qeverisë Aleksandar Vuciq bëri veprime qesharake në lidhje me gjigandin e minierave dhe minerale në Kosovë.


Mile Isakov:E vërteta e rëndë për Trepcën Auto_mile1477047187
Mile Isakov


“Kush është me këtë rast i marrë e kush i trazuar? Ata e miratuan ligjin në Kuvend, ne i përgjigjemi me një vendim të qeverisë që atë ligj e zhvleftëson dhe e shfuqizon. Dhe me kaq u zgjidh problemi. Aq thjeshtë sa më thjesht nuk ka mundur të bëhet. Thjesht gjeniale! Po si nuk u kujtua kurrkush më herët për këtë gjë? Nuk e japim dhe pikë. Tingëllon mirë, por këtë e kemi thënë edhe për Kosovën, e është pikërisht Kosova ajo që po na e merr tash pasurinë. Dhe atë e bën në mënyrë të njëjtë (sikur kur e shpalli pavarësinë) e shpall dhe fund”, ka shkruar Isakov, duke ironizuar veprimin e Beogradit në një kolumne të botuar në shumë medie të Serbisë.
“Ne bëhemi sikur nuk e japim, por nuk e dërgojmë cështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi, në fakt, nuk është kërcënuar siguria, thotë Vuciq, dhe për shkak se e dimë që me këtë nuk do të arrinim asgjë. Po cfarë duam atëherë? Kurrgjë, sikur deri tashti. Do ta shpallim fitoren dhe do të fitojmë. Do ta fusim kokën në rërë dhe do të shtiremi sikur gjithcka është në rregull. Sa na përket neve, Trepca është e jona, sikur edhe Kosova. E në të vërtetë, nuk janë “.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi