Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK

Shko poshtë

Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK Empty Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 26, 2016 10:38 am

Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK


Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK Auto_ramiz-kelmendi-foto-facebook-e1477418741639-780x439_1477422775-69793961477424405

Deputeti Ramiz Kelmendi me bashkëpartiakët e rinj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi para pak minutash ka njoftuar se nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai këtë njoftime ka bërë në Facebook, ku ka plasuar një foto me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe një pjesë të stafit të tij.
Kelmendi krahas fotos ka shkruar: “Një foto me kryetarin e Pejës dhe stafin e tij, njëkohësisht ju informoj që nga sot do jem pjesë aktive e LDK-së”.
Kelmendi i cili është njëri nga biznesmenët më të njohur në Kosova, politikës i hyri përmes AAK-së, pastaj për shkak të pakënaqësive kaloi në PDK, por edhe me PDK ishte i pakënaqur dhe u largua nga kjo parti, ku për një kohë qëndroi si deputet i pavarur, ndërsa tani i është bashkangjitur LDK-së.
Pakënaqësia e Kelmendit me PDK-në kishte të bënte me premtim që PDK i kishte dhënë që Kelmendi të merrte një post të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës, të cilin post PDK nuk ia ofroi, ndërsa pritet që me kalimin në LDK ai të emërohet zëvendëskryeministër i Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi