Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vijnë me leje

Shko poshtë

Vijnë me leje Empty Vijnë me leje

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 4:58 pm

Vijnë me leje
Tre ministra dhe një këshilltar të Presidentit të Serbisë, Boris Tadic, vijnë në Gazimestan, 620 vjet pas disfatës nga turqit dhe 20 vjet pas ndërsimit të Milosevicit për “Serbinë e Madhe”. Atyre u është dhënë leja nga institucionet e shtetit të Kosovës. Policia thotë se ka marrë masat për të mos lejuar incidente.



Vijnë me leje Gazimestan-490x320


Nga Përparim Isufi

Pas një kërkese që Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës së Bashkimit Evropian në Beograd, e kishte dorëzuar tek autoritetet e Prishtinës, Qeveria e Kosovës i ka dhënë të shtunën leje një delegacioni nga Beogradi që të qëndrojë në Kosovë me rastin e festës së “Vidovdanit”.

Më të heshtur se asnjëherë më parë gjatë dy dekadave, serbët do t’i rikthehen të dielën përsëri vendit nga ku Slobodan Milosevic në vitin 1989 nisi luftën e tij për Serbinë e Madhe.

Pa pompozitetin që ka shoqëruar këtë ngjarje viteve të shkuara, qindra serbë kanë paralajmëruar se do të mblidhen sot në mesditë në Gazimestan për të shënuar 620 vjetorin e Betejës së Kosovës, ngjarjen të cilën Serbia çdo vit e feston pavarësisht disfatës që koalicioni ballkanik e pësoi ndaj trupave të Perandorisë Osmane të drejtuara nga Sulltan Murati I.

Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic, këshilltari i Presidentit të Serbisë Mladan Djordjevic, ministri i religjionit Nebojsa Bradic dhe ministri i Religjionit Bogoljub Sijakovic kanë marrë leje nga autoritetet e Prishtinës për të hyrë në territorin e Kosovës.

Ministrat Bradic dhe Sujakovic do të jenë në Gazimestan në orën 11.30 ndërsa Bogdanovic i shoqëruar nga Djodjevic do të jetë në të njëjtin vend një orë më vonë. Pasi t’i kryejnë lutjet e përvitshme para monumentit të Gazimestanit ata do të udhëtojnë drejt Graçanicës.

“Përcjellja e tyre bëhet nga Policia e Kosovës”, thotë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Më herët, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi është cituar të ketë thënë se institucionet e vendit dëshirojnë që gjithçka të shkojë qetë gjatë festimeve të serbëve në këtë ngjarje.

Ai ka thënë të premten që Prishtina ka marrë një kërkesë për hyrjen e një delegacioni nga Beogradi dhe ka premtuar se autoritetet e vendit do ta shqyrtojnë atë “shumë shpejt”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka konfirmuar për pëlqimin e institucioneve të Prishtinës që kjo vizitë të realizohet.

Beka ka folur për një plan policor në mënyrë që të eliminohet mundësia e ndonjë incidenti.

“Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme që gjithçka gjatë këtij manifestimi fetar të shkojë pa incidente. Plani policor konsiston kryesisht në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike po ashtu edhe në lehtësimin e qarkullimit të delegacioneve të cilat do të vijnë të vizitojnë lokacione të caktuara”, ka thënë ai.

Për t’u dhënë përgjigje situatave të papritura, gjatë dy ditëve të kaluara në shtabin e Policisë në Prishtinë janë takuar intensivisht drejtorëve rajonalë të policisë dhe komandantët të stacioneve policore.

“Nuk presim se do të ketë incidente, sidoqoftë policia është e gatshme të reagojë në rast se do të ketë prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thotë Beka.

Sipas tij, policia siguron lehtësim të qarkullimit për vizitorët, por pa penguar qarkullimin normal të njerëzve.

“Nuk do të ketë ndalim të qarkullimit. Mund të ketë pritje në kohë të caktuar derisa delegacionet të gjejnë vendet e tyre për parkim, por ndalim të qarkullimit nuk do të ketë në asnjë moment”, thotë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi