Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VV: Astriti nuk ka vdekur në spital por ka shkuar i vdekur atje

Shko poshtë

VV: Astriti nuk ka vdekur në spital por ka shkuar i vdekur atje Empty VV: Astriti nuk ka vdekur në spital por ka shkuar i vdekur atje

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 06, 2016 5:44 pm

VV: Astriti nuk ka vdekur në spital por ka shkuar i vdekur atje

VV: Astriti nuk ka vdekur në spital por ka shkuar i vdekur atje Auto_unnamed_91478441541

Dardan Molliqaj Visar Ymeri

(E plotësuar) - Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dyshime të mëdha në lidhje me vdekjen e aktivistit të tyre, Astrit Derhari. Ata duke kërkuar që gjatë autopsisë të marrin pjesë edhe ekspertë nga jashtë, kanë thanë se Astriti është viktimë e pushtetit dhe regjimit.
Lideri i kësaj lëvizje, Visar Ymeri në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se ky është një terror i kulluar nga Policia e Kosovës. Ai kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të tjerë, për shkak të mos sigurisë së tyre.


Ymeri: Vdekja e Astritit është përgjegjësi e shtetit


“Vdekja e aktivistit tonë Astrit Derharit, pavarësisht mos sqarimit të rrethanave është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit sepse Astriti ka vdekur për atë kohë sa ka qenë në burg...Mbështesim plotësisht kërkesën e familjes Derhari për autopsi të pavarur dhe të besueshme për të identifikuar drejt dhe saktë shkaktarët e vdekjes së Astritit. Përgjegjësia e shtetit në këtë rast është e pashmangshme, është përtej çfarëdo dyshimi të bazuar, pra është absolute, ne nuk do të heshtim deri në zbardhjen e rastit dhe në vënien e drejtsisë edhe për këtë rast, veçanërisht për këtë rast“, tha Ymeri.
Në anën tjetër, sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj tha se Astriti nuk ka vdekur në spital por ka shkuar i vdekur në spital.
Molliqaj është shprehur i shqetësuar për tri deklaratat kontradiktore nga Policia, Shërbimi Korrektues, Prokuroria, të cilët veç e thellojnë dyshimin.


Molliqaj: Astriti nuk ka qenë duke përdorur barna


“Astriti nuk ka vdekur në spital, Astriti ka shkuar i vdekur në spital kjo është e vërtet edhe zyrtare. Astriti një javë para se të ndodhte rasti me kërkesën e tij i ka bërë analizat në burg që kanë treguar që nuk vuan nga asnjë problem, e konfirmuar nga zyrtarët e burgjeve të Kosovës, Astrit Derhari nuk ka qenë duke marrur asnjë medikament apo tabletë për gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në burg dhe kjo është zyrtare dhe e konfirmuar “, tha Molliqaj.
Ai ka sqaruar se në burg medikamentet merren vetëm me udhëzues të mjekut dhe ato mund të përdoren vetëm me prezencën e mjekut dhe oficerit korrektues dhe nuk të lihen në dhomë, nuk të jepen në dorë por duhesh t’i përpish drejtpërdrejt në gojë në prezencën e mjekut dhe ne prezencën e këshillit korrektues.


Molliqaj: Astriti, një viktimë e pushtetit dhe regjimit


“Ajo që ndodhi kurrsesi nuk është tragjedi, ky është një viktimë e pushtetit dhe regjimit...ne po kërkojmë që për shkak të krejt kësaj që ndodhi, deklaratave të çuditshme dhe kontradiktore, në momentin që ndodh autopsia të kemi ekspert nga jashtë. Sipas të gjitha gjasave me aq sa kemi kontaktuar me familjen, ata do të jenë zyrtarë ligjor nga Shqipëria”, tha ai.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do të ndezin qirinjë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbe”, përballë Teatrit Kombëtar në shenjë nderimi ndaj aktivistit Astrit Dehari, i cili dje i ka vdekur në rrethana ende të paqarta në burgun në Prizren.
***
 Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Astrit Dehari është viktimë e pushtetit dhe regjimit.
Molliqaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se ajo që ndodhi dje nuk ishte fatkeqësi por ishte rezultat i një persekutimi të pashoqë ndaj atyre që po kundërshtojnë këtë regjim.
Sipas tij, e gjithë ajo që ndodhi ishte një montim. Ai ka dhënë detaje se si asnjë veprim në burg nuk mund të bëhet pa dijeninë e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues.
Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ata e mbështesin kërkesën e familjes që të jenë edhe mjekë të pavarur në autopsinë e djalit të tyre.


Visar Ymeri: Vdekja e Astritit është përgjegjësi e Shtetit


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka bërë përgjegjës Shtetin e Kosovës për vdekjen e Astirt Deharit. Ai ka thënë se përgjegjësia e Shtetit është pikërisht se vdekja e tij ndodhi pikërisht pasi ai ishte në duart e shtetit. Me këtë rast, ai ka thënë se kërkojnë lirimin edhe dy të dyshuarve tjerë për veprën e terrorizmit.
“Mbështesim kërkesën e Familjes Dehari për të pasur një mjek prezentë në obduksionin e Astritit”, ka thënë ai.
Ymeri shtoi se Dehari u mbajtë në burg për 68 ditë pa asnjë të drejtë.
 “68 ditë pas mbajtejes në paraburim dje morëm lajmin e tmerrshëm për vdekjen e antarit të këshsillit të përgjishëm, Astrit Deharit. Ai i kaloi 68 ditë në paraburgim në një vend ku cënohet dinijeti", ka thënë Ymeri.
"Këto ditë të burgut ia kishte montuar prokuroria me bashkë policinë pa snjë proces. Ai u akuzua për terrorrizëm, por në fakt tërrrorin në këtë shtet po e bëjnë vetëm institucionet e drejtësisë. Vdekja e Astrit pavarësisht mos zbardhjes e të dhënave ëhstë ëprgjithësi vetëm e shtetit", ka shtuar më tej kreu i LVV'së.
Ai bëri të ditur se LVV i ka dërguar kërkesë ministres së Drejtësisë, për ti lejuar atij dhe që ti vizitoj aktivistët e tjerë të LVV'së.
"Sot i kam shkruar letër ministres së Ministrisë së Drejtësisë që të na lejojë që ti vizitojmë në burg pjestarët e tjetrë aktivistë.Mbështetim plotësisht kërkesëne  familjes dehari për angazhimin e mjekëve të pavarur për bërjen e autopsis për Astritin", ka thënë Ymeri

Molliqaj: Astriti bëri analiza një javë para vdekjes, ishte shëndosh e mirë


Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se para një jave Astrit Dehari kishte bërë analizat të cilat tregonin se ai ishte shëndosh e mirë.
Ai ka thënë se barnat nuk merren pa lejen e mjekut.
“Pushteti po vazhdon persekutimin e gjithë aktivistëve”, ka thënë Molliqaj, në konferencën për media.
"Nuk ka pas perdorim te asnje medikamenti. Jane zyrtare keto raporte. S'ka kurgjo tjeter perpos kesaj qe thash", ka shtuar ai.
“Ky është një viktimë e pushtetit dhe regjimit”, ka shtuar ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi