Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit

Shko poshtë

Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit Empty Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 08, 2016 11:40 pm

Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit

FOTO GALERIShihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit Auto_12227205_10206869122560621_4552501251332120716_n1478625438

Ramiz Lladrovci

Duket si oazë në mes të fshatit. Nuk ka epitet tjetër që i shkon për shtati asaj çfarë ka ndërtuar në fshatin e tij të lindjes, Ramiz Lladrovci, tashmë kandidat zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar Drenasi.
Në Gllanasellën e Drenasit, me shtëpitë mesatare të ndërtuara me mund nga banorët, ka vite që është ngritur një godinë e lartë e rrethuar me anekse tjera të projektuara mirë nga arkitekti.
Brenda “kalasë” së Lladrovcit është edhe një pub, ku mund të rrinë mysafirët e veçantë të ish-deputetit të PDK-së.
Kurse në mes të oborrit ndodhet pishina që ditëve të nxehta të verës shfrytëzohet nga ai dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Edhe nga qielli vërehet investimi i madh që kjo familje patriotësh nga Drenica ka bërë. Përmes Google-map shihet fare lehtë dallimi mes saj dhe shtëpive tjera.
Verës ky vend ka pamje të bukur, por asgjë nuk ndryshon edhe kur bie borë.
Në deklarimin e pasurisë, Lladrovci nuk ka treguar se sa është shuma që kushton kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1999, por vetëm tregon hapësirën që sipas tij është 480 000 metër katrorë.
Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit Auto_auto_alld2564214570001841478625442FOTO GALERI
Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit Auto_auto_alld256414570001791478625447
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi