Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ

Shko poshtë

Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ Empty Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 21, 2016 9:25 pm

Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 13934658_1169112953132026_37016459620556909_n

Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ



Të shtunën,më 19.11.2016,në Ennepetal të Gjermanisë,u mbajt Manifestimi jubilar, 10-të vjetori,i themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve e Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë(LSHAKSH).
Përmes një poezie,e hapi programin z.Musa Mulolli,grupi i valltareve u paraqitën me disa valle,pastaj vazhduan me recitime,nxënësit e shkollës shqipe të Hagenit.
Kryetari i LSHAKSH-të Gjermanisë z.Pal Sokoli,i përshëndeti të pranishmit dhe i falemderoi për pjesëmarrje.Ai poashtu përshëndeti dhe falemderoi themeluesin e parë si dhe kryetarin e parë të kësaj lidhjeje z.Martin Çuni,tanimë(Kryetar nderi),poashtu falemderoi të gjithë antarët e kryesisë për angazhimin e tyre për gjithë këto vite,falemderoi (sekretaren)znj.Seveme Fetiqi,z.Avni Bellaina(nënkryetar),si dhe(zëdhënësen) e LSHAKSH-të Gjermanisë znj.Gonxhe Letmi-Begisholli.
U lexuan edhe poezi nga poetët pjesëmarrës.Martin Çuni lexoi poezinë e parë,pastaj Edmond Mesuli,Gonxhe Letmi-Begisholli,Sadri Gashi,Brahim Abdyli,Agim Jerliu, Seveme Fetiqi,Valdete Berisha si dhe poeti z. Pal Sokoli.
Në fund të orës letrare,u shpallën edhe çmimet nga konkursi letrar.Juria e përbërë nga z.Avni Alija dhe z.Sadik Krasniqi, nga dyzet poezi të dërguara përmes postës me shifër,përzgjodhi këto poezi:


1.Vendi i parë,poezia me titull "Demont Mëkatit të rrjedhshëm "shifra(93-infinit)

2.Vendi i dytë, "Rozafati" shifra (Liqeni i Shkodrës)

3.Vendi i tretë, "Purgator" shifra (Arti)

Ora letrare u përmbyll ,me shpërndarjen e disa Mirënjohjeve nga kryetari z.Pal Sokoli si dhe disa dhuratave simbolike,për aktivistët e kësaj lidhjeje,e që i shpërndau poetja Seveme Fetiqi.Mirënjoje ju dha z.Martin Çuni,znj Seveme Fetiqi,znj.Gonxhe Letmi-Begisholli,znj.Valdete Berisha si dhe z.Valon Shkreli.
Pjesa e parë e programit,u përmbyll me dy këngë folklorike nga këngëtarët Enver Krasniqi dhe Komer Hajdari.
Pas një pauze të shkurtër,vazhdoi edhe pjesa e dytë e programit ,me disa pika muzikore,nga këngëtarja Arjana Leti.
Piktorja znj .Valdete Berisha,u paraqit me një ekspozitë,ajo kishte ardhur nga Belqika,enkas për këtë takim.



Shkurtmisht rreth këtij takimi,për LSHAKSH-të Gjermanisë
zëdhënësja:
Gonxhe Letmi-Begisholl


Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 15181312_1258780997498554_987401972209894380_n

Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 15171017_1259520764091244_953355103392346210_n

Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 15178172_1258781220831865_8074816408321295179_nGonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 15055877_1258781270831860_2658302033750084089_nGonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 15055629_1258781437498510_4622231365587895400_n

Gonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 15171090_1258781490831838_2890507564666906795_nGonxhe Letmi-Begisholli: Dhjetëvjetori i LSHAKSHGJ 14563537_1258781330831854_4325413185836531239_n




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi