Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flamur Maloku: Penelopë

Shko poshtë

Flamur Maloku: Penelopë Empty Flamur Maloku: Penelopë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 11, 2010 1:57 pm

Flamur Maloku: Penelopë 7823_1225226746293_1097748702_708055_1595175_n


Flamur Maloku: Penelopë

Erdhe në flokun e prerë rrugës
Me braktise fshehur në vetmi
Kush e ndjelli kobin në ty
Unë apo ai që e gëlltiti shpirtin e zi
Përjetë të jetëve u shkatërrua
Në buzë ajo dashuri

Sa e gjatë rruga e kthimit në ty
Hije në hije valvitet jeta gri
Këmisha e palosur në shpirt
Ndërroje për hir të vuajtjes këngën në gji

Penelopë vrapo luleve
Zoti e ka mallkuar natën
Kur unë të putha fshehur në gushë

Nga etja
Malli i fijeve kërkon dashuri
Penelopë ruaje lozën
Prolepsë qielli në sy
Shtatë herë ndeza qiririn e vuajtjes për ty.

Penelopë mallkoje shtratin
Lugat bëhem në hënën e plotë
Kam etje për vetmi
Dehu e gjakosur në kafshim
Penelopë të dua në përqafim
Për hir timin ndërro vendin eja në amshim
Unë ruaj shtratin për rrëfim


Flamur Maloku: Penelopë 28489_1438998170445_1097748702_1284068_2672984_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi