Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Triumfoi vepra gjigante e të djathtës

Shko poshtë

Triumfoi vepra gjigante e të djathtës Empty Triumfoi vepra gjigante e të djathtës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 10:54 pm

Triumfoi vepra gjigante e të djathtës



Nuk është ajo që thonë të gjithë qëllimmirët, ndërtimi i Shqipërisë në përcaktimin politik dhe në internacionalizimin (afirmimin ndërkombëtar) të këtij shteti (në NATO, etj.), si dhe ndërtimi kolosal i rrugëve, ngritja e standardit kulturor, ngritja e rrogave dhe e pensioneve, po triumfi i Shqipërisë është rindërtimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, vetëdije kjo e shkatërruar me projektin e Njeriut të Ri socialist të sistemit totalitar komunist që e gjynjëzoi Shqipërinë e lavdishme. Ndërtimet kolosale në të gjitha sferat krijuese dhe prodhuese janë rezultat i ndërtimit kolosal të pikërisht ndërtimit të vetëdijes kombëtare. Është një rrugë e gjatë, dy dekada, kur Shqipëria ngrihet nga varri komunist dhe fillon të ecën drejt vetvetes, pra zhvillimit të shoqërisë kombëtare e jo më shoqërisë së kooperativës komuniste proletare të klasës së “njeriut të ri socialist”. U ngre në këmbë njeriu as i ri, as i vjetër, por njeriu i përkatësisë historike, identiteti shqiptar i kombit, e kombi është shteti! Shqipëria është shndërruar në një kantier pune kualitative, sepse po matet me standardet ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria tashmë shkel në nivelet më të larta (sipas sondazheve ndërkombëtare), krejt afër vendeve të zhvilluara, u afrohet vendeve që kanë qindra vjet traditë më të lashtë se vendi ynë, sidomos në përvojën shtetformuese! Tashmë mund të themi lirisht: me 20 vjet “fazë tranzicioni” politik, Shqipëria (pas saj pastaj të gjithë shqiptarët kudo që janë), u kthyen në krahun e mbarë, djathtas, në projektin e madh të ndërtimit të identitetit historik kulturor). Shqiptarët tashmë e kuptuan se vetëm çështja nacionale shpie në ngritjen e të gjitha vlerave krijuese dhe punuese, sepse edhe prodhimi (ndërtimi) dhe krijimtaria kur kanë adresën e shtetit, ato nuk janë më në duart e atyre që kanë penguar që njëqind vjet Shqipëria të ngrihet në këmbë. Shtetet e tjera ballkanike, menjëherë pas rënies së Perandorisë, 100 vjet u zhvilluan dhe u ngritën në mënyrë normale, por kjo gjë iu ndalua vetëm Shqipërisë. Por populli shqiptar është popull shumë kreativ, punëtor, i shkathtë në inovacione dhe krijimtari, në dije… në çdo gjë, kështu që për vetëm 20 vjet, shqiptarët arritën atë që të tjerët e kanë arritur me 100 vjet liri, dhe me 400 vjet aleancë me armiqtë historikë të shqiptarëve. Për 20 vjet shqiptarët e zunë hapin, u arrit inercioni, shpejtësia me të cilën nuk do të ndërtojmë nesër, si thonë komunistët, por do të ndërtojmë sot. Nesër do të ndërtojnë ata që vijnë nesër. Sot do të ndërtojmë ne që jemi sot. Të huajt dhe komunistët premtojnë të nesërme, ardhmëri, por e pengojnë ndërtimin e sotëm të ardhmërisë së nesërme. Si do të mund të ndërtohet diçka që nuk fillon sot, diçka që nuk fillon kurrë, por vetëm premtohet, siç premtonin komunistët ardhmërinë e ndritshme dhe ndërtuan ferrin e tmerrshëm duke e shndërruar Shqipërinë në një burg të hapur. Shqiptarët u dëshmuan sot. Puno sot, krijo sot dhe kjo është ardhmëria, sepse puna e tejkaluar, ndërtimi konkret, natyrshëm nuk harxhohet sot, por i mbetet edhe të nesërmes, ardhmërisë. Pra ardhmëria nuk shihet nga ardhmëria, por shihet nga e sotmja. Po. Pikë. Komunistët premtojnë, asgjë më shumë. Majtistë e kanë pasur shansin historik gati gjithë shekullin XX dhe sistemi socialist i tyre ka dështuar dhe vendet që kanë përpjesëtuar këtë ferr, kanë rënë në humbellën më të tmerrshme të degradimit në prodhimtari, në krijimtari, në ndërtim dhe rënia në këto fusha, njeriun e shndërron në qenie irracionale, në një makinë që dirigjohet nga centrale e diktaturës. Shqipëria definitivisht iu kthye vetvetes, dhe e hodhi Manifestin Komunist!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi