Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raporti i vdekjes

Shko poshtë

Raporti i vdekjes Empty Raporti i vdekjes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 12:34 pm

Raporti i vdekjes

Raporti i vdekjes Fisnik_dobreci-entistatistikavekosoves0002-490x320

Enti i Statistikave publikon raportin për vdekshmërinë në vend. Në proporcion me numrin e banorëve, Dragashi është komuna me vdekshmërinë më të lartë. Arsyet nuk dihen. Pritet së shpejti të publikohen të dhënat për sëmundjet më të përhapura në vend.

Nga Jeton Musliu

Asnjë vdekje e dhunshme në mesin e pakicës serbe, turke, boshnjake, rome, ashkalinj apo egjiptase nuk ka ndodhur gjatë vitit 2008.

Për dallim prej minoriteteve, në mesin e popullsisë shqiptare në Kosovë kanë ndodhur 21 raste të tilla.

Këto janë vetëm disa prej të dhënave të publikuara të premten nga Enti i Statistikave të Kosovës, përkatësisht Departamenti i Statistikave të Popullsisë.

Edhe pse të dhënat janë relativisht të kompletuara mirë, zyrtarët e Entit sqarojnë se bashkëpunimi me komunat me shumicë serbe mbetet ende problem.

Kjo për faktin se ata ende nuk i ofrojnë të dhënat e nevojshme Entit, në mënyrë që edhe ata të përfshihen në raportin vjetor.

Por, më shumë se kaq, Kadri Sojeva, drejtor i Departamentit, duke publikuar raportin, shpjegon se po aq shqetësuese ende mbetet fakti i vdekjes së foshnjave.

“Përveç numrit të lartë të vdekshmërisë së foshnjave, problem tjetër është mos çregjistrimi i personave të vdekur”, thotë Sojeva në prezantimin e tij.

Pavarësisht se në raport figuron shifra prej 6 mijë e 852 vdekjeve që kanë ndodhur në vit në Kosovë, drejtori i Departamentit thotë të jetë i bindur se ky numër është më i lartë.

Arsyeja për këtë është se qytetarët e këtij vendi ende nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e regjistrimit dhe çregjistrimit të personave që lindin apo vdesin.

“Duhet të vetëdijesohen njerëzit se një foshnje edhe nëse jeton një minutë, duhet të regjistrohet, por edhe nëse vdes pas një minute, duhet të çregjistrohet”, thotë drejtori këtij departamenti.

Në këtë rast jo vetëm foshnjat apo fëmijët, por kosovarët duket se përtojnë të bëjnë çregjistrimin edhe të personave të moshuar.

Në këtë rast arsyeja më bindëse, sipas zyrtarëve të Entit, është se kjo ndodh për të përfituar edhe ndonjë muaj më shumë asistencën sociale apo eventualisht pensionin.

Ndërkohë, edhe pse në raport Prishtina figuron si qyteti me numrin më të lartë të të vdekurve, drejtori Sojeva sqaron se kjo nuk do të thotë se ata që jetojnë në kryeqytet vdesin më shumë.

“Prishtina ka numrin më të madh të banorëve. Përqindja nxirret në bazë të numrit të banorëve”, shpjegon ai.

Në këtë rast, Dragashi është komuna e cila në krahasim me numrin e banorëve, ka numrin më të lartë të të vdekurve.

Por, arsyet pse kjo komunë ka vdekshmërinë më të lartë në shkallë vendi mbeten mister, duke pasur parasysh se kjo zonë së paku nuk vuan nga shumë ndotje siç vuajnë rajonet e tjera.

Megjithëkëtë, sa u përket arsyeve të vdekjeve, zyrtarët e Entit sqarojnë se në ditët në vijim shpresojnë të publikojnë një raport me llojet e sëmundjeve më të përhapura në vend.

Në prezantimin këtij raporti mori pjesë edhe Rifat Blakaj, zëvendës ministër i Administratës Publike, ndërkohë që ky dokument dhe shumë të tjera mund të gjenden në faqen e internetit të Entit të Statistikës së Kosovës.

Puna

Për një raport të tillë kanë punuar rreth 300 persona, duke përfshirë ofiqarët në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, stafi i departamentit, operatoret etj. Pavarësisht se raportet e tilla janë shumë specifike, punëtorët që hulumtojnë dhe përpilojnë ato nuk marrin asnjë cent shtesë. Raporte të tilla Enti ka filluar t’i hartojë nga viti 2002.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi