Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në emër të pavarësisë?

Shko poshtë

Në emër të pavarësisë? Empty Në emër të pavarësisë?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 1:03 pm

Nga Josef MARTINSEN
Në emër të pavarësisë? Josef_m_artinsen291107_tn1Pajtim – pajtim – pajtim. Ky është tingëllimi i mantres(mantra: formulë e shenjtë hinduse) i cili i është përsëritur popullatës të Kosovës që nga fillimi i punës administrative të UNMIK-ut (forca paqëruajtëse e OKB-së) dhe OSBE-së (Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë) për të ndërtuar një shtet të ri në Ballkan pas përfundimit të luftës në 1999. Këto janë vetëm fjalë,në praktikë gjërat janë ndryshe.

Mund të duket sikur UNMIK-u dhe OSBE-ja mendojnë se zanafilla e së keqës është kur u bënë dhunimet dhe përndjekjet në Kosovë në1998-99, kur organet shtetërore serbe krijuan një ferr për popullatën - do të thotë, ndaj popullatës shqiptare të Kosovës që përbëjnë 93 përqind të Kosovës.

Gjithçka do të bënte më mirë sikur shqiptarët e Kosovës do të kishin harruar. Kjo do të thotë të pajtohen me vrasjet dhe dhunimet ndaj familjeve të tyre, të harrojnë se shtëpitë e tyre u dogjen, t’i harrojnë të gjitha dhunimet sistematike që janë bërë me bekimin e organeve shtetërore serbe.

Zakonisht duhet të jenë dy palë pjesëmarrëse kur bëhet një pajtim.



PËRGJEGJËSI.
Rezultati i këtyre dhunimeve u përmblodh fillimisht në nëntor të vitit 1999 nga prokurori kryesor në Gjykatën për krime të luftërave për ish-Jugosllavinë në Hagë, i prezantuar për Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju-Jork.

Atëbotë u raportuan më pak se 400 varreza masive në TNKJ (Tribunali Ndërkombëtar Kriminal për ish-Jugosllavi) në Prishtinë, dhe përreth 10.000 persona të humbur, të cilët mendohet të jenë hudhur në varreza masive nëpër Kosovë. Më 16 tetor 2001 u bë padi ndaj ish-presidentit të republikës federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt Milan Milutinoviq, Nikola Shainoviq, Dragolub Ojdaniq dhe Vllajko Stojiljkoviq.

Të gjithë u akuzuan për krime ndaj njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe regullave të luftës. Më 21 qershor 2006 u ngrit padi në Gjykatën e krimeve të luftës në Hagë ndaj disa politikanëve dhe udhëheqësve ushtarakë të rangut të lartë serb, të gjithë të akuzuar për krime ndaj njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe regullave të luftës.


NËNTË VITE MË VONË
. Në vitin 2008 ende vazhdon çështja kundër të të pandehurve të lartëpërmendur, përpos ndaj Sllobodan Millosheviq-it i cili vdiq në qelinë e tij më 11 mars 2006 dhe Vllajko Stojiljkoviq i cili poashtu vdiq gjatë seancës gjyqësore kundër tij. Dhe afër nëntë vjet pas dhunimeve që janë përshkruar në akuzat e përpiluara nga Gjykata e krimeve të luftës në Hagë, autori i këtij shkrimi është duke shkruar një libër mbi varrezat masive në Kosovë.

Deri tani janë identifikuar 7200 emra të viktimave civilë si pasojë e veprimeve të regjimit serb kundër shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1998-99 dhe ende mbetet të hulumtohen disa qindra vende të raportuara në Gjykatën e krimeve të luftës në Hagë në nëntor të vitit 1999.

Përpos varrezave masive në Kosovë janë gjetur edhe varreza masive në Serbi ku qindra shqiptarë të vdekur janë transportuar me kamiona në periudhen 1998-99. Rrëfimet për mënyren se si fëmijë, femra dhe burra civilë u mbyten dhe se çka më pas ndodhi me ta, janë rrëfime aq të pabesueshme sa që kryerja e veprimeve të tilla nuk mund të mirret me mend në imagjinatën më të egër të njeriut.

Në disa vende të Kosovës u kryen masakrime ku të vdekurit u transportuan në kamione të rëndomta në vende ku u bënë gropa të mëdhaja në tokë, dhe ku u hodhen dhe u mbuluan trupat. Këto varreza masive janë rihapur më vonë, trupat janë futur prap në kamione - këtë herë furgon frigoriferesh - dhe janë transportuar me qindra kilometra në Serbi, ku janë hedhur në varreza tjera masive.

Falë Qendrës së Ligjit Humanitar në Beograd, që udhëhiqet nga Natasha Kandiq, këto janë të dokumentuara në raportin ”Fati i të humburve shqiptarë të Kosovës”, i publikuar në nëntor të vitit 2005. Qindra mijëra serbë, ushtarakë dhe civilë, kanë njohuri për këto ngjarje dhe shumë prej tyre kanë marrë pjesë në krime. Megjithatë, askush nuk paraqitet. Është turp për kombin serb që edhe pas nëntë viteve pas krimeve në Kosovë ende nuk është dalur asnjë pranim publik, dhe përkundër kësaj UNMIK-u ende i bezdis shqiptarët e Kosovës me slloganin: pajtim-pajtim-pajtim.


HISTORIKISHT
. Organet shtetërore serbe filluan që nga viti 1912 të zhvendosin shqiptarët e Kosovës nga Kosova duke vrarë, përndjekur, përdhunuar dhe rrënuar shtëpitë e tyre. Nuk ishte regjimi i Millosheviqit ai i cili filloi shtypjen dhe pastrimin etnik të Kosovës, Millosheviqi vetëm e përcolli një politikë që është kryer me qindra vite në Kosovë.

Gjatë këtyre qindra viteve organet shtetërore serbe kanë bërë terror të organizuar ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kanë deportuar qindra mijëra në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Maqedoni. Serbët kanë bërë masakra dhe kanë provuar të bëjnë serbizimin e Kosovës disa herë pa patur sukses të mbajnë serbët në Kosovë, edhe përkundër programeve për përparësitë ekonomike për serbët që shpërngulen në Kosovë nga veriu i Jugosllavisë.


SHQETËSIMI.
Në vitin 1992 shkrimtari serb Mirko Kovaç druante që kursin politik që shteti serb kishte zgjedhur ndaj Kosovës , midis therash,Kosova do të kishte rezultat të pafat. Ai ishte një nga zërat e rrallë kritik në Serbi. Në maj të vitit të njejtë ai shkroi në revisten ”Srpska rec”: ”Me neveritje dhe mërzi shoh se si një komb po çmendet, dhe se si ai kënaqet me vetëmashtrimin, se si është i pandjeshëm në sytë e botës.

Por çka tjetër mund të pritet kur ky komb dhe intelektualët e tij përsërisin gjera të pakuptimta, si për shembull kur pohojnë se janë ”populli i Zotit”, një ”popull hyjnor”, që Zoti i bekon etj. Duhet së pari t’i besosh Zotit për të korresponduar me të. Duhet së pari të tregohet tolerancë e madhe për t’u quajtur ”popull hyjnor”, dhe mos të robërohet dhe vjedhet në Konavle (vend në Kroaci). Duhet të ruhet ajo çka është e tij dhe mos të mirret nga të tjerët.

Serbët janë sot kombi më i urryer i Evropës por jo pse janë të mëdhenj dhe më të mirët, siç mendojnë ata vet, por pse kanë shkuar në kundërshtim me civilizimin dhe kanë mbetur jashtë kohës. Antievropianizimi i tyre do t’i margjinalizojë, pastaj ata do të luftojnë njëri-tjetrin në të gjitha aspektet; aspektin social, ideal e moral.

Ata e thirren djallin duke pohuar se janë të kërcënuar dhe gënjyen, por tani ata me të vërtet janë të kërcënuar – nga vetja e tyre… Kjo kohë me të drejtë mund të thirret apokalipsi serb. Kombi ka shkuar aq gjatë sa që dëshiron të keqën. Nuk di se çka na pret, por e di se nuk do të jetë E mira apo Prosperiteti. Por, serbët kanë edhe një shansë të vogël që të rrëzojnë këtë regjim, dhe bota do të mund të merrte frymë më lehtë pas politikës së çmendur, pas etjes budallaqe për luftë.”

Ishte dashur që ky artikull të publikohet përseri, sepse qëndrimi i shtetit të sotëm serb ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk ka ndryshuar shumë. Gjatë viteve të nëntëdhjeta organet shtetërore serbe kanë bërë çmos për të larguar fizikisht shqiptarët nga Kosova. Gati arriten, por fal SHBA-së dhe Evropës perëndimore shqiptarët e Kosovës mbetën në Kosovë.


PAVARËSIA
. Me marrëveshjen e Dayton-it të vitit 1995 gati të gjithë ish-republikat e Jugosllavisë morën pavarësinë e tyre. Me përjashtim të Malit të Zi dhe të Vojvodinës, të cilat dëshiruan të mbeteshin nën Serbi. Pse u bë dallim në çështjen e Kosovës kur ndodhi procesi për të krijuar shtete të pavarura?

Mund të fitohet përshtypja se diplomatët perëndimorë dhe gazetarët u mashtruan nga dezinformatat serbe lidhur me situatën në Kosovë. Një shembull i mirë është një deklaratë e ish-ndërmjetësuesit të OKB-së dhe BE-së Thorvald Stoltenberg, i cili më 31 maj 1995 në një fjalim tha se të gjithë në ish-Jugosllavi në të vërtet janë serbë!

Apo, siç shkroi Jahn Otto Johansen (shkrimtar dhe gazetar) në gazetën ”Aftenposten” në Norvegji në verën e vitit 2007: “Klanet e vjetra shqiptare, të cilat merren me kontrabandë të drogës dhe të njerëzve, ishin në dispozicion të luftës së NATO-s, të cilën shumë e quajnë shkelje të ligjeve ndërkombëtare, dhe tani ato (klanet kriminale shqiptare) presin shpërblimin e tyre”.

Keni parasysh se prej fillimit të viteve 1980, pas vdekjes së Titos, serbët udhëheqën Kosovën shumë ashpër dhe aktiviteti kriminal që kishte ndodhur në Kosovë është dashur të ketë lidhje serbe. Ndërkohë duhet thënë se, sigurisht që ka grupacione kriminale në mesin e shqiptarëve në Kosovë, ashtu sikur në mesin e serbëve në Serbi, në mesin e kroatëve në Kroaci dhe në mesin e të gjithë qytetarëve ne të gjitha vendet e botës.

Ushtarët çlirimtarë (ushtarët e UCK-së) ishin burra dhe gra entuziast, të cilët nuk duronin më nënçmimin serb dhe spastrimin etnik, dhe ishin të lodhur që kundërshtimi pasiv i ish-udhëheqësit Ibrahim Rugova tetë vitet e fillimit të viteve 90-a nuk solli rezultate. Bota perëndimore zgjodhi të mos i dëgjoi kërkesat e vazhdueshme të Rugovës për mbështetje për Kosovën. Prandaj, lufta aktive për çlirim u pa si mënyra e vetme për të tërhequr vëmendjen ndaj dëshirës së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi dhe liri nga zgjedha shekullore serbe.

Lufta çlirimtare e filluar nga shqiptarët e Kosovës së pari u etiketua si terrorizëm, por rezultoi në më shumë vëmendje rreth kushteve jonjerëzore nën udhëheqjen serbe. Suksesi i madh i luftës çlirimtare erdhi kur Millosheviqi vendosi në vitin 1998 që të dëbëjë të gjithë shqiptarët e Kosovës për në vendet fqinjë dhe shtetet në Ballkanin perëndimor dhe SHBA, duke lënë sektorë ushtarakë, së bashku me forca policore dhe paramilitare që të bombardojnë shqiptarët e Kosovës në fshatrat e tyre.

“Operacioni Patkoi” u fut në veprim dhe verën / vjeshtën 1998 ishin 250 000 shqiptarë të Kosovës në arratisje në jug të Kosovës në kufirin me Shqipëri dhe Maqedoni. Në qershor të vitit 1999 më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës ishin të dëbuar nga vendi, dhe gjysëm milioni u dëbuan brendapërbrenda, në kodra dhe vende malore të Kosovës.


ORIGJINA
. Përseri mund të shtrohet pyetja se ku u morën informatat, në bazë të asaj që lexohet nga teksti i Jahn Otto Johansen; ”Kosova ka qenë pjesë e Serbisë aq gjatë sa nuk dihet kur, dhe konsiderohet nga serbët si djepi i tyre”. Nga vitet 1390 deri në 1912 Kosova ka qenë nën sundimin e Perandroisë Osmane, dhe edhe atëherë shqiptarët ishin në shumicë.

Nga vitet e 1920-a Kosova u përfshi si pjesë e mbretërisë jugosllave, dhe nga 1945 Kosova u përfshi në shtetin komunist jugosllav, si një krahinë në vete. Nga 1974 Kosova ishte një krahinë vetëqeverisëse me kuvend dhe qeveri të veten. Kosova sigurisht që asnjëherë nuk ka qenë ndonjë vatër për serbët.

Udhëtoni me veturë në ish-Jugosllavi dhe do të shihni se çka ishte dhe çka është vatër serbe. Kosova e varfër, që është aq shumë prapa në të gjitha aspektet në krahasim me vendet tjera të ish-Jugosllavisë, ka qenë e shfrytëzuar si furnizuese e mineraleve për Serbinë dhe vendet tjera të ish-Jugosllavisë, dhe shumë pak vlera janë kthyer në Kosovë.


ME INTERES AKTUAL
. Luftërat e Ballkanit, të cilat e tronditën Evropën në vitet e nëntëdhjeta, duken të harruara më pak se njëzet vite më vonë. Kosova zgjodhi qeverinë e vetë të re në vjeshtën 2007 dhe një shumicë e madhe e popullatës dëshirojnë që Kosova të jetë shtet në vete.

Mundimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zgjidhur problemet në Ballkan duke i dhënë Kosovës pavarësi nga Serbia fatkeqësisht bllokohet nga Rusia. Çka druajnë ata? Duke i dhënë Kosovës pavarësi nuk do të krijonte ndonjë precedent. Në të kundërtën, do t’u jepte shqiptarëve të Kosovës lirinë që ata me të drejtë është dashur ta kenë fituar me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë në 1995.


Të dhënat faktike:

Kosovo (emërtimi në shqip:Kosova)
Krahinë në jug të Serbisë

Banorë: 2, 325, 000 (viti 2001)
Banorë: Shqiptarë 93%; serbë 5% etj. (viti 2000)
Kryeqyteti: Prishtina (me 165,800 banorë, në vitin 2004)


Që nga viti 1999 Kosova është administruar nga Kombet e Bashkuara, por mban zgjedhjet e qeverisë së vetë në çdo tri vite.

Në zgjedhjet e fundit, në nëntor 2007, ish-udhëheqësi politik i UÇK-së – Hashim Thaçi korri vitore. Ai drejton PDK-në dhe çështja kryesore e tij gjatë fushatës ishte pavarësia e Kosovës nga Serbia, për të cilën pati premtuar se do ta shpallë, nese ai do ta udhëheqë Kosovën në periudhën e ardhshme.


Josef Martinsen ka përvojë ushtarake dhe në profesionin e bankierit, dhe ishte përgjegjës për projektin e Kishës norvegjeze në Prishtinë në projektin e pastrimeve të puseve të Kosovës.

Projekti filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, kur u zbulua se forcat serbe sistematikisht kanë hudhur trupat në puset e Kosovës, si shtesë e qindra varrezave masive të cilat ishin zbuluar.

Në vitin 2005 ai botoi një libër: “Puset e Vdekjes në Kosovë”, nëntitulli: “Nëntë Javë në Pranverë të vitit 1999 në Sypress Forlag”, dhe ai ende është duke punuar për të bërë të qarta dhunimet të cilat ndodhën në Kosovë në fund të nëntëdhjetave.

Momentalisht, Josef Martinsen është duke punuar në një libër tjetër që ka të bëjë me rreth 400 varreza masive në Kosovë dhe në Serbi, 7200 nga përsëafermi 10,000 persona të zhdukur nga dhunimet serbe në Kosovë të cilat deri më tani janë gjetur dhe identifikuar në varrezat masive.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi