Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Terziu:Shoqatat, mediat dhe Gjuha Shqipe

Shko poshtë

Fatmir Terziu:Shoqatat, mediat dhe Gjuha Shqipe Empty Fatmir Terziu:Shoqatat, mediat dhe Gjuha Shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:37 pm

Shoqatat, mediat dhe Gjuha Shqipe

By FATMIR TERZIU

Fatmir Terziu

Fatmir Terziu:Shoqatat, mediat dhe Gjuha Shqipe Mitingu-shpresaRastësisht më ra në dorë një tip gazete informative e datës 10 Mars 2005. Në titull mban emrin e shoqatës shqiptare në Britaninë e Madhe, «Shpresa Programme». Është një tip komunikim informativ i thjeshtë, por që në thelb ka një interes të rëndësishëm. Është shkruar me një gjuhë të qartë, bukur dhe shumë informative. Pa gabime gjuhësore. Pa stil të dendur. Pa rrjedha të mbingarkuara fjalësh. Në thelb është një minigazetë pa shumë shpenzime, pa shumë kosto të madhe, por që në thelb bën punën më të mirë se sa disa gazeta me format të madh, por që në to ndeshim dhjetra e dhjetra gabime të gjuhës së shkruar shqipe. Është një tip buletini, me fletë formati të tipit A4. Në të ka një mori informacionesh nga aktivitetet e komunitetit dhe të shoqatës në fjalë. Në brendësi janë në një artikulim periodik mjaft tema interesante për integrimin. Dhe kështu në këtë përhumbje tërheqëse, disaminutëshe, me plot gojën dhe mendjen dëshiron të lexosh e rilexosh informacionin e dhuruar.
Para disa ditësh kjo shoqatë shpërndau edhe një njoftim për disa kategori njerëzish të profesioneve të ndryshme, për të marë pjesë në një diskutim projekti të shoqatës lidhur me dhunën në familje. Njoftimi ishte në gjuhën angleze. Në të të thirurit ishin të gjithë shqiptarë, me moshë të rritur dhe me gjuhë të nënës gjuhën shqipe. Ishin të gjithë në një listë emaili (elektronike) dhe në këtë listë dërgimi i thirjes dhe mesazhi vinte nga një person shqiptar. Pra, një evoluim ndryshe në fushën ‘integruese’. Një ndryshim në gati katër vjet. Në katër vjet nga gazeta fletëformat A4 në një gjuhë të bukur e të pastër shqipe në një listë elektronike me gjuhë angleze, duke «harruar gjuhën shqipe»?!
Vërtet të jetë harresë?! Për këtë në bisedë të lirë me këshilltarin e shoqatës, Shpëtim Alimeta, mësuam se kjo bëhej thjesht për etikë se në mbledhjen e mendimit intelektual për projektin do të ishin edhe disa anglishtfolës, pra jo vetëm shqipfolës. Kështu edhe në këtë takim u fol vetëm anglisht për shqiptarët që mernin pjesë në të. U fol dhe u diskutua në këtë gjuhë, edhe pse në pushim, në drekë dhe në thënien e lamtumirës ishte dhe mbeti dëshira për të thënë ‘faleminderit’ dhe mirë u pafshim’. Fatmir Terziu:Shoqatat, mediat dhe Gjuha Shqipe Mitingu-shpresa_1
Raste të tilla ka plot. Flitet anglisht në tubime me shqiptarë nga shumë drejtues shoqatash dhe nga mjaft të rrinj. Të paktën kështu preferohet. Atëherë ku mbeti programi i tyre i ‘mbajtjes gjallë të traditës, gjuhës dhe dokeve e zakoneve shqiptare» që shkruhen në programet dhe statutet e tyre? Ku po shkon ruajtja e identitetit për të cilin, intelektualë dhe aktivistë si Alban Bytyçi e shohin si një arsye të lindjes së problemit të ‘dhunës në familje’?
Mjaft diskutantë në takim, që folën në gjuhën angleze shfaqën mendime shumë pozitive edhe në lidhje me mediat shqipe. Folën se mediat duhet të jenë më të hapura dhe të flasin më shumë për ‘pozitivitet’, për tema të lidhura me këtë tematikë... Bukur! Po vetëm nga mediat?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi