Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Milazim Kadriu

Shko poshtë

Poezi nga Milazim Kadriu Empty Poezi nga Milazim Kadriu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 10:21 am

Milazim F. KADRIU

STINËT E VITIT MBAJNË KUVEND

Vendosën stinët e vitit
Një ditë ta mbajë një kuvend
Për ta vërtetuar se cila nga to
Udhëheqëse duhet të jetë.

E para fjalën e mori pranvera
Unë tha jam më e dobishmja stinë
Të gjithë më duan mua
Se ju sjell shumë gjelbërim.

Ju sjell lule plotë aromë
Bagëtisë bimën e njomë
Pemët i lulëzoi,fushat i gjelbëroi
Bujkut të punoi arat i mundësoi.

Sjell shumë të mira
Për çdo qene të gjallë
E ju të më dëgjoni e të vini pas
Më ka hije të jem e parë.

Pastaj fjalën e mori vera e tha
Të gjitha ato që i the ashtu janë
Por ke vetëm tre muaj
E për të gjitha kujdesem unë pastaj.

Po të mos jem unë
Ato shkatërrohen
Unë ju jap nxehtësinë
Dhe të gjithave mirësinë.

Po të mos jem unë
Pemë e perime s’do të piqeshin
As bimët tjera s’do ët rriteshin
Jam më e ngrohta dhe duhet të jem prijëse.

Ç’po thoni tha vjeshta
Të gjitha drithërat, pemët e perimet
Unë i grumbulloi
Sepse ju me vapë shkoni

Unë kujdesem për të gjitha
Dhe kryej shumë punë
Bujkut i mundësoi të gjitha ti ketë
Se sa për ju në dhe kishin mbet.

E dini se pas meje vjen dimri
Njerëzit i mërdhinë
Por unë u ndihmoi atyre të përgatiten
Dhe të ftohtit e tij të mos e ndjejnë.

Edhe unë i kam pak fjalë
Qiti zë e foli dimri
Shumë po lavdëroheni ju
Thua se të gjitha ju i sillni.

Unë edhe pse jam i ftohtë
Të gjithë kanë edhe shumë dobi
Po të mos ishte bora ime
Nuk do të kishte as ujë me pi.

Pastaj bora ime pastron ajër , ujë e tokë
Pa të cilat nuk mendohet jeta
Mos mendoni veç për vete
Analizoni mirë dhe tregoni ku është e vërteta.

Pas këtyre fjalëve katër stinët vitit
Ranë në mendime e u kujtuan
Çdo njëra në tre muaj ndërrohemi
Dhe për punën që bëjnë njëra tjetrën e uruan.

Pastaj lidhën besën e u pajtuan
Bashkërisht të punojnë secila në kohë të vetë
Punët njëra pas tjetrës të vazhdojnë
Aty ku janë mbet.

Vetëm kështu nga ne
Të gjithë do të kenë dobi
Se pa ndihmën e njëra tjetrës
Natyra s’do ta kishte këtë bukuri.

KRENOHEN MUAJT E VITIT

Unë jam Janari
muaji i parë çdo herë
të gjithë më vinë pas
dhe asnjëri para s' më del.

Më quajnë Shkurt
por jam i veçantë
çdo katër vite
një ditë më shumë kam.

Që në fillim
tri data të rëndësishme shënoi
por edhe pranverën me lule
me gëzim ua dhuroi.

Filloi me ditën e mashtrimit
por më pas nuk gënjej
ditë të nxehta me diell
unë të gjithëve u sjell.

Zjarret ndizen
plotë nxehtësi
jam muaji i luleve
me plotë bukuri.

Edhe emrin e kam
si qershia
fëmijët më duan shumë
sepse janë ngrohur nga nxehtësia.

Korriku muaji i verës
me plotë nxehtësi
gumëzhin lumi
se aty freskohen shumë fëmijë.

Edhe gushti
krenohet me nxehtësi
përgatituni për mësim
ju fëmijë të dashurit e mi.

Shtatori si çdo herë
hap krahët me krenari
nisin betejën e re
në mësime nxënësit e mi.

Tetori muaji i dhjetë
na përkujton
se nuk shkon shumë gjatë
moti ndryshon.

Nëntori si çdo herë
Muaji i krenarisë
Dy herë u ngrit flamuri
Në tokën e Arbërisë.

Dhjetori krenohet me borë
Të cilën e donë çdo fëmijë
Por edhe në fund
Sjell festën e Vitit të Ri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi