Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës

Shko poshtë

Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës Empty Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 7:29 pm

Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës



Mujë Rugova është zgjedhur sot Rektor i Universitetit të Prishtinës. Zgjedhja u bë nga Këshilli Drejtues i UP-së, në mesin e pesë kandidatëve për postin e lënë bosh nga ish rektori Enver Hasani i cili është zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Nga 9 anëtarë të këshillit drejtues të UP-së, 8 kanë votuar për Rugovën, kurse vetëm një votë ka marrë kundër-kandidatja Myzafere Limani.
Kryetari i Këshillit Drejtues Basri Qapriqi ka thënë se qarqe të ndryshme, përfshirë edhe ato nga politika, kanë lobuar për të shtyer kandidatë të caktuar për rektor, megjithatë ai tha se anëtarët e Këshillit Drejtues e kanë dhënë votën duke u bazuar në vullnetin e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës Empty Re: Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 7:30 pm

Agim Gashi shkruajti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës



Mujë Rugova është zgjedhur sot Rektor i Universitetit të Prishtinës. Zgjedhja u bë nga Këshilli Drejtues i UP-së, në mesin e pesë kandidatëve për postin e lënë bosh nga ish rektori Enver Hasani i cili është zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Nga 9 anëtarë të këshillit drejtues të UP-së, 8 kanë votuar për Rugovën, kurse vetëm një votë ka marrë kundër-kandidatja Myzafere Limani.
Kryetari i Këshillit Drejtues Basri Qapriqi ka thënë se qarqe të ndryshme, përfshirë edhe ato nga politika, kanë lobuar për të shtyer kandidatë të caktuar për rektor, megjithatë ai tha se anëtarët e Këshillit Drejtues e kanë dhënë votën duke u bazuar në vullnetin e tyre.

Mjerë Universiteti, mjerë studentët!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës Empty UP shpall konkurs për vitin akademik 2009-2010

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:10 pm

UP shpall konkurs për vitin akademik 2009-2010





Universiteti i Prishtinës në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit, për vitin akademik 2009 2010do të regjistrojë 10380 studentë, prej të cilëve 8765 studentë të rregullt dhe 1615 studentë me korrespondencë.
Universiteti do të regjistrojë edhe 389 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Medvegja, Bujanoci, si dhe 171 studentë nga minoritetet turq, boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptian. Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer. Në Universitet mund të pranohen edhe studentë nga shtetet tjera në bazë të kuotave të përcaktuara nga ana e MASHT it. Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë që të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta. Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosove dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t'i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës Empty Re: Lajme nga Univesiteti:Mujë Rugova është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi