Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Kuqi: Thuamë...

Shko poshtë

Suzana Kuqi: Thuamë... Empty Suzana Kuqi: Thuamë...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 7:31 pm

Thuamë…






Suzana Kuqi







Thuamë

në më ëndërron akoma

në jam sërish në ëndrrat e tua

në mendon ndonjëherë

ashtu, i zënë në befasi

kur më pak e pret

për mua…







Thuamë

në ëndërron akoma sytë e mij

flokët e mij lagur në shi

buzëqeshjen time të trishtë

kur u ndamë atë ditë me qiell gri…







Ti më thuaj

ani se nuk ka më kthim…

Do të guxoj të vij pranë teje

në ëndrra

e kokën në jastëk

ta vë me ty

Të të kundroj me ëndje

edhe pse të mbyllur do të jenë

ata sy

E do të të puth

me puthje të lehta si ajri

Do të të mbeshtjell në krahë

ashtu si qiellin

pështjell drita e diellit

Do të të pëshpëris ne veshë

fjalë të ëmbla

nën tingujt e argjendtë

të violinave të hënës

e do të zbras në to

tërë mallin e zemrës

E pastaj...
...do të iki me


dritën e parë të mëngjesit…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Kuqi: Thuamë... Empty Re: Suzana Kuqi: Thuamë...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 7:31 pm

Në vend të komentit për poezinë e bukur " Pas një dreke"


Suzana Kuqi

Tek sillem aty përqark...

Një fill i pafajshëm magjie
qëndis mendimin tim
... për ty...

Melodi magjepsëse
vesë yjesh
mbi buzët e mia
... emri yt...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi