Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latinizma: “Simili similis gaudet!”

Shko poshtë

Latinizma: “Simili similis gaudet!” Empty Latinizma: “Simili similis gaudet!”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:28 pm

Latinizma: “Simili similis gaudet!”






Latinizma: “Simili similis gaudet!” Asinus2




Gjuha latine shquhet per te shprehunit e mendimeve me fjale pak, me nji sistem logjik, pa zgjatje te teperta. Deri rust done te ia atribuojne gjuhes se vet kete cilesi te latinishtes

tue thane se ajo ka “Kratkost latinskovo” prà “Lakonizmin e latinishtes”. Pa dashte te nenvleftesoj aspak kolost klasik te letersise ruse, mund te tham pa ba ndonji gabim te madh se “rusishtja sovjetike” asht gjuha me ma shume llafe, qe ekzistonte ne bote. Tekstet dhe fjalimet e tyne ishin plot sterhollime e te mbushuna me fjale te teperta, aqe sa ideja kryesore humbte si ne nji pyll rus.



Me kujtohet kur para nja 40 e sa vitesh isha ne Patos te Fierit dhe pashe librin e fizikes se nji ingjenjeri i cili kishte studjue ne Berlinin Lindor. Ajo teme fizike qe aty spjegohej me tre çereke faqje, ne tekstet ruse spjegohej me dy faqe. Simbas mendimit tim kjo vinte nga fukaralleku sovjetik.



Nuk thote kot populli jone: “Fjalët e steperta jane fukarallek!”

Latinizma: “Simili similis gaudet!” Similisimilsgaudet-1






Me kete metode te te folunite dhe te shkruemit gjate, jane formue edhe shumica e studentave qe kan studjue atehere ne ish Bashkimin Sovjetik, me te cilen vete ato nga ana e tyne mandej kan infektue edhe kulturen e re tonen shqiptare te kohes se komunizmit.



Me knaqesi konstatoj se studentet shqiptar te postkomunizmit, te cilet studjojne ne prendim, nuk jane te infektuem nga ky stil i llafologjise. Ato po edukohen me stilin e te folunit ekzakt, logjik, pa llafe te teperta. Asht per kete arsye qe ne shume shkolla te mesme prendimore edhe sot mesohet latinishtja. Kur isha ne gjimnaz, un kam qene brezi i fundit qe si lande kishim “Letersine Greko-Latine” te cilen na e spjegonte i nderuemi dhe patrioti Kolë Kamsi. Nji mrekulli e vertete.



Per kete arsye mendoj se ia vlene te publikohen here mbas here lakonizma latine. Psh:



“Simili simils gaudet”, qe don te thotë “I gëzohet i ngjashmi të ngjashmit”.



Ose nji shprehje tjeter si ajo qe perdorte Ciceroni 2000 vjet ma pare:



“Asinus asinum fricat” (Lexohet: azinus azinum frikat), qe don te thotë “Gomari ferkon gomarin”, me nji fjale “Te ngjashmit perkrahin njeni tjetrin” ose “I ngjashmi knaqet me te ngjashmin” .



Pregatiti Paul Tedeschini, 8 korrik 2009

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi