Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bigman: Ja ku jam te flase per pafajesine e sopotasve

Shko poshtë

Bigman: Ja ku jam te flase per pafajesine e sopotasve Empty Bigman: Ja ku jam te flase per pafajesine e sopotasve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 1:43 pm


Bigman: Ja ku jam te flase per pafajesine e sopotasve



14.07.2009
Pas hapjes së debatit për rastin e Sopotit, gjegjësisht për shpërthimin e minës në atë fshat në vitin 2003 nga e cila u vranë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s, pas dëshmisë së dhënë për Alsat-M të Ramadan Bajramit ...
... se me dhunë ka dëshmuar para gjygjit, në intervistën eksluzive për Alsat-M, për rastin e njejtë do të flet Nikolas Bigman, i cili në atë kohë ishte ambasador i NATO-s në Maqedoni.

ALSAT-M: z.Bigman, kanë kaluar më tepër se 5 vite që keni përfunduar misionin tuaj si ambasador i NATO-s në Maqedoni, ndërkohë që jeni shumë i përfolur në opinion këtyre ditëve pas aktualizimit të rastit të Sopotit ku humbën jetën dy ushtarë të NATO-s. Ish mninistri i mbrojtjes dhe ish kryeministri Buçkovski në parlament javën që shkoi citoi një bisedë private që ka pas me Ju në takimin lamtumirës. Ai tha se në largim i keni thënë se personat e arrestuar dhe dënuar për këtë rast janë të pafajshëm dhe se nuk janë fajtor?

BIGMAN: Më kutjohet biseda me Vllado Buçkovskin. Natyrisht ishte rregullare. Isha përfaqësues i NATO-s dhe dhe ai e dinte se rasti i Sopotit më shqetësonte mua, së pari për shkak se dy ushtarë polak të forcave të NATO-s ngelën të vrarë aty dhe një qytetar maqedonas gjithashtu.
Dy ushtarë të NATO-s nga Polonia u vranë, dhe ne ishim shumë kurreshtar të dimë se kush e ka bërë këtë, kush ka urdhëruar për të bërë një gjë të tillë dhe pse e bënë atë, e kështu me rradhë. Mirepo kur unë bisedova me ministrin Buçkovski, rasti tani më kishte një vit që kishte ndodhur dhe ishte e qartë se të dënuarit që ishin futur nëpër burgje ishin nga i njejti fshat Sopot, ku dhe incidenti ndodhi. Ne vizituam fshatin kuptohet në afërsi të kufirit me Serbinë shumë afër aty në vendin e ngjarjes. Posa kuptova se këta fshatarë do të jenë të dënuar, ishte vështirë të besosh se ata njerëz mund ta kenë bërë një gjë të tillë, meqë nuk mund të shofësh motiv. Thuhet se sulmi ishte kundër NATO-s, por ne nuk jemi shumë të sigurtë se është ashtu, sepse po të kishte qenë sulmi kundër NATO-s nuk mund të ndalem të mos mendoj se fshatarët atje që përbënin 99 përqind shqiptrarë etnik, ishin shumë në favor të NATO-s, ata e shifnin NATO-n si forcë e stabilitetit çka edhe jemi, dhe të gjithë ata ishin për paqe dhe stabilitet. Kuptohet kishte një pakicë të personave që bënin probleme në Karadakun e Shkupit, por rajoni në tërësi ishte i qetë derisa ndodhi ky incident.
Nuk mund të ndihmoj duke menduar se njerëzit në fshat janë ndoshta pak të edukuar por ata nuk janë idiotë, nëse dëshironi të bëni një gjë të tillë atëherë nuk do të bëni në fshatin tuaj sepse atëherë e kërkoni vet problemin. Pra në krye të kësaj erdhi një ndodhi shumë e cekët e cila u përdor si grackë për ti dënuar këto njerëz, e vetmja mënyrë e qetë e këtij rasti është edhe ajo të cilën tash më ne e dimë, ishte deklarata nga një fshtatar tjetër i cili thoshte se ishte i detyruar për atë deklaratë. Nëse në bazë të dëshmive të tilla mund të shkoni përpara dhe për të dërguar njerëzit për gjygj për 165 vjet, nuk duket e logjikshme për mua. Por nëse them se janë të pafajshëm nuk kam fakte të mëdha, por për mua njerëzit janë të pafajshëm deri sa nuk ka prova se janë fajtor. Kjo është e drejtë ndërkombëtare dhe unë mendoj se ndaj këtyre njerëzve akoma nuk është dëshmuar fajësia. Ky është qëndrim im dhe për këtë them se janë të pafajshëm.

ALSAT-M: Sigurishtë keni disponuar në atë kohë me informata të hollsishme rreth këtij rasti, por për arsye të kuptueshme nuk keni folur publikishtë për të mos marrë rolin e gjykatësit. Çka në të vërtet kishte ndodhur në Sopot dhe kush sipas informatave qëndron pas këtij rasti, dhe pse autoritet e atëhershme vendosën të fajsojnë njerëz të pafajshëm ose që nuk kanë patur asnjë lidhje me vendosjen e minës?

BIGMAN: Nuk kam folur për këtë një kohë të gjatë sepse isha jasht Maqedonisë, nuk desha të ndërhy në këtë proces. Nuk mund të bisedojsha për Vreshtat e Rashtakut, nuk mund të flisja për rastin e Sopotit, mendoj se nuk duheshte unë të flas për këtë sepse isha jasht Maqedonisë.
Ju tash e keni hapur këtë përsëri, parlamenti gjithashtu ka hapur këtë çështje mendoj se është shumë punë e mirë, dhe ja ku jam përsëri të flasë për pafajësinë e njerëzve.

ALSAT-M: Në parlament formohet një komision i posaçëm për të hetuar edhe njëherë tërë rastin pas deklaratës së dëshmitarit kryesor që dha pikërishtë Tv tonë se ka pranuar të dëshmojë rrejshëm para gjyqit pas presionit dhe dhunës së ushtruar policore mbi te. A është z.Bigman i gatshëm të dëshmojë për këtë rast edhe para këtij komisioni për tu dëshmuar pafajsia e banorëve të Sopotit?

BIGMAN: Nuk mund të dëshmoj asgjë, por mendoj se është shumë pozitive dhe shumë e rëndësishme për parlamentin e Maqedonisë të fillojë të punojë për këtë komision, edhe nëse komisioni mendon se unë mund të vi dhe të bisedoj për këtë, se çka ndjej dhe çka mendoj për këtë ja ku jam. Me pak fjalë ne nuk kemi hulumtuar për këtë, NATO nuk ka hulumtuar, por ne biseduam me shumë njerëz për këtë, disa ishin më kontradiktorë, disa në një drejtim te njejtë, mirëpo kjo varet e gjitha nga këshilli i cili vendos nëse don te bisedojë me mua per këtë e gjitha varet nga ato.

ALSAT-M: Më duhet edhe një herë të ju pyes, a mendoni ju se fshatarët e Sopotit janë fajtorë për shpërthimin e minës ?

BIGMAN: Jo nuk mendoj ashtu, siç edhe thash më parë nuk duket të ketë motiv, siç ishte edhe pyetja e parë se kush kishte fitur nga krimi? Kush mund të ketë profit nga ky krim? Nga ana e ime e imagjinatës nuk mund të shof se si këto fshatarë kanë ndonjë motiv profit nga ky krim, e dini këto janë arsyet e mia, nuk është pse ashtu dua, apo diçka tjetër por do të ishte më mirë të gjindet njeriu i cili me të vërtetë e bëri këtë për të mbyll këtë çështje, unë shpresoj se rasti do të mbyllet.

ALSAT-M: Thatë që jeni të gatshëm ti ndihmoni njerëzve?

BIGMAN: Gjithsesi, ajo edhe më shqetësonte edhe atëherë mua. Nuk kam arsye të ndjehem fajtor për atë, por megjithatë ndjehesha i frustruar dhe i pafuqishëm se nuk munda të bëj asgjë për tu ndihmuar kur isha atje.

ALSAT-M: Maqedonia kishte edhe një rast tjetër, në të cilin NATO dhe ju si ambasador ishit në një farë mënyre i udhëzuar, Vreshtat e Rashtakut. A ju habit ndërlidhja me atë rast?

BIGMAN: Ju e dini për Vreshtat e Rashtakut, i dimë mirë motivet se çka ndodhi aty, dhe mendoj se Qeveria e Maqedonisë duhet të kërkojë falje ndaj Qeverisë së Pakistanit për këtë aksident. Ndërsa, për rastin e Sopotit ne nuk dimë për asnjë motiv, por këtu diçka ka të ngjashme në të dy rastet, sepse vuajnë njerëzit e varfër dhe të pafajshëm të cilët sakrifikojnë për qëllime të tjerëve, për qëllime të larta, politike apo çfarëdo tjera, por është një rrjedhë natyrale për njerëzit të cilët e pësojnë këtë, qoftë edhe fizikisht në Vreshtat e Rashtakut për të arritur diçka krejt të ndryshme. Pra edhe këto dy raste kanë ngjashmëri dhe unë do isha i kënaqur nëse edhe dy rastet mund të zgjidhen në mënyrë më të kënaqme se sa deri tash.

ALSAT-M: Edhe një pyetje, pasi po flisnim për rastin e Sopotit dhe Vreshtat e Rashtakut. Duke shikuar se si kanë përfunduar këto raste, cili është opinioni juaj për gjyqësorin e Maqedonisë?

BIGMAN: Siç e dini, Maqedonia ka mjaft të përbashkët me ish shtetet tjera Jugosllave dhe me shtetet e Evropës Lindore. Ka probleme me gjykatën, sepse gjatë kohës së komunizmit, gjykata nuk ka qenë e pavarur dhe nuk ishte e barabartë dhe nuk mundje të fitosh nëse rasti ishte në kundërshtim me partinë. Pjesë të kësaj akoma kanë mbetur varrë, e dini, nuk them që janë në nivelin e Partisë Komuniste, por ka një ndjenjë të fuqishme në faktorin ndërkombëtar si tërësi dhe ajo nuk rrjedh vetëm nga Maqedonia por edhe nga shtetet tjera të rajonit.
Reformat në gjykatë akoma nuk janë plotësuar dhe duhet të kalohet shumë për gjykatën, sistemin juridik dhe të jenë këta shtete anëtare të mira të BE-së dhe ajo është avantazhi politik për Maqedoninë për të pastruar këtë, për të kthyer reputacionin të cilin kanë në këtë fushë dhe para se të fillojnë negociatat me BE-në. Nëse e rregullojnë këtë, të vendosin Vreshat e Rashtakut pas nesh, nuk do të zhduket. Nëse kërkon në Google Vreshtat e Rashtakut, do të kesh 20 faqe, disa prej të cilave janë të hershme, akoma janë aty. Sopoti, gjithashtu, gjendet aty. Rastet e tilla shkojnë në disfavor të shtetit si një tërësi dhe ajo më brengos, sepse unë jam mik i Maqedonisë dhe çdoherë mundohem të ndihmoj të kalojë sa më shpejtë në NATO dhe BE. Kjo vështirëson shumë punën.

Intervistoi: Shkëlzen Aqifim, alsat
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bigman: Ja ku jam te flase per pafajesine e sopotasve Empty Deklaratat e Bigmanit dhe Buckovskit per Sopotin, shume te rendesishme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 1:45 pm

13.07.2009
Deklarata e djeshme e ish ambasadorit të NATO–s Nikollas Bigman, do të ndihmojë në lirimin dhe dëshmimin e pafajësisë së të dënuarve të Sopotit, vlerësojnë deputetët shqiptarë të mazhorancës dhe opozitës në Maqedoni.
Ndërsa ish ministri i Mbrojtjes Vllado Buçkovski cili publikoj javën që shkoj një pjesë të bisedës në ambasadorin e atëhershëm të NATO-s Bigman rreth rastit të Sopotit, thotë se është i gatshëm jo vetëm para komisionit parlamentar por edhe para gjyqësisë të dëshmoj për pafajin e sopotasve.
“Dëshira e tij nëse komisioni në kuvend ka nevojë ta dëgjojë dëshminë e tij se ai është i gatshëm që të vij në Maqedoni mendoj se do ta lehtësojë punën e gjykatësve që po luftojnë për përsëritjen e procesit”, deklaroi Vllado Buçkovski, deputet i LSDM–së.
“Unë dhashë deklaratë publike para komisionit anketues se jam i gatshëm këtë ta bëj edhe para komisionit anketues dhe para instancave gjyqësore ku do të kërkohet nga unë të dëshmojë”, shtoi Buçkovski.
Deputetët shqiptar vlerësojnë se deklarata e ish ambasadorit Bigman dhe deputetit Vllado Buçkovski do të mundësojnë përsëritjen e procesit gjyqësor për rastin e Sopotit ku edhe me fakte do të dëshmohet pafajësia e tyre.
“Mund të them se Nikollas Bigman dhe Vllado Buçkovski janë dy deklarata shumë të rëndësishme për të dëshmuar pafajësinë e banorëve të fshatit Sopot të cilët akuzohen për rastin e Sopotit me ç’rast duhet të shtohet edhe deklarata e dëshmitarit kryesor në bazë të së cilës deklaratë janë dënuar edhe këto qytetarë të fshatit të Sopotit dhe unë mendoj se tash grupi i punës ka tre argumente shumë të forta shumë të fuqishme që të dëshmojë pafajësinë e tyre”, theksoi Tahir Hani, deputet i BDI-së.
“Kam qenë i vetëdijshëm se Bigman edhe ish ministri i mbrojtjes Buçkovski kanë informacione shumë të qarta se ky rast është një rast i montuar. Shpresojmë se gjatë punës të komisionit do të hasim edhe në argumente të tjera të cilat do të dëshmojnë se rasti i Sopotit është një rast i montuar”, deklaroi Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
“Pas deklaratës së ambasadorit Bigman mendoj se gjithçka është e qartë. Kemi të bëjmë me një proces të montuar politik. Ne si parti politike e kemi të gatshëm ligjin për amnisti dhe të njëjtin do ta dorëzojmë në parlament për miratim. Vlerësojmë se një proces i montuar politik mund të zgjidhet vetëm me mjete politike dhe kërkojmë nga grupet parlamentare që të japin përkrahje këtij ligji në një procedurë të përshpejtuar në parlament të kalojë ligji me çka këta të dënuar pa të drejtë do të lirohen nga burgu”, tha Imer Aliu nga PDSH.
Mbi dëshmitë e reja të ish ambasadorit të NATO–s në Maqedoni Nikollas Bigman nuk u prononcua grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së, me arsyetimin se nuk kanë njohuri mbi këtë deklaratë.
Për rastin e Sopotit ku humbën jetën dy pjesëtarë të NATO-s, janë dënuar 11 shqiptarë të këtij fshati me 156 vjet burg. 5 prej tyre janë duke vuajtur dënimin ndërsa 6 të tjerë janë dënuar në mungesë. (Meral Ismaili, alsat)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi