Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Andi Terziu:Shuflai, albanologu i devotshëm

Shko poshtë

Andi Terziu:Shuflai, albanologu i devotshëm Empty Andi Terziu:Shuflai, albanologu i devotshëm

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 4:21 pm

Shuflai, albanologu i devotshëm











Andi Terziu



Andi Terziu:Shuflai, albanologu i devotshëm Sufflay5Albert Ajnshtajni dhe Heinrich Mann ishin dy figura të mëdha që bënë apel botëror për vrasjen e historianit kroat, Milan Shuflai. Ai u vra sepse ishte një albanolog i përkushtuar nga duar antishqiptare. Mw 2002-ishin ish Presidenti shqiptar Alfred Moisiu e ka dekoruar me medaljen “Naim Frashwri d’or”. Historiani kroat me origjinë gjermane, dr. Milan Shuflai (Šufflay), ishte albanologu më i devotshëm i periudhës kur jetoi. U lind në Lepogllavë më 9 nëntor 1879 dhe vdiq nga një atentat barbar në Zagreb më 19 shkurt 1931. Shuflai ishte njohës i mirë i gjuhëve ballkanike dhe profesionalisht një nga historianët më të mirë të gadishullit ballkanik. Formimi e tij prej studjuesi ishte produkt i shkollave austro-gjermane të albanologjisë dhe shkollave kroate e sllovene. Interesimin e Shuflait për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore. Duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, ai zbuloi materiale burimore, shumë interesante, të pa botuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë në atë kohë ishte e pa hulumtuar dhe zgjoi interes të jashtëzakonshëm te studiuesi i ri, interesim ky që e preokupoi aq shumë, sa u bë qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën. Gjatë asaj periudhe kohore, dr. Milan Shuflai shkroi studime të jashtëzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë. Pas zbulimit të lëndës arkivore, ai bëri studime dhe analiza të posaçme, të cilat e paraqesin kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, duke mbrojtur teorinë se kjo kulturë ishte më e afërt me bizantin dhe dalmatët, se sa me sllavët e ngulur në Ballkan dhe, se kishte një traditë të pasur që nga kohët më të lashta. Kontributi i tij në këtë drejtim është i argumentuar dhe ka themele të forta shkencore. Ndër studimet e tij më të mëdha është botimi me bashkautorët L. Thalloc dhe K. Jireçek i “Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, dëshmi dhe dokumenta që ilustrojnë ngjarjet e Shqipërisë në mesjetë. Kjo vepër në dy vëllime njihet me emrin “Acta Albaniae”. Volumi i parë u botua në Vjenë më 1913, kurse i dyti më 1918, po në Vjenë. Ato flasin për Shqipërinë e viteve 334 - 1406. Studime të tjera të këtij albanologu janë “Rrethanat kishtare të Shqipërise paraturke” dhe “Politsche Schiscksale det Themas Durrachin” (Fatet Politike të Themës së Durrësit), “Biologjinë e fiseve të popullit shqiptar”, në gjermanisht. Në vitin 1920 botoi “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në Mesjetë”, ndërsa më vonë studimin “Historia e shqiptarëve të veriut” dhe monografinë “Serbët dhe shqiptarët”. Trajtimin e çeshtjes së ngritjes së dinastive shqiptare në Shqipërinë e Veriut dhe problemin e gjenezës së tyre e zbërthen në atë mënyrë, që duke gjetur lidhje të ndryshme farefisnore, të gjakut apo martesore me bujarët fqinj, malazias, kroatë, grekë, maqedonas, bullgarë apo serbë, vëren ndikim të caktuar në organizimin e strukturës shtetërore shqiptare dhe institucionet e tjera, që në këto treva kishin një traditë të gjatë. Aktiviteti studimor i Milan Shuflait në dobi të historise së shqiptarëve nuk i pëlqente hegjemonizmit serb. Ky hegjemonizëm kishte filluar të ndjehej dukshëm, që nga fundi i viteve 20’ dhe inspirohej hapur nga mbreti serb, Aleksandër dhe mbështetësit e tij, të cilët i kryenin kërcënimet dhe spastrimet e personaliteteve kroate e më gjerë nën moton: “Za kralja i otadbinu”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi