Arif Molliqi: Kur fluturojnë gomarët
Faqja 1 e 1
Arif Molliqi: Kur fluturojnë gomarët
Dilema të çastit
KUR FLUTUROJNË GOMARËT
Nga Arif Molliqi
Në Kosovë gjithçka bën vaki?!
Si të mos bën vaki kur edhe gomarët fluturojnë. Se fluturojnë gomaret, nuk e kam shpikur unë, ketë e kam dëgjuar në një nga televizionet tona. ( Në një emision televiziv i kishin kushtua fenomenit të “gomarit që fluturonte” (?!) Mirëpo, kishte ndër ata që në Fushë Kosovë, me be e rrëfe thoshin se e kishin pa me dy sytë gomarin duke fluturua. Ndërsa me të mençurit e Prishtinës i besonin këtyre njerëzve se vërtetë kishin pa një mrekulli të tillë, gomarin duke fluturuar.
Veçse, çështjen dhe mënyrën e fluturimit të gomarit, ata e shpjegon ndryshe. Sipas tyre, gjithmonë sipas tyre: ministri Fatmir Limaj është duke e ndërtuar autostradën Prishtinë deri tek aeroporti në Sllatinë. Meqenëse nëpër atë autostradë duhet ndërtuar edhe disa ura, që qysh tash kanë filluar tí quajnë “Urat e Fatmirit”. Dhe, një ditë, krejt pa dashje nëpër ato ura që janë në përfundim e sipër paska hipe një gomar dhe ka filluar të shëtisë shumë krenarisht prej njërës urë në tjetrën. Mirëpo, gomari duke shëtitur mbi “urat e Fatmirit”, ai e pa rrafshin e Kosovës si në shuplak të dorës. E pa edhe Prishtinën, Skenderajn, Besianën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Ferizajn...
I pa mrekullitë që po ndodhin kohëve të fundit...
I pa qytete të ndritura me rrymë elektrike njëzetë e katër orë, dhuratë kjo nga ministrja Justina Pula. Pastaj, pa qytete të zbukuruara që po mbushen çdo ditë me kazino, autoparqe, rrugë nëntokësor, pa hekurudhën për mes sheshit të Prishtinës, aty nga hotel Grandi deri tek Iliria. E pa një lum artificial që e kishte krijuar kryetari i Prishtinës z. Mustafa e që kalonte mes qyteti. N´atë lum të kthjelltë si loti laheshin fëmijët, fluturonin pulëbardhat...Pas ndërtesës së Qeverisë, gomari e pa një shtëpi që nëpër dritaret e saj kishin dalë femra të bukura e ua bënin më dorë kalimtarëve (dikush ia shpjegoj se ajo shtëpi ishte një bordel).
Nëpër çdo qytet pa duke u ndërtua shkolla fillore, të mesme dhe universitete, bile edhe nëpër kodra e male ministri Enver Hoxha kishte filluar të ndërtonte institucione arsimore, sado që në ato kodra s´kishte asnjë banor...
Në disa qytete gomari pa se si ministri i kulturës Valton Beqiri, po hapte teatër dhe biblioteka nëpër fushat e Drenicës dhe Dukagjinit, që bujqit kur të lodhen me shati në dorë, të kenë librin sa më afër. Dikush tha se ministri i kulturës kishte propozuar edhe krijimin e ndonjë simfonie aty-këtu nëpër grunaja...(?!) Kurse barinjtë, pse jo, në mungesë bagëtive, të luanin teatër, pasi teatrot ekzistuese në disa qytete nuk punojnë për mungesë të mjeteve....
Për ketë sihariq gomari palli tri herë dhe duke e ngritur kokën në shenjë krenarie nga këto të arritura, ishte entuziazmuar dhe kështu, nga kjo mrekulli që pa iu kishin marrë mend, kishte rrëshqitur nga ura. Ishte rrëzua.
Derisa gomari binte nga ura, disa kameraman të RTK-së, e kishin incizuar duke ra nga lartësia dhe menjëherë ato pamje i kishin dërguar në studio si lajmë sensacional: “Në Fushë Kosovë kanë pa gomarin duke fluturuar”!...
Ky lajmë mori dhenë!? Edhe disa qendra mediatike të huaja (me korrespodentë vendas), vrapuan ta përcjellin këtë lajmë (plagjiat) në qendrat-gazetat e tyre si ngjarje sensacionale e ndodhur në Kosovë.
Dikush tha se kjo është rrenë, por të tjerët (ata që punojnë nëpër ministri), thanë; s´është rrenë. Kështu e ka dokumentua televizioni ynë, dhe televizioni nuk rrenë.
Tash vjen dilema; kujt ti besojmë se fluturojnë gomaret?! Televizionit, punëtorëve të ministrisë apo, gazetave?! Ose, na mbetet ti besojmë gomarit se ai, atje mbi urë e paska pa se si po ndryshon Kosova.
Dikush mund të thotë se jemi në demokraci dhe; thuaj çka të duash, rrej si të tekët, mashtro pa masë, kryesore popullit hidhi hi syve që mos të shikon as çfarë po i ndodh para hundës se tij. E para hundës se popullit të Kosovës po ndodhin gjëra tmerrësisht të çuditshme: po fluturojnë gomarët!?

Korrik, 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arif Molliqi: Estetikë gjaku
» Arif Molliqi: Te rrasa e zogut
» Arif Molliqi: A blihet nderi me para
» ARIF MOLLIQI - SHAKAXHINJTË KULTUROR
» CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI
» Arif Molliqi: Te rrasa e zogut
» Arif Molliqi: A blihet nderi me para
» ARIF MOLLIQI - SHAKAXHINJTË KULTUROR
» CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi