Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A konsiderohet gjendje e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës?

Shko poshtë

A konsiderohet gjendje e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës? Empty A konsiderohet gjendje e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 15, 2009 7:02 pm

A konsiderohet gjendje e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës?



Pas fletarrestimeve që shpërndau Serbia, cila proveniencë e organizuar politike në Kosovë do të shpallte gjendje të jashtëzakonshme dhe do të shqyrtonte e do të riproblematizonte fenomenin e demobilizimit pa kush të UÇK-së që e imponoi në mënyrë shumë poshtëruese administrata ushtarake policore e UNMIK-ut menjëherë pas lufte, në vitin 1999? Në mungesë të lidershipit të faktorizuar politikisht, Kosova duket se lundron në mëshirën e anarkisë ndërkombëtare dhe të mosmarrëveshjeve të tyre lidhur me statusin aktual të Kosovës, disa brigadave të administratorëve evropianë që kanë aplikuar nëpër konkurset e shpallura të qyteteve nëpër shtete të Evropës, ku kërkoheshin “ekspertë” për ta “demokratizuar” standardin e paqes pa liri në Kosovën shtet të pavarur dhe të riokupuar nga rikonfigurimi i OKB-së (qershor-shtator 2008). Kosova ka mbetur në duart e shoqërisë së organizuar civile, e cila e orkestron apatinë e krizës humanitare politike nëpërmjet medias së instrumentalizuar. Gjakpirësit profiterë ushunjëza të kësaj paqeje, profiterët shqiptarë që po pasurohen në kurriz të mjerimit të paparë të popullatës shqiptare në Kosovë, janë bërë pararojë e atyre që administrojnë sovranitetin e Serbisë të quajtur 1244. Duke pranuar të gjitha të ashtuquajturat standarde politike, Kosova për dhjetë vjet ra në këtë shkallë të shtetit të pavarur që e administrojnë ndërkombëtarët “neutralë” ndaj pavarësisë, kështu që inercioni i standardeve po vazhdon edhe sot, dhe kjo u pa (jo vetëm) në shpërndarjen e fletarresteve që shpalli Serbia kundër ushtarëve çlirimtarë të Kosovës. Nëse kjo ofensivë serbe kundër ushtarëve shqiptarë të Kosovës bëhet kokë më vete nga shteti terrorist i Serbisë, atëherë pse heshtin Këshilli i Sigurimit dhe BE-ja? Kjo dëshmon se miratimi është i qartë dhe se Serbia nëpër etapa kohe po i realizon ngadalë kushtet që kishte imponuar gjatë marrëveshjes së Kumanovës, që të formësohet sipas këtyre kushteve “formati (sui generis) i pavarësisë”. Tashmë zyrtarisht 5% serbë në Kosovë kanë zyrtarizuar shtetformimin e tyre në bazë të kushteve (standardeve) që i plotësuan 95% e shqiptarëve. Se ende edhe sot implementohen standarde, dëshmoi edhe vizita e Solanës. Nga ana tjetër, opozita dhe pozita në Kosovë, sillen konform disa akteve juridike që i kanë miratuar vetë në Parlament, dhe që janë vetëm në letër, të cilat nuk implementohen, madje sa më shumë që e pranojnë shtetin e Kosovës shtetet e tjera ndërkombëtare. Është krijuar opsesioni se pranimi i shtetit të Kosovës nga shtetet e tjera është një dëshmi se në Kosovë çdo gjë po zbatohet sipas marrëveshjes së Ahtisarit. Alternativë nuk ekziston në skenën politike të Kosovës, diçka që do të ishte përgjigje ndaj sfidave që bëjnë “neutralët” ndaj pavarësisë dhe që njëherësh janë faktorë vendimmarrës në Kosovë. Pra nuk konsiderohet situatë e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës, që do të thotë shkelja e pavarësisë së Kosovës. Nëse këto shkelje i bëjnë pikërisht “mbikëqyrësit” “neutralë” ndërkombëtarë (lexo: evropianë) atëherë paraqitet fobia se shqiptarët janë shumë të vegjël që t’u dalin përballë këtyre përbindëshave. Po por shqiptarët, a nuk mund të dalin edhe zyrtarisht ta konstatojnë situatën e jashtëzakonshme që po ndodh në shkeljen drastike të pavarësisë së shtetit të Kosovës, dhe kjo nuk kërkon asnjë fuqi më të mëdha sesa një fuqi deklarimi publik, që do të mbështetej nga verdikti i popullit. Kjo është frikë: mos po e mohojmë ne pavarësinë! Jo, përkundrazi, Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim prapa, por pavarësia duhet të mbrohet nga ata që e shkelin, kushdo qoftë që e shkel. Ata që i ndjek fletarresti serb duhet të shohin (si edhe opinion i gjerë) se askush nuk i mbron. Kështu, duke konstatuar pavarësinë, nuk bëjmë asgjë, qëndrojmë status quo. Gjendja realisht ashtu si është pa e spekuluar me qëndrime politike deklarativizmash pompoze dhe boshe që nuk i bien bukur realitetit konkret. Kjo situatë duhet të konfirmohet zyrtarisht dhe publikisht, në Parlament, ai është aty ta mbrojë Kushtetutën, të konstatohet, të deklarohet dhe të mos mendojnë se edhe opinioni i gjerë mendon ashtu si veprojnë liderët e tyre në pushtet dhe në opozitë, të cilët janë shndërruar në vasalë të verbët të atyre që haptas po e shkelin pavarësinë e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi