Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdojnë grevën veteranët e UÇK-së

Shko poshtë

Vazhdojnë grevën veteranët e UÇK-së Empty Vazhdojnë grevën veteranët e UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 15, 2009 7:06 pm

Vazhdojnë grevën veteranët e UÇK-së

Elida Hamza




Vazhdojnë grevën veteranët e UÇK-së UQK

Prishtinë, 15 korrik-Një grup i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bllokuar rrugën “Agim Ramadani”, në shenjë pakënaqësie për mos zbatimin e Ligjit për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Ndërkaq Policia, e cila gjendet në vendin e ngjarjes, u ka kërkuar protestuesve që ta hapin rrugën për qarkullim, pasi protesta nuk ishte paralajmëruar paraprakisht. Protestuesit pohuan se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Xhevdet Qeriqi, kryetar i shoqatës të invalidëve të luftës, pohoi se do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe se janë lodhur nga premtimet e kota dhe gënjeshtrat e bëra nga institucionet e Kosovës. “ Ne, do të qëndrojmë bindshëm në këtë situatë, deri sa të miratohet ligji për veteranët e luftës, qoftë edhe nëse ajo procedurë do të zgjas 1 apo 2 muaj, ne nuk do të ndalemi” tha Qeriqi. Ai tha, se më vonë do të ndërmerret diçka nga të gjithë protestuesit, por ende nuk kanë vendosur se çka.
Ndërkaq Muhamet Kuka, njëri ndër protestuesit, bëri të ditur se kishte ardhur nga Amerika për të luftuar për lirinë e Kosovës përball me armikun, dhe se sipas tij, qeveritarët dhe institucionet e Kosovës, nuk lodhen kurrë nga premtimet e kota dhe gënjeshtrat e tyre. “ Qeveria, na ka zhgënjyer të gjithëve edhe veteranëve, edhe invalidëve, por edhe dëshmorëve që kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë për lirinë e Kosovës”. Sipas tij luftëtarët në vitin 1941, i kanë pasur të gjitha kushtet gjithashtu edhe i kanë trajtuar me ligj, ngase me të drejtë kanë pasur përparësi, kurse tani sipas tij, nuk veteranët aspak nuk merren për bazë nga institucionet e Kosovës. Z. Kuka pohoi se shokët e tij invalid kanë varë vetën nga skamja si pasoj e mos ndihmesës e institucioneve. Gjithashtu ai bëri të ditur, se nëse nuk përmbushet diçka deri në orën 18, do të merren masa, ndërkaq se çfarë masa janë këto, ai pohoi se do ta shohin të gjithë. Kuka pohoi se qeveritarët nuk respektojnë as fëmijët e dëshmorëve as nënat e tyre dhe se sipas tij, ata përfundimisht nuk e meritojnë të jenë në ato postë ku edhe gjinden sot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi