Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur

Shko poshtë

Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur Empty Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 1:04 am

Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur U1_VangjushThomaZikoSERENATA KORÇARE, E NJOHUR DHE E PANJOHUR

Nga Vangjush Ziko

Në fjalorin shpjegues të gjuhës shqipe dhe botimet tona enciklopedike na jepet shpegimi i veçorive dhe vendit të lindjes të serenatës,por në to nuk përmendet fare togfjalëshi "serenata korçare".Edhe vetë qyteti im,që e këndoi i pari serenatën në Shqipëri,nuk ka bërë asgjë për ta përjetësuar simbolikisht dhe figurativisht atë.
Mos po e teproj me këto kërkesa "lokaliste"?
Në kujtimet e shkruara nga violinisti Vasil A. Ballauri (1898-1962) me titull "Një dritare në historinë e muzikës korçare"(1840-1940)" shkruhet se në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë u krijuan "paretë"(shoqëritë) dhe i dhanë hov zhvillimit të ndjenjave muzikore qytetare në Korçë.Këto "pare" filluan të këndonin "cantata",që ishin folklori i parë qytetar korçar.Ato dalloheshin nga krijimet e mëparshme vokale dhe instrumentale për motivet dhe ngjyrën e tyre lirike.Këto motive i sillnin dhe i krijonin të rinjtë korçarë që kishin shkuar për studime apo me punë jashtë vendit.Në këto këngë ndihet aroma e muzikës mesdhetare,që vinte nga Joni dhe Adriatiku,ato ishin jehona e serenatave të kënduara në Barcelonë,Napoli,Venetik,Korfuz.Ato vinin nga vendet ku gjinia e serenatës kishte marrë hov që në shekullin e tetëmbëdhjetë.Kjo jehonë e kësaj muzike kumboi për herë të parë në vendin tonë në rrugët e qytetit të Moravës.Këto këngë lirike,në fillim,shoqëroheshin me buzuk dhe me fyell e,më vonë,me mandolinë dhe kitarë
Si e gjetën këtë shteg për në qytetin e Korçës këto krijime muzikore lirike;pse,pikërisht,jehuan këtu e njëqind e pesëdhjetë vjet më parë këngë të tilla:"Oh,nema dashurinë","O moj ti me syt'e zinj",Lul'e bukur porsi dielli","Syçkat e kaltëra","Perëndeshë e bukurisë","Dashuria është djallush" etj.,që e shpallnin dhe i këndonin dashurisë pa drojtje botërisht nën dritaret dhe ballkonet e shtëpive?!
Mandolinës dhe kitarës i bihet duke prekur lehtë telat e tyre me mollëzat e gishtërinjve të dorës,me gishtëinjtë e dorës së djathtë përkëdhelen telat mbi gropëzën e instrumentit,kurse me të majtën,me atë që është nga ana e zemrës,komandohet dendësia e amplitudës së dridhjes së tyre.Ishte pra,zemra e kitaristëve korçarë që i transmetoi këtij instrumenti muzikor motivet e reja,që e kishin robëruar këtë zemër,zemrën e hapur drejt botës dhe Mesdheut.Kjo zemër,në mënyrë intuitive,ndiente lidhjet e veta me pellgun ku patën jetuar pellazgët!
Kështu filloi që në gjysmën e dytë të shëkullit të nëntëmbëdhjetë,rreth viteve '50-'60 të tij dhe në vazhdim,u konsolidua plotësisht në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë serenata korçare.Ajo bëri për vete zemrat e të rinjve korçarë,të cilët,jo vetëm e këndonin,por edhe e krijonin vetë atë.
V.Ballauri përmend "paretë" e famshme të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të nëntëmbëdhjetë,atë të G.Markos,S.Ramizit,N.Piastos,V.Mitkos,Th.Lakos,K.Kaçirotit,L.Osmanlliut etj.
Kristaq Bimbli nëntëdhjetëvjeçar,një nga këta djem të serenatës të viteve njëzetë të shekullit të kaluar,dëshmon se në Korçë kishte shumë grupe serenatistësh.Çdo mëhallë e qytetit kishte grupin e vet,që ngrihej në fillim mbi bazën e lidhjeve familjare e fisnore.Kështu,ishin : grupi i Bimbllarëve më i vjetri(me këngëtarë dhe kantautorë si Spiro dhe Llambi Bimbli),Ballaurët,Kondilët,Saraçët,grupi i Naçove etj.Midis këtyre grupeve përmendet për nivelin më të lartë të mjeshtërisë,ai i përbërë nga Kristaq Niço(Financa),Tirkë Dako,Nodha Lako dhe Lipe Kajno.
Grupe serenatistësh pati jo vetëm në qytetin e Korçës,por edhe në fshatrat perreth,si Dardha,Drenova,Boboshtica,Polena.
Këto grupe tekstet i krijonin vetë,por shpesh edhe duke bashkëpunuar me krijues apo poetë të mirëfilltë si Loni Llogori,Thanas Rodhe,Taqi Mborja,Llambi Bimbli etj.Midis këtyre teksteve të serenatave kishte krijime origjinale si dhe përkthime të teksteve të serenatave italiane dhe greke.
Ndër serenatistët më të rinj kantautorë të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë dhe deri sot,përmenden:Sotiraq Mite(Raqka),bilbili dhe princi i serenatës korçare në mezin e shekullit të kaluar;Ligoraq Qano,Naskë Bicolli,Ilkë Vinjau,Tomi Kondakçi dhe Mihallaq Andrea,një nga kantautorët më të mëdhenj të serenatës korçare.Këngëtare lirike si Eli Fara dhe Ermira Babaliu kanë kontribuar dhe kontribuojnë ne përhapjen e serenatës brenda dhe jashtë vendit.
Serenata e nxori këngën korçare nga sofra e ngushtë familjare apo nga mejhanet,në rrugën e madhe të zhvillimit dhe të emancipiomit të brendise dhe formes se saj.Serenata solli kulturë qytetare,kultivoi moralin e ri qytetar,etikën e re.A mos ishte një gjë e vogël kjo!A nuk hapte kjo dyert e emancipimit shpirteror,e afrimit me botën e qytetëruar europiane.Ajo ishte një nga lajmëtaret e para të këtij afrimi dhe lidhjeje me botën e qytetëruar.
Kushtet për përhapjen dhe zhvillin e serenatës i kishte krijuar Shkolla e parëShqipe,Gjimnazi,Republika Autonome e Korçës,Liceu Kombëtar në gjuhën franceze,Banda "Vatra",Shoqëria muzikore "Lyra".Gjithashtu, ballot dhe koncertet e shpeshta tradicionale korcare kishin bërë punën e tyre.Si epilog i mbylljes të këtyre aktiviteteve të fundit,ishte bërë serenata "Natën e mirë...".Dhe ec e mos e quaj pastaj Korçën një "Paris të vogël"!
Korça e serenatave u bë një koservator i vërtetë i hapur i zërave dhe instrumentistave muzikore,veçanërisht,mandolinave dhe kitarave;që në këto vite ne Korçë kishte hyrë kitara havajane(Xhuvi Naço-Havaja) dhe benxhoja (Kasulët)...
Ka kaluar një shekull e gjysmë e ca më shumë që jehon melodia lirike korçare,shtatë breza serenatistësh jo vetëm e kanë mbajtur dhe po e mbajnë gjallë atë,jo vetëm e kanë pasuruar dhe po e modernizojnë formën dhe brendinë e saj,por i kanë dhënë serenatës një njohje mbarëkombëtare brenda dhe jashtë Shqipërisë.Ajo është bërë simbol i Korçës,që e lindi.Serenatën korçare e këndon sot tërë Shqipëria!
Serenata pret,me të drejtë,të përjetësohet,pret që vetë Korça t'i ngrejë një përmendore të denjë pjellës së vet te mrekullueshme dhe magjike,simbolit,jo vetëm të artit vokalo-instrumental,por edhe të emancipimit shpirtëror;kitara korçare po pret të ngjitet ne piedestal;fjalorët dhe enciklopeditë le ta shkruajnë pa lëkundje me gërma të mëdha togfjalëshin SERENATA KORÇARE!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi