Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu shkon n’deti

Shko poshtë

Sejdiu shkon n’deti Empty Sejdiu shkon n’deti

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:30 pm

Sejdiu shkon n’deti


Sejdiu shkon n’deti Heder_5-490x320


Nga Express

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu këtë të shtunë, do të nisë pushimin e tij vjetor.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, që nga dita e shtunë, 18 korrik, do të jetë disa ditë në pushim”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës për Informim të Presidentit të Republikës.

Në komunikatë nuk sqarohet se sa ditë dhe në cilin vend do të pushojë Shefi i Shtetit.

Madje këtë informacion nuk e ka dhënë as zëdhënësi i tij, Xhavit Beqiri.

“Presidenti, së bashku me familjen e tij, do të qëndrojë në pushim vjetor për një javë apo dhjetë ditë”, ka thënë Beqiri për Express, të premten.

Zëdhënësi i Presidencës nuk ka dashur të zbulojë vendin ku do të verojë Presidenti Sejdiu.

“Nuk e di. Ne e respektojnë privatësinë dhe sigurinë e Presidentit”, ka deklaruar Beqiri përmes telefonit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi