Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Trajtim i padrejtë

Shko poshtë

Daci: Trajtim i padrejtë Empty Daci: Trajtim i padrejtë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:31 pm

Daci: Trajtim i padrejtë



Daci: Trajtim i padrejtë Jetmir.idrizi_ldd-daci4-490x320


Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci - duke komentuar vendimin e BE’së për ta lënë Kosovën jashtë procesit të liberalizimit të vizave - tha se kosovarët nuk e meritojnë të trajtohen si zhugana. Këtë deklaratë ai e bëri në Viti, ku promovoi kandidatin e LDD’së për Kryetar të këtij qyteti.

Nga Express

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci është shprehur i revoltuar me faktin se Kosova, ndryshe nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, u la jashtë procesit të liberalizimit të vizave.

Në një tubim me simpatizantë të tij në Viti, ku edhe promovoi kandidatin e LDD’së Sokol Halitin për Kryetar të këtij qyteti, Daci tha se kosovarët nuk e meritojnë këtë trajtim.

“Kosova është eksperiment, është produkt i përbashkët i ndihmës se fuqishme ndërkombëtare për shuarjen e fashizmit nga trojet e Kosovës dhe për lindjen e Kosovës si shtet. Atyre që e bënë këtë gjithnjë u falënderojmë përzemërsisht, por në qoftë se Kosova është fëmijë i përbashkët i kosovarëve dhe i bashkësisë ndërkombëtare, nuk e meriton karantinën as të virusit të derrit dhe as një trajtim si të zhugaft”, tha Kryetari i LDD’së.

Ai shtoi se kufijtë e Kosovës tash e dhjetë vjet kontrollohen nga bashkësia ndërkombëtare.

“Një pjese e këtyre standardeve nuk është as përgjegjësi as faj i Kosovës, pasi kufijtë në përgjithësi, nga 1999 i kontrollon bashkësia ndërkombëtare dhe për atë pjesë ajo duhet ta marrë pjesën e përgjegjësisë së vet”.

Megjithëkëtë, Nexhat Daci kritikoi edhe Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës, të cilët, sipas tij, nuk kanë sjellje prej burrështetasve.

“Lidershipi aktual shtetëror po sillet si udhëheqësi e një autonomie që nuk i duhet askujt fare. Liderët duhet të sillen si njerëzit e parë të shtetit të pavarur dhe sovran”, tha Kryetari i LDD’së.

Ai tha se LDD do të përpiqet me të gjitha forcat t’i detyrojë udhëheqësit e Kosovës që të sillen si burrështetas.

“LDD do ta përkrahë fuqishëm këtë koncept, pasi që di ta respektojë shtetësinë e vet, di t’i respektojë qytetarët e vet dhe tek e fundit di ta respektojë familjen e vet. Në të kundërtën, nuk do t’i dëgjojmë dhe respektojmë në asgjë”, shtoi Daci.

Duke prezantuar kandidatin për Kryetar të Komunës se Vitisë, Sokol Halitin, Kryetari Daci ka theksua se bëhet fjalë për kandidat me cilësi shumë të larta profesionale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi