Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar

Shko poshtë

Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar Empty Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 19, 2009 2:44 am

Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar U1_CerkinBytyciNë Stuttgart të Gjermanisë

U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar

Nga Çerkin Bytyçi

Përgatitur nga Lekë Preçi, ditë më parë, në Gjermani, doli nga shtypi, një libër i rëndësishëm kushtuar 25-vjetorit të themelimit dhe të veprimtarisë së suksesshme të Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani. Është ky botim që në të vërtetë pasqyron një veprimtari të pasur të zhvilluar gjatë një qerek shekulli të bashkatdhetarëve të mërguar në Landin e Baden Württembergut të Gjermanisë, të cilët (shqiptarët e besimit katolik), të organizuar në një subjekt të rëndësishëm që zyrtarisht njihet si Famullia Katolike Shqiptare “E Lumtura Nëna Terezë”, me seli në Stuttgart, paraqesin një bashkësi të madhe të të mërguarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar U1_KopertinaKy libër që është ndër të parët, paraqet një përmbledhje të aktiviteteve dhe punës së frytshme të këtij Misioni. Të dhënat e shumta, fotografitë dhe dokumentet e prezantuara në këtë monografi, janë dëshmi e një angazhimi të rëndësishëm të misionarëve, veprimtarëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në këtë nënqiell, për shërbesa fetare, veprimtari humanitare, sociale, kulturore e të gjithmbarshme, në nderim të punës të të cilëve u hartua ky botim me vlerë.
Misioni Katolik Shqiptar në Stuttgart, siç thuhet në fjalën hyrëse të autorit, ka qëndruar dhe vazhdon të qëndron vatër e fortë e mbështetjes së shpresës, mbështetjes së besimit dhe ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar të bashkëatdhetarëve tanë. Ndaj, monografia e botuar ditë më parë, do të jet dëshmi më e mirë e shkruar për këtë organizim të mrekullueshëm.
Libri ka 100 faqe dhe me shumë fotografi me ngjyra, paraqet një botim ekskluziv të shtypur në kualitetin e nivelit më të lartë. Gjeneratave të tashme e të ardhshme do tiu shërbej si burim informacioni për organizimin dhe punën e sukseshme të kësaj Famullie që vepron nga viti 1984, në Stuttgart.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi