Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese Empty Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 11:25 am

Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese U1_bilall_maliqiDASHURIA BOTË E ZJARRTË MOTIVUESE

(Sabit Rrustemi “Prekje hyjnore”, Bukuresht 2009, faqe 97).

Nga Bilall Maliqi

Ndër të rrallët shkrimtarë që janë përkthyer në gjuhë tjera, e që shkrimet e tij zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare është edhe shkrimtari Sabit Rrustemi.
Të flasësh për krijimtarinë poetike të Sabit Rrustemit, nuk mundemi pa e potencuar edhe këte se është shkrimtari i parë Kosovar që burgoset për shkak të botimit të një tregimi ditën kur shpërthyen demonstratat shqiptare për pavarësinë e Kosovës.
Sabit Rrustemi autor i disa librave me vlera të begatshme artistike, ku në librat e tij mund të gjejmë tema të ndryshme të stolisura me figura të ndryshme letrare, e që e bëjnë njërin nga poetët më të talentuar të Kosovës.Poeti Rrustemi ka një rezhim të fortë ndaj shkrimeve të veta, në këtë kontest poezia e tij e çfarëdo motivi qoftë ka artin e veçantë të thurrjes së vargut, poezia e tij paiset me një gamë të gjërë motivuese nëpër etapa kohore të shkrimit.Te ky shkrimtar lexuesi mund të gjej fshehtësitë shpirtërore me të cilat shpalos emocione, botën intime duke i lidhur me dukuritë kohore.Kur jemi te vlerat që posedon ky shkrimtar, e që është i përkthyer në gjuhë tjera, para nesh këtyre ditëve del libri i tij me poezi i përkthyer në gjuhën rumune nga poeti dhe përkthyesi Baki Ymeri.

Prekje hyjnore

Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese U1_SabitRrustemiPërmbledhja me poezi “Prekje hyjnore” (Atingere divina), e shkrimtarit Sabit Rrustemi , e zgjedhur dhe e përkthyer në gjuhën rumune len të kuptojmë se libri në fjalë ka një art të veçantë, është punuar nga autori me një përkushtim të madh.Një mori e poezive të përkthyera në këtë libër përbëhen me një gamë të gjërë motivuese, ato kanë një strukturim të veçantë, duke vënë në qendër të vëmendjes aspekte dhe ngjarje me rëndësi kohore nëpërmjet unit të tij poetik, duke shpalosur rrjedha të historisë dhe motive tjera që e kompletojnë këtë përmbledhje poetike.
Në aspektin tematik poezitë e përkthyera përbëjnë një kolorit motivesh që paraqesin realitete kohore në kontestin social, patriotik dhe të dashurisë e që e bëjnë librin me vlera të konsiderueshme letrare, duke dalë ballë për ballë edhe me lexuesit rumun me vargjet e përkthyera të këtij libri hyn thellë në botën reale dhe shpirtërore të shkrimtarit dhe popullit të tij të shumë vuajtur shekuj me rradhë.
Libri është i ndarë në cikle. “Ëndrra e jetës sime”, ku janë të përkthyera diku njëzetë e tri poezi, “Dhembje lirike”, të përkthyera njëzetë e pesë poezi, “Rizgjimi i Dardanisë”, të përkthyera pesë poezi dhe cikli tjetër me shtatë poezi mbetet në gjuhën shqipe e titulluar “Këngë dashurie”.

Dashuria si koncept

Duke e lexuar ciklin me shtatë poezi në gjuhën shqipe para nesh del një botë e zjarrtë vargëruese që del nga shpirti i autorit.Metaforat që i ka futur në vargje janë interesante dhe të strukturuara me mjeshtri dhe afinitet poetik.Bota e dashurisë si koncept e ka futur thellë të ballafaqohet më këtë motiv me shprehje dhe vargje inventive .Dashuria paraqitet në dy segmente, dashuria ndaj atdheut dhe dashuri shpirti, të cilat me mjeshtri i transmeton përmes vargjeve poetike.
Dashurinë shkrimtari e paraqet të pastër, pa intriga thjesht paraqet një peizazh të vrullshëm shpirtëror se:

“Nuk kam fjalë
Njëmend nuk kam
Për ta përshkruar në këtë çast
Atë që ndjej për ty
Qoftë dashuri
Qoftë dhembje”

Vrulli poetik i Sabit Rrustemit, kur është fjala te ky motiv shprishë tërë atë zjarr që ka brenda shpirtit.Nuk mund të jetë i qetë para protagonistes që fshihet në brendi të vargjeve poetike të kësaj poezie, por edhe të poezive tjera që e shoqërojnë këtë cikël poetik.Poeti e hap zemrën nuk e fsheh tërë atë dashuri që ndjen në këtë poezi përkushtuese, pra nuk është i mbyllur karshi Hyjneshës së tij, të paprekshmes së tij, të dëshirueshmes së tij etj, etj, por përmes vargjeve flet me të, i thotë:

“Jeta ime e virgjër je ti
Dashuri që nuk preket as pjesëtohet...”

(poezia “Ora e lumturimit).

Ose

“Hyjnesha ime
Hyjnesha ime

Ti që orë e çast
Shprush e kënaq
Veten tënde
Veten time”

(Poezia “Post festum një përjetimi).

Ky cikël është i begatuar edhe me poezi tjera të cilat shoqërohen me të njëjtin motiv me të cilat ndeshet lexuesi.Në situata të tilla, poeti është frymëzuar me elemente që përnjëherë lexuesin e fusin në botën e adhurimeve (të dashurisë), sepse në jetën e përditshme në aspektin e dashurisë shumica e lexuesve e gjejnë veten para kësaj sprove e cila është e natyrshme.
Përmes rrugës poetike të këtij cikli poeti Rrustemi vazhdon me të njëjtin tretman dhe vrull edhe në gjashtë poezitë tjera si:/Luledashuria/Nusërim i fjalëve/Dëgjoje këtë muzikë Ilire/Post festum një përjetimi/Ëndrra që nuk po e shoh/ dhe /nën qerpikun tënd/, të cilat e bëjnë një tërësi të poezive më të bukura të Sabit Rrustemit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi