Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova akoma nuk i di kufijte e vet

Shko poshtë

Kosova akoma nuk i di kufijte e vet Empty Kosova akoma nuk i di kufijte e vet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 11:47 am


Kosova akoma nuk i di kufijte e vet


19.07.2009
Vija kufitare e shtetit të Kosovës nuk është e shënuar dhe nuk dihen saktë kufijtë me asnjërin shtet fqinj, ndërsa institucioneve të Kosovës nuk u bëhet vonë për definimin dhe shënimin e vijës kufitare me asnjërin nga shtetet ...
... fqinje, përderisa shtetasit kosovarë në brezin kufitar çdo ditë përballen me autoritetet e disa prej vendeve fqinje që i konsiderojnë ato territore si të vetat, shkruan e përditshmja "Koha Ditore".
Procesi i demarkacionit nuk ka përfunduar as me Maqedoninë, ndërsa gazeta shkruan se sipas kryetarit të Grupit për demarkacion, Behar Selimi, i cili njëherit është edhe shef i Policisë kufitare, ka mbetur edhe rreth 2% e vijës kufitare pa u definuar dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Përveç me Maqedoninë, vija kufitare e Kosovës është e padefinuar edhe me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Sipas Selimit, me Shqipërinë dihet përafërsisht vija kufitare, mirëpo problematike mbetet vija kufitare me Malin e Zi dhe me Serbinë, ku për shkak të paqartësive shpesh janë paraqitur probleme mes banorëve të zonave kufitare dhe autoriteteve kufitare.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës, sipas zëdhënësit Memli Krasniqi, nuk e ka fare në agjendë sanimin e gjendjes dhe shmangien e konflikteve. Duke thënë se çështja e kufijve është pjesë teknike dhe me demarkacion do të rregullohet, Krasniqi nuk ka folur për afate apo për punën që është duke bërë Qeveria në këtë drejtim.

“Kufijtë janë të definuar dhe të njohur ndërkombëtarisht, kështu që pjesa teknike me demarkacion do të ndodhë edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi, e në të ardhmen edhe me Serbinë. Vija me Serbinë ekziston, është definuar shumë më herët, me siguri që ka pjesë që duhet të definohen, por nuk mundemi të bëjmë proces me Serbinë kur Serbia nuk na pranon si shtet”, është shprehur Krasniqi.

As KFOR-i nuk është prononcuar për çështjen e kufijve, ndërsa edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, EULEX dhe ICO, janë të distancuar sa i përket demarkacionit me shtetet fqinje. /KohaDitore/Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi