Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shala: Qeveria po shmang problemet reale

Shko poshtë

Shala: Qeveria po shmang problemet reale Empty Shala: Qeveria po shmang problemet reale

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 10:46 pm

Shala: Qeveria po shmang problemet reale



Shala: Qeveria po shmang problemet reale Blerimi-490x320


Nga Express

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, ka akuzuar Qeverinë se po largon vëmendjen e opinionit nga problemet reale, duke u marrë me deklarata të kota dhe përplasje me opozitën.

Shala thotë se në PDK dhe në Qeverinë e Kosovës ekziston një qasje e shmangies, e spostimit të vëmendjes dhe përqendrimit prej rasteve konkrete në të ashtuquajturat përplasje midis PDK-së dhe AAK-së.

“Përplasjet e tilla nuk i nevojiten Kosovës. Kosovës, dhe para se gjithash Qeverisë së Kosovës i nevojitet që të trajtojë problemet shumë konkrete, të cilat faktikisht kanë filluar ta vërshojnë Kosovën”, thotë Shala, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se probleme si liberalizimi i vizave, anëtarësimi në OKB, statusi ndërkombëtar i Kosovës, marrëveshja eventuale EULEX-Qeveri e Serbisë, termocentrali “Kosova e Re” etj kërkojnë një trajtim serioz prej Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. “Nuk kemi kohë ne për të humbur disa ditë me një deklaratë të kotë të një deputeti, pa marrë parasysh kënd e përfaqëson ai, por Kosova duhet e tëra të përqendrohet në problemet konkrete”.

Duke e komentuar mundësinë e marrëveshjes ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit për gjyqësi, dogana e polici, Shala thotë se këto janë çështje tejet delikate për shtetin e Kosovës. “Ne insistojmë me të drejtë që të respektohet Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës në fuqi e Marrëveshja e Ahtisaarit. Në këtë kontekst bashkëpunimi i komunitetit serb të Kosovës, me autoritetet e Kosovës, por edhe i Beogradit me EULEX-in dhe eventualisht me autoritetet e Kosovës, mund të jetë dobiprurës, vetëm nëse këto marrëveshje do ta konfirmojnë vlerën e Kushtetutës së Kosovës, validitetin e saj, të ligjeve dhe të pakos së Ahtisaarit”.

Çdo devijim në këto marrëveshje, sipas ish-koordinatorit të Ekipit kosovar të bisedimeve sjell kokëçarje të madhe për Kosovën, si për kohën e sotme, ashtu edhe për zhvillimet afatmesme dhe afatgjata.

Shala tërheq vërejtjen se Beogradi po përpiqet ta dëmtojë, madje ta shkatërrojë pakon e presidentit Ahtisaari. Por ai thekson se Qeveria e Prishtinës, EULEX-i, as ICO-ja nuk guxon të ndërmarrë veprime që do ta dëmtonin propozimin e Ahtisaarit. “Kosova nuk ka opsion rezervë. Nuk ka plan B”.

I pyetur për anashkalimin e Kosovës nga procesi i liberalizimit, Shala thotë se në fakt BE as që ka diskutuar për këtë çështje fare. “Dhe tash ne bashkërisht po themi se është një lloj avancimi i pozicionit të Kosovës sepse tash Kosova është në të ashtuquajturën “listën e zezë” të Shengenit. Shikoni pra, Kosova nuk është trajtuar fare”.

“Ne i dimë problemet dhe pengesat brenda BE-së sa i përket vendimmarrjes, për arsye se pesë shtete të BE-së akoma nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Por, ju e dini gjithashtu se në 10 vjetët e fundit është përsëritur pa ia nda nga Brukseli, se Kosova ka perspektivë evropiane”, ka shtuar Shala.

Nënkryetari i AAK-së gjithashtu ka kritikuar drejtuesit e institucioneve se nuk e pranojnë realitetin, ndërsa e proklamojnë si sukses pranimin e pavarësisë nga 62 shtete të OKB-së. “Ne akoma nuk kemi strategjinë e mirëfilltë B, se çfarë duhet të bëjmë, si diplomaci kosovare që të anëtarësohemi në OKB. Anëtarësimi në OKB siç po shihet është kusht pa të cilin nuk bën, edhe për t’u marrë me sport sportistët kosovarë në arenën ndërkombëtare...”

Prandaj, ai thekson se Kosova duhet të bëjë çmos, së pari duke fituar rastin para GJND-së, e pastaj edhe me një diplomaci shumë më intensive të mbërrihet numri i nevojshëm që Kosova të aplikojë dhe të pranohet në OKB, sa më parë që është e mundur.

Ai shpreson që kjo çështje të mund të kompletohet bëhet brenda 3 - 4 vjetësh, ndërsa e quan lajm depresiv për qytetarët deklarimin e zyrtarëve të Prishtinës se kjo nuk mund të pritet as në 5 vitet e ardhshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi