Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania ndihmon Policinë

Shko poshtë

Gjermania ndihmon Policinë Empty Gjermania ndihmon Policinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 11:09 pm

Gjermania ndihmon Policinë


Nga Express

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, kanë dhuruar të hënën në mënyrë solemne donacionin me vlerë prej 50 mijë € për Policinë e Kosovës.

Donacioni ka të bëjë me dhurimin e librave të sferës së sigurisë si: kriminalistikë, planifikim i emergjencave, policia në komunitet, menaxhimi në polici dhe shkathtësi të menaxhimit.

Këto pajisje janë dhënë për Qendrën Kosovare për Siguri Publike dhe për agjencitë e sigurisë publike. Ambasada gjermane ka dhuruar edhe aparat mbushës për aparatet e zjarrfikëse, kompresor për mbushjen e bombolave me oksigjen, kompasa matës (busulla) për Policinë Kufitare, si dhe disa pajisje për vëzhgim në errësirë.
Ambasadori i Gjermanisë, Hans-Dieter Steinbach vlerësoi lartë bashkëpunimin mes OSBE-së dhe QKSPEZH-in në sferën e ngritjes së nivelit të trajnimit të zyrtarëve të agjencive të sigurisë publike.

Ai tha se këto pajisje do të mundësojnë një trajnim jo vetëm teorik, por edhe praktik. “Mbështetja për Policinë Kufitare duhet të forcohet, jo vetëm për të ngritur sigurinë në Kosovë, por edhe që të ndihmojë procesin për liberalizimin e vizave”, tha Steinbach.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili tha se Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, do të pajiset me mjete të sofistikuara teknike duke i ngritur kështu kapacitetet e saj për trajnimin dhe profesionalizimin e zyrtarëve të agjencive që merren me zbatimin e ligjit.

Xhelili e falënderoi Ambasadën e Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme që po ofron për demokratizimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës. “Në këtë frymë është edhe mbështetja që po i ofrohet Qendrës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim. Sukseset tona të deritashme i atribuohen edhe partnerëve tanë”, tha ai.

Ai siguroi që Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar me të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat e saj, me theks të veçantë Policinë e Kosovës, që të jenë në nivel të detyrës dhe të sigurojnë sundimin e ligjit.

Ambasadori i OSBE-së, Werner Almhofer, vlerësoi lartë rëndësinë e Qendrës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim. “Kjo Qendër luan një rol të rëndësishëm dhe e dimë se përfundimi i gjithë kësaj është siguria në Kosovë”, tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi