Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës

Shko poshtë

Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës Empty Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 29, 2009 2:08 am

Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka vijuar sot mbledhjen e saj, ku janë prezantuar disa rezoluta. Ajo e kryetarit Edi Rama, ka paraparë që zgjedhjet të konsiderohen të pa rregullta, e me të janë bashkuar pjesa më e madhe e anëtarëve.



Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës Blushi
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka vijuar sot mbledhjen e saj, ku janë prezantuar disa rezoluta. Ajo e kryetarit Edi Rama, ka paraparë që zgjedhjet të konsiderohen të pa rregullta, e me të janë bashkuar pjesa më e madhe e anëtarëve. Pika më e rëndësishme, duket se ka qenë përfshirja e deputetëve të partisë më të madhe në Parlament ose jo, pikë e cila me sa duket janë bashkuar të gjitha palët kundërshtare. Në një far mënyre, hyrja në Parlament do të thotë njohje e legjitimitetit.
Megjithatë, një nga eksponentët e partisë Ben Blushi, ka rideklaruar edhe një herë që Edi Rama duhet të largohet nga kreu i partisë, duke zbatur kështu statutin. Sipas Blushit, statuti është kontrata që PS ka me anëtarët e saj dhe ai duhet të zbatohet.
“Në këto zgjedhje nuk janë plotësuar standardet. Por megjithatë PS nuk ka marrë mandadet e duhura për të qeverisur vendin. Partia Socialiste duhet të përfshihet në Parlament dhe të mos bëhet parti që braktis institucionet. Për shkak se nuk na u dha mandati nga shqiptarët, PS ka detyrimin të hyjë në një proces normal”, tha Blushi për mediat para pak momentesh. Ai shtoi më tej se mandati i kryetarit nuk është më në vullnetin e Edi Ramës, por të statutit të partisë, i cili është i qartë në këtë drejtim. “Pozicioni i Edi Ramës nuk është më në vullnetin e tij. Statusi është kontrata që Partia Socialiste ka me anëtarët e saj. Mandati i Ramës është ndërprerë”, tha Blushi. Ndërsa Pandeli Majko, i cili ka qëndruar më shumë prapa skene gjatë kësaj periudhe, theksoi se rezoluta e Ramës, ishte më racionalja. Edhe Majko ka nënvizuar se zgjedhjet nuk plotësuan standardet e kërkuara, ndërsa ka shtuar se legjitimiteti i zgjedhjeve ishte i cunguar. Asambleja pritet të therrasë kongresin e jashtëzakonshëm në fund të muajit gusht, i cili do të vendosë për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste. Kreu i partisë zgjidhet nga anëtarësia përmes parimit një anëtar një votë. Ende nuk dihet nëse Edi Rama do të rikandidojë sërish
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi