Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!?

Shko poshtë

Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!? Empty Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 02, 2009 12:08 am

Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!? U1_RefikHasaniNë Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!?

Nga Refik HASANI*

Republika e Serbisë ka ndërmarrë një ofensiv ushtarake-policore , që po kryhet mbi popullatën civile shqiptare, duke mos i kursyer as fëmijët, as gratë e as pleqtë , kundër popullatës shumicë nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës . Qëllim kryesor kan spastrimin e heshtur etnik të territorit nga Shqiptarët nga ky Rajon .
****
Nëse edhe më tej, vazhdohet një kursi i politikës zyrtare Serbe antishqiptare , në kundërshtim me zgjidhjen e drejtë dhe ligjore të çështjes së ksaj Krahine shqiptare , kemi frikën se do të zbraset ashtu lehtas ky rajon , në mënyrën më të heshtur , ashtu pa u vrejtur fortë as nga mediat e as nga faktori ndërkombëtërë . Pas pavarësisë së Kosovës , ndodhi ndërhyrja më brutale e forcave të xhandarmërisë policore mbi popullatën e pambrojtur dhe të pafajshme civile të tri Komunave . Pretekst ishte ai i grumbullimit të armëve dhe i shpërthimit të ,,terrorizmit ” shqiptar . Pati arrestime dhe dhunë të shtuar në Krahinën shqiptare të mbetur nënë sundimin serb . Me këto janë shtuar paksa shkrimet në media të shkruara dhe lektronike . Por megjithëatë , ende jan dhe mbesin në nivelin deklarativ . Mungon reagimi i zyrtarve të lartë , të politikës së Republikës së Kosovës dhe diplomacisë së shtetit Shqiptarë . Kjo është e vërteta dhe që nuk ,mundë të kundërshtohet . Duhet parë me sy kritik edhe disa përkrahje që u janë dhënë liderëve të tri Komunave , lidhur me zgjedhjet për parlamentin e Republikës së Serbisë dhe për Këshillin Koordinues Serbë .
Kemi vizita të shpeshta të ambasadorëve të huaj në tri Komuna, nëse kjo mundë të mirret si një mbështetje e faktorëve të ndryshëm evropian dhe ndërkombëtarë . Jo pse ata kanë bërë ndonjë hap ose ndonjë vepër konkrete në shërbim të zgjidhjes përfundimit të çështjes së Krahinës shqiptare e mbetur ende nën sundimin serbë pas marrëveshjes së Konqulit ! .
****
Duke u nisur prej proceseve të dala nga Marrëveshja Paqësore e Konçulit, të 20 majit 2001 dhe duke u bazuar në garancionet e faktorit ndërkombëtar dhe vendor për implementimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës.
- Konform Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 dhe
- Plaformës së këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
- Çmilitarizimi i Krahinës në suaza të paqes dhe krijimi i një ambienti të qetë dhe stabil për të gjithë qytetarët e këtij rajoni;
- Implementimi i Marrëveshjes së Paqes, realizuar më 21 maj 2001 në Konçul, garantues të cilës ishte prezent dhe garantues faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar;
- Krijimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe kompenzimi i dëmeve materiale të shkaktuara gjatë periudhës së konfliktit të armatosur .
-Integrimi i shqiptarëve në mënyrë proporcionale në strukturat shtetërore, ekonomike dhe civile;
-Shqiptarëve të Krahinës , që përbëjnë shumicën në rajon, t`u njihen të drejtat kolektive rreth zbatimit në praktikë të dygjuhësisë dhe lejimit me ligj të përdorimit zyrtar të simboleve kombëtare, që janë të garantuara edhe me konventat ndërkombëtare;
-Çështja e statusit të Krahinës të zgjidhet në kuadër të integrimeve evropiane, konform Platformës Politike, të miratuar nga këshilltarët e tre kuvendeve komunale: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Edhe njëher të rikonfirmohet vullneti i popullit të mbykqyrur edhe monitoruar nga OSBE-ja , pastaj rezultatet të dorëzohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkësi Evropiane, Këshillit të NATO-së .

Arsyetimi , pse duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s , në Krahinënë shqiptare e mbetur nënë administrimin serbë !

Ushtrimi i dhunës, bastisjet, torturat fizike dhe psikike e popullatës së pafajshme civile shqiptare, si dhe plaçkitjet dhe asgjësimi i pasurisë, dëbimi me dhunë i popullatës civile shqiptare nga ana e forcave policore e paramilitare të pushtetit legjitim serb të Beogradit . Në mënyrë që të kryejnë pastrimin e heshtur etnik të shqiptarëve . Prandaj vetëm keto jan fakte pse duhet të vendoset një mision mbykqyrës ndërkombëtarë afatagjat . Por kur i shtojm edhe mungesa e të drejtave individuale dhe kolektive , atëher zgjidhja e vetme e probemit të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe në Preshevë, është vënia e ksaj Krahine nën mandatin ndërkombëtar paqësor të Kombeve të Bashkuara . Të shkëputet përfundimisht nga sistemi kolonial dhe gjenocidal i Serbisë , duke përfilluar rezultatet e plebishitit popullor nga Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 , kryengritjes së armatosur të bërë nga UÇPMB-ja që u përmbyllë me marrëveshjen e Konqulit nënë prezencën dhe garancin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë .
Statusi final i Kosovës po reflektohet edhe në rajonin e Krahinës shqiptare e mbetur nënë sundimin serbë , e cila kohëve të fundit është stërngarkuar me forca të shumta policore, ushtarake dhe të xhandarmërisë . Veqmas rasti i arrestimve të datës 26 dhjetor 2008 , të cilat paraqesin kërcënime serioz për qarkullimin e lirë të njerëzve e mallrave .
Te qytetarët shqiptarë , vetvetiu shfaqet frika për mundësinë e rikthimit në skenë të incidenteve të dikurshme të viteve 90 –ta , që ishin dhe janë , jo të favorshme për të gjitha bashkësitë etnike , që jetojnë në këtë rajon.
****
Vizitat e shpeshta të ministrit të mbrojtejs , punëve të mbrendshme dhe të vetë presidentit serb z.Boris Tadiq , deklaratat luftënxitëse të këtyre zyrtarëve të Beogradit, nuk kontribuojnë për përmisimin e gjendjes edhe ashtu të vështirë politike të shqiptarëve të ksaj Krahine .
****
Këto deklarata kanë për qëllim tensionimin e situatës në këtë rajon , prodhojnë pasiguri , frikë dhe destabilitet .
Provokimet e reja politike të Beogradit ndaj popullatës shqiptare janë vetëm një pretekst i rrejshëm për të krijuar zona krize të reja dhe konflikte në rajon e më gjerë . Provokimet e tilla nga Beogradi, do t’i prishin marrëdhëniet ndëretnike edhe ashtu jo të mira . Për t’i shmangur këto dukuri në këtë Krahinë , është e domosdoshme prezenca e përhershme , që do të stacionohen në tri këto Komuna , monitorues ndërkombëtarë , si dhe një forcë ndërkombëtare fizike e armatosur . Kjo forcë mundë të krijoj një bashkëpunim me policin multietnike të ksaj Krahine . Pra ngecja e procesit politik, sidomos mosdemilitarizimi i plotë i rajonit , mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore , ekonomike dhe civile , moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura dhe mbi të gjitha mos marrja parasysh:
a-Referendumi 1 e 2marsit 1992 ,
b- Moskonkretizimi i Marrëveshjes së Konqulit , apo të paqes të 20 majit të vitit 2001,
c-Mos respektimi ligjit të amnestisë .
d-Për kategorin e të zhvendosurve shqiptarë , jo vetëm nga tri Komunat por edhe nga qytete të tjera të serbisë nuk
është pranuar zyrtatarisht se ka patur zhvendosje .
Duhet të kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-a, që sa më shpejt të veprojë në parandalimin e krijimit të mundshëm të krizave të paparashikueshme në Krahinën shqiptare . Duhet ngritur dhe ndërtuar një qasje e re , të fillohet një debat në mesë partive politike shqiptare , qeverin dhe parlamentin e serbisë dhe faktorin ndërkombëtarë . Vetëm debatet dhe duke e u marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve nga kjo Krahinë , duke i shtruar qështjet drejt për zgjidhjen e problemeve të hapura të krizës politike dhe ekonomike në këtë rajon , do të kontribonte shumë për paqe, drejtësi dhe stabilitet në këtë anë të ballkanit .
Duhet kërkuar aktivizimin e Platëformës për zgjidhjen e statusit politik të ksaj Krahine , citojm : ,, Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të organizohet si rajon specifik autonom në frymën e Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 ” . Çdo zgjidhje tjetër e statusit politik dhe juridiko-kushtetues e shqiptarëve të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës do të jetë e paqëndrueshme . Problemi i ksaj Krahine , nuk është vetëm problem i të drejtave elementare minoritare , por, mbi të gjitha , është pjesë e pandashme e hapsirës etnike shqiptare . Mirëpo , këtë status të shqiptarëve ndoshta ende nuk duan ta shohin, as ta interpretojnë e as ta cilësojnë ashtu drejt , as politika zyrtare Kosovës dhe diplomacia e shtetit Shqipëtarë . Faktori ndërkombëtarë ka bërë disa hapa , por pas pavarësisë Kosovës ende nuk ka ndonjë strategji të ndërtuara afatgjate . Kështu që , nga një politikë e tillë e ndjekur , është në favor të politikës të Beogradit mbi shqiptarët e ksaj Krahine e mbetur nën administrimin serb .

Alternativë tjetër është ose të shpallet e vdekur marrëveshja e Konqulit ose të vëhet në praktikë ! - Referendumi edhe njëher të rikonfirmohet ! .

Deri më tani edhe shkrimet dhe analizat e thukta gati se kan munguar , në shtypin ditor dhe periodik nga hapsirat tona etnike shqiptare . Veqmas instituconet e Kosovës dhe Shqipërisë , kjo heshtje e këtyre instancave , kjo indifference , për kërkimin e një zgjidhje të qëndrueshme , nënkupton pajtimin me politikën strategjike të Serbisë, që shqiptarët e ksaj Krahine të mbeten pa stataus ende të parregulluar . Diplomacia shqiptare në koordim të ngusht me politikën zyrtare të Kosovës dhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtar të kërkojn në nivelin më të lartë të OKB-së , OSBE-së dhe NATO-s , që qështja e statusit të Krahinës shqiptare ende nuk është zgjidhur dhe kërëkon zgjidhje . Kosova ende nuk është e përfaqësuar në organizmat e bashkësisë ndërkombëtare, kjo mundet dhe duhet të kompenzohet nga diplomacia e shtetit Shqiptarë . Ambasada e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara : Të parashtrojë një raport dhe të mbajë një fjalë rasti , të përshkruaj gjendjen reale , mbi çështjen shqiptare të tri komunave , dhunën dhe burgosjet për shqyrtim dhe debatë . Pse të mos kërkohet dhe ngulet këmbë edhe të miratohet një konluzion apo e ngjashme nga ky organ ! . Gjithmon pa harruar për asnjë qast duke përmendur edhe shqiptarët që ka patur nëpër qytete të Serbisë si , Beogradi dhe qytete tjera që me fillimin e luftës në Kosovë 1998-1999 , u zhvendosun dhe u shpërngulën të gjithë . Gjithmon duke barazuar edhe të drejtat e minoritetit shqiptarë , Boshnjak , Hungarez , Bullgarë dhe të tjerë në Republikën e Serbisë . Sa i përket të drejtave të shqiptarëve duhet vënë një reciprocitet në mesë të drejtave të Serbëve lokal të Kosovës dhe shqiptarë të Krahinës së mbetur nënë administrimin serb . Megjithë këtë , Shqiptarët në Krahinën e tyre , kan disa përparësi dhe karakteristika duke marrë parasysh se janë shumicë dhe gjithmon ishin shumicë në këto Komuna duke ju përballuar shumë sfida të mbijetesës .

*Autori është profesor i Ekonomisë dhe publicit i pavarur nga Malësia e Bujanocit

30.07.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi