Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga aktiviteti i partive politike

Shko poshtë

Nga aktiviteti i partive politike Empty Nga aktiviteti i partive politike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 24, 2008 10:27 pm

Mbrëmë LDK kremtoi 19-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 24 dhjetor - Mbrëmë në mjediset e hotelit "Grand" në Prishtinë, u kremtua solemnisht 19-vjetori i themelimit të Lidhjes së Demokratike të Kosovës, ku përveç zyrtarëve më të lartë të partisë, Presidentit Fatmir Sejdiu, morën pjesë edhe mysafirë të partive të tjera si kreu i PDK-së dhe kryeministër aktual, Hashim Thaçi, ai i AAK-së Ramush Haradinaj e të tjerë. Pas intonimit të Himnit zyrtar të Kosovës dhe atij të Dardanisë, Sabri Hamiti ka lexuar një poezi kushtuar Presidentit dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së Ibrahim Rugova. Më herët Kryesia qendrore LDK-së bëri homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, njëherësh kryetar me post të ngrirë të LDK-së, duke përshëndetur në këtë përvjetor solemn të LDK-së, tha se përvjetorët e kësaj partie kujtojnë punën dhe sakrificën e palodhshme të Presidentit Rugova, por edhe punën që po e bën LDK ja në ngritjen e vlerave demokratike në shtetin e pavarur. "Rezistenca paqësore dhe vënia e themeleve të frymës demokratike të Kosovës, pikërisht në situatat më të rëndësishme dhe bashkërisht me partitë tjera politike ditën të jenë prijetare në ndërtimin e strukturës së çmueshme politike, duke nënvizuar veçanërisht edhe luftën e pandalshme për liri dhe pavarësi", tha Presidenti Sejdiu. Ai theksoi se shteti i Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës sublime të atyre që me mençurinë dhe guximin e tyre u rreshtuan në mbrojtjen e vendit dhe vlerave të përgjithshme demokratike. Ndërkaq për përvjetorin e 19 të të LDK-së tha se është i veçantë për faktin se ky përvjetor manifestohet për herë të parë në Kosovën e pavarur dhe sovrane. "Në kontekst të kësaj çmojmë lartë sakrificën e të gjitha gjeneratave të cilat luftuan dhe mbrojtën me dinjiteti atdheun tonë shtetin e Kosovës", tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu rikujtoi aktivitetin e bashkëkombasve tanë të cilët me vite e dekada dëshmuan se e duan Atdheun e tyre, e duan lirinë dhe demokracinë. "Sakrifica e madhe e Presidentit Rugova dhe guximi deri në flijim i komandantit legjendar Adem Jashari, tregojnë për dëshirën e madhe që shqiptarët treguan për të qenë të lirë, të pavarur dhe sovranë. Andaj, duke falenderuar kësaj sacrifice të këtyre personaliteteve të mëdha të Kosovës, na detyron që të ecim të vendosur drejt horizonteve të reja të vlerave euroatlantike, duke ruajtur frymën tonë të bashkëpunimit me miqtë tanë më të devotshëm, me SHBA të dhe aleatët e tjerë të botës demokratike", tha mes tjerash Presidenti Sejdiu. Ndërkaq nënkryetari i parë i LDK së, Eqrem Kryeziu tha se para 19 vjetëve kur është themeluar LDK ja, ajo kishte tri misione të mëdha: Pavarësinë e Kosovës, homogjenizimin e shqiptarëve dhe qeverisjen e Kosovës nën robërinë albanofobike. Sivjet u sendërtua pavarësia, dhe e veçanta e këtij përvjetori është se është i pari në pavarësinë e Kosovës. "Është mirë t'i bëjmë homazh frymës themeluese dhe kjo frymë ishte e sakrificës, guximit dhe punës së madhe. Asnjë prej themeluesve as që ka guxuar të shpresojë se do të arrijë ta presë këtë liri gjallë. Madje, edhe zyrtarët ndërkombëtarë me përvojë na thoshin: jemi të lumtur që takojmë njerëz që "luftojnë për fëmijët e fëmijëve të tyre", tha Kryeziu. Pasi vlerësoi se themel i veprimit të LDK së ishte politika joagresive, ai tha se ajo bazohej kryesisht mbi një qetësi skajshmërisht të vendosur dhe citoi një thënie të I.Rugovës: "Ujërat e qeta janë më të thella"! Duke folur për sfidat e këtyre 19 vjetëve Kryeziu tha se ato kanë qenë të vështira dhe për shkak të këtyre sfidave, sespe, 19 vjet nuk janë 19 vjet, por janë shumë më tepër. "LDK ishte mburoja që një popull i tërë e farkoi si kërkesë immediate, ultimative për të mbetur gjallë". Duke shtruar një si dilemë se ç'është LDK ja sot", Kryeziu tha se ky është përvjetori i dytë që LDK ja e shënon si partia e dytë në vend. "Kur iku nga kjo botë themeluesi i saj, Presidenti Rugova dhe më parë alteregoja e tij, Fehmi Agani, njerëzit nuk e ndjenin LDK në, si ngrohtësinë e shtëpisë së vet dhe nuk u brengosën për trashëgiminë e vet, për visarin kombëtar, LDK në. U përcaktuam për liderin e ri dhe jemi të bindur se nuk kemi gabuar. Sidoqoftë, humbja e primatit politik ishte një sfidë tjetër dhe vazhdon të jetë", tha Kryeziu, duke shtuar se megjithatë, humbja e LDK së i ka shërbyer shumë pavarësisë së Kosovës, sepse para se të njihej pavarësia e shpallur duhej kaluar provën përfundimtare - transferin e pushtetit prej një partie tek tjetra përmes votës së lirë. Më tej Kryeziu tha se LDK i ka nisur reformat. Sipas tij, ato kanë synim të dyfishtë - kualitetin dhe teknikën. "Me kualitet kemi parasysh kreativitetin dhe ndershmërinë, ndërkaq, me teknikë shumësinë e mekanizmave të partisë për hapjen e saj. Reforma nuk drejtohet kundër unitetit, por ajo që do të dëshiroja do të ishte reformimi individual i secilit prej nesh, sepse nuk besojmë që ka ndonjë pyetje më delikate jo vetëm për ne, por për secilin njeri të gjallë çdo kohë se kjo", tha ndër të tjera Kryeziu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga aktiviteti i partive politike Empty Re: Nga aktiviteti i partive politike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 11, 2009 10:48 pm

U mbajt kuvendi zgjedhor i AGK-së


Sot me 10.01.2009 u mbajt kuvendi zgjedhore i AGK-se (Aleanca e Gruas Kosovare) ne krye me z. Donika Kadaj-Bujupi, Kryetare e AGS-se.

I pranishem ishte dhe Kryetari i AAK-se Z. Ramush Haradinaj.
Ne kata tubim u zgjodh kryesija e re e AGK-se dhe u aprovua, edhe pse disa nga anetaret e vjetra te AGK-se ne fillim nuk u pajtuan me emertimin e anetareve te reja ne AGK.
Supozohet se disa anetareve te vjetra nuk u pelqeu se nuk figurojne ne kryesine e posazgjedhur dhe ky duhet te ishte shkaku i debatimit qe zgajti shume.

Z. Ramush Haradinaj theksoj se kete vit do te punohet si kurre me pare. Kurse veprimit dhe punes se AGK-se do ti kushtohet rendesi e posaqme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga aktiviteti i partive politike Empty Re: Nga aktiviteti i partive politike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 12:41 am

LDK inicion procesin e reformave


Nga Express më 26.01.2009 në ora 17:52

Në pajtueshmëri me synimet e saj për reformim dhe profilizim të strukturave udhëheqëse, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi të hënën që të iniciojë procesin e reformave në të gjitha strukturat e saj.

Po ashtu, kryesia miratoi edhe dinamikën e aktiviteteve nëpër degë, me synim konsolidimin dhe reformimin. “Kryesia e LDK-së dëshiron t'i ftojë publikisht të gjithë qytetarët e Kosovës, parimet politike të të cilëve janë të ngjashme me ato që i mbron LDK-ja, që të përfshihen në këtë proces. Kryesia i inkurajon ata që në këtë proces të shohin një mundësi të mirë për të aderuar në strukturat udhëheqëse të partisë, si dhe për të vendosur vetë për të ardhmen politike të tyre”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

LDK-ja dëshiron të ritheksojë gatishmërinë e strukturave të saj udhëheqëse për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë aktivistët e ish-aktivistët, simpatizantët dhe aderuesit e tjerë në LDK, që të jenë pjesë e këtij procesi.

"Kryesia dëshiron t'i inkurajojë të gjithë qytetarët e Kosovës që të jenë pjesë e vendimeve për të ardhmen e tyre", tha sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj.

Kryesia po ashtu shqyrtoi procesin e deritanishëm të ndërtimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe vendosi që t'u bëjë thirrje të gjitha organeve vendimmarrëse, të ndërlidhura me procesin e ngritjes së Forcës së Sigurisë në Kosovë, që gjatë procesit të shqyrtimit të aplikacioneve për rekrutim në këtë forcë të përfillin të gjitha kriteret profesionale të paracaktuara nga NATO-ja dhe strukturat e tjera të përfshira në këtë proces.

“Ne dëshirojmë të ndërtojmë një forcë të re të sigurisë, e cila do të garantojë stabilitet dhe do të jetë e zonja që në të ardhmen të marrë përsipër detyra të rëndësishme për vendin, prandaj përfillja e profesionalizmit dhe e kapaciteteve specifike duhet të shërbejë si kriter i patejkalueshëm gjatë procesit të rekrutimit të të rinjve”, thuhet në këtë komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga aktiviteti i partive politike Empty Re: Nga aktiviteti i partive politike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 12:41 am

Vazhdon reformimi i degëve të AAK’së


Nga Express më 26.01.2009 në ora 18:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr të hënën vendim që të vazhdojë reformimi i plotë i disa degëve të AAK-së.

“Duke u nisur nga fakti se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur qëllime ambicioze për rezultate që mundësojnë marrjen e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, AAK me kujdes është duke e monitoruar punën dhe përformancën e të gjitha strukturave të partisë”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

Në Komunikatë thuhet se edhe pse shumica e degëve kanë rezultate inkurajuese dhe janë në nivel të arritjes së qëllimeve të AAK-së një numër i degëve është nën nivel të përformancës.

Me këtë rast, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marr vendim që të vazhdojë reformimi i plotë i degëve të AAK-së në: Prizren, Prishtinë, Shtime, Vushtrri, Skenderaj, Drenas – Komoran (funksionimi vetëm si një degë), Malishevë, Lipjan, Mitrovicë (të vazhdohet me procesin).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga aktiviteti i partive politike Empty Re: Nga aktiviteti i partive politike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi