Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse veç shqiptarët në Ballkan duhet të jenë të ndarë në katër shtete?

Shko poshtë

Pse veç shqiptarët në Ballkan duhet të jenë të ndarë në katër shtete? Empty Pse veç shqiptarët në Ballkan duhet të jenë të ndarë në katër shtete?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 12:28 am

Pse veç shqiptarët në Ballkan duhet të jenë të ndarë në katër shtete?

Editoriali

Titulli i editorialit sot parabolizon titullin “Pse shqiptarët duhet të jenë të ndarë në dy shtete” të “The Economist”-it. As me dy fjalë nuk do të “përimtojmë” teza shumë të qëlluara dhe shkencore të gazetës së cituar më lartë, jo për tjetër, por pse në qëllimin shumë të mirë të kolumnistit të “The Economist”, megjithatë hetohet një trohë përpjekje për ta nxjerr nga dehumaniteti politikën tradicionale evropiste, e cila këtyre kohëve e çori maskën e saj. Kjo maskë nuk është vënë veç në copën e fytyrës në “listën e zezë” të “liberalizimit të vizave”, por pikërisht çështja e liberalizimit të vizave, si dhe konstatimet e fondacionit “Friedrich Ebert” që dëshmojnë se Evropa nuk i mbajti premtimet e saj që kishte dhënë pas ndërhyrjes së NATO-s, etj.etj. hapin probleme dhe dilema që krijojnë huti mbi “standardet e dyfishta” politike të Evropës, por ekskluzivisht kur këto “standarde” kanë të bëjnë me shqiptarët, jo veç të Kosovës, por për të gjithë shqiptarët dhe vendin e tyre në trollin kulturor historik të Evropës. Është prekëse deri në lot, insistimi pikërisht i shqiptarëve që t’i pranojë kontinenti i tyre, dhe kjo nuk mund të merret vetëm si përcaktim shqiptar për politikë, por përcaktim i tyre ndaj përkatësisë kulturore të tyre. Por, po ndodhë që po ata (shqiptarët) që më së shumti dëshirojnë dhe insistojnë me ngulm të identifikohen me kulturën e tyre historike evropiane, (e jo me atë lindore) pikërisht këta refuzohen në mënyrën më banale hipokrite nga politika konservatore e përbërë nga struktura majtiste që sot ende qeverisë Evropën Qendrore. Qendra mohon Perëndimi evropian pjesën antike të Ballkanit, konspirativisht e konsideron “lindor” këtë antikë perëndimore dhe harron se nuk ka më shumë se 500 vjet që “qendra” mori nga “perëndimi” antik bazat e humanizmit dhe renesancës, mbi të cilën u ndërtua civilizimi i sotëm evropian. Që është “qëndrimi” për shqiptarë e jo për Kosovën, dëshmon mbetja e Republikës së Shqipërisë në “listën e zezë” të Shengenit. Kjo pastaj i bën transaparente të gjitha qëllimet “e qendrës” në Bruksel, sepse ajo ka paragjykim politik, pasi që prejudikon se liberalizimi i vizave për Shqipërinë, do të favorizonte shqiptarët e Kosovës, ata do të merrnin pasaporta të Republikës së Shqipërisë, sepse të jepen këta pasaporta për shqiptarët e Kosovës, është e drejtë e Shqipërisë. Kështu Kosova si shtet i penguar nga BE-ja, duke marrë pasaporta të Republikës së Shqipërisë, në mënyrën më spontane të zhvillimit të proceseve integruese, do ta shihte absurdin pse të ekzistojnë në Ballkan dy shtete shqiptare, kur të gjitha kombet tjera të Ballkanit kanë shtetet e tyre nacionale. Prandaj është përjashtuar Shqipëria nga Evropa, sepse ajo pikërisht më shumë se të gjitha shtetet e BE-së plotëson standardet e kësaj “bashkësie” e cila nuk ka ardhmëri, pikërisht sepse kontradiktat e saj në “standardet e dyfishta” politike, janë një bombë e tempuar për ekzistencën e një bashkimi kaq politik, aspak juridik (fakti se ende as nuk mund ta përpilojnë një Kushtetutë), BE-ja nuk është juridike, por është vetëm politike. Standardet e saj mbi integrimin, po t’i respektonte së pari vetë Brukseli, integrimi nuk do ta përjashtonte veç integrimin e shqiptarëve në Perëndim (Ballkan). Vetë çështja e insistimit të BE-së për ta ndihmuar Rusinë në copëtimin territorial të shtetit nacional shqiptar pengon integrimin e BE-së, dhe kjo do të jetë e vetmja pengesë që BE-ja të kushtetutizohet, të ligjësohet, të mund të bëjë një Kushtetutë, dhe të mos vazhdojë të jetë një “bashkësi”, “organizatë”, “parti” politike e Brukselit. Në këtë parti politike marrin pjesë shtetet më nacional-socialiste siç janë Spanja, Qipro, Sllovakia, Rumania… por cili shtet i BE-së është me Kushtetutë “shtet qytetar” e jo nacional. Asnjë! Veç Kosova dhe Shteti i Sarajevës, dhe asnjë shtet tjetër. Ja kjo tezë në këtë editorial (të shohim a është profeci apo analizë shkencore) është një provë shkencore se BE-ja nuk do të mund të bëhet shtet i bashkuar (tash është veç organizatë pasi nuk ka Kushtetutë) para se të bashkohet territori i shtetit zyrtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Le të mos llogarisin në “nivelin” e klasës së sotme politike shqiptare, sepse ndryshimet historike janë procese evolutive, dhe nuk varen nga pushtetet dhe nga individët parapolitikë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi