Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes

Shko poshtë

Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes Empty Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:19 pm

Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes

Kryeministri Berisha inaguron ujësjellësin e Gjilekës


Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes BERISHAAA1%20(Small)


Qeveria është e vendosur t’ju ndihmojë juve dhe të bëjë çdo investim në mënyrë që bregu të bëhet një nga zonat më të famshme në Europë për turizmin dhe një nga zonat më të bukura të saj, jo vetëm të Shqipërisë.
Ndaj edhe ne, ju bëjmë thirrje, që të mbillnin sa më shumë ullinj dhe agrume. Dhe ju garantoj për dy gjëra: se do të financojmë çdo rrënjë ulliri dhe agrumeje që do të mbillni në këtë zonë, si dhe do të bëjmë çdo investim për të siguruar vadijen për to. Por nuk duhet që ne të heqim dorë prej tyre.
Kryeministri Berisha vizitoi sot disa fshatra të bregut të Jonit, ku inaguroi një sërë veprash të rëndësishme të infrastrukturës së brendshme. I shoqëruar nga një grup deputetësh, kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano dhe në prani të autoriteteve lokale, Kryeministri Berisha inaguroi ujësjellësin e fshatit Gjilekë. Ky ujësjellës, i cili kap një vlerë prej 41 milionë lekësh, furnizon me ujë 460 familje për 24 orë gjatë gjithë vitit. Ujësjellësi siguron një furnizim të pandërprerë me ujë edhe për periudhën e verës, kur kjo zonës vizitohet nga një numër i madh turistësh.
Kryeministri Berisha duke përshëndetur banorët e zonës u shpreh:
Dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht, t’ju përshëndes ju zoti kryetar, të përshëndes deputetët e pranishëm këtu, të përshëndes të gjithë qytetarët e bregut, si dhe të shpreh kënaqësinë time të madhe se pasi inaguruam këtu vetëm pak javë më parë rrugën më panoramike të Shqipërisë, rrugën më të rëndësishme për turizimin shqiptar, që lidh Vlorën me Gjirokastrën, sot inagurojmë një seri veprash të rëndësishme të infrastrukturës së brendshme të bregut. Inagurojmë rrugën e Palasës, një rrugë me ndriçim, ujësjellësin e Gjilekës, sheshin “Petro Marko” në Dhërmi dhe rrugën Ilias-Manastiri i Shën Theodhorit.
Dua të theksoj se krahas këtyre veprave dhe rrugës së Pilurit, e cila është në ndërtim e sipër, në të gjithë territorin e bregut janë një seri projektesh, me të cilat synojmë t’i japim bregut infrastukturën më moderne. Sapo inaguruam ujësjellësin e Gjilekës, me një investim prej 41 milionë lekë. Së shpejti do të inagurojmë ujësjellësin e Vunoit, i cili do t’i japë ujë Vunoit për 24 orë. Ka përfunduar projekti dhe do të fillojnë punimet për ujësjellësin e Himarës. Ajo çka unë ju premtoj ju, është se qeveria është e vendosur të garantojë furnizimin me 24 orë ujë për të gjitha familjet e bregut; është e vendosur të asfaltojë çdo rrugë dhe rrugicë të fshatrave tuaja, në mënyrë që të lehtësojë jetën tuaj dhe t’i bëjë ato sa më mikëpritëse për turistët që vijnë nga e gjithë bota. Qeveria është e vendosur t’ju ndihmojë juve dhe të bëjë çdo investim në mënyrë që bregu të bëhet një nga zonat më të famshme në Europë për turizmin dhe një nga zonat më të bukura të saj, jo vetëm të Shqipërisë. Janë tenderuar dhe do të fillojnë punimet në rrugën e plazhit poshtë Palasës, rrugët e plazhit në Dhërmi, shëtitorja e Potamit në Himarë, rruga e plazhit në Kakome, rruga e plazhit të Jalës, rruga e plazhit të Lukovës, rruga e plazhit të Livadhës. Nuk po i numëroj të gjitha, por ju garantoj se do të asfaltohet dhe do të sistemohet çdo rrugë e këtyre fshatrave. Në Himarë po punohet për kanalizimet, është gati projekti për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Projekte të tilla do të bëhen në çdo qendër banimi, ku është e nevojshme për të garantuar standartet më të mira evropiane të pastërtisë së ujërave të bregdetit tonë.
Unë shfrytëzoj rastin të përshëndes nga bregu, zgjedhësit e Ballagatit, të cilët konfirmuan besimin e palëkundur te mazhoranca, te ndryshimi i Shqipërisë. I garantoj ata se vota e tyre do të shndërrohet në një mirësi konkrete për çdo fermer të Ballagatit. I falenderoj ata për mësimin e shkëlqyer që i dhanë Edi Ramës, i cili në arrogancën e tij, në fodullëkun e tij, e ka të vështirë të nxjerrë mësime. Në asamblenë e tij, të cilën e mblodhi megjithëse është mandat humbur, deklaroi se nuk do të njihte zgjedhjet. Una dua t’i them zotit Rama, këtu nga Dhërmiu, këto fjalë: Në qoftë se ti, nuk njeh popullin tënd, kujdes se do të marrësh ndëshkimin më të madh të tij dhe ky ndëshkim është se ai nuk do të njohë ty fare. Populli është i përjetshëm, kurse politikanët si ti, janë limonata të përkohshme, që thartohen në verën e parë dhe kështu u thartove edhe ti. Kjo është e vërteta. Megjithatë, atë që duhet t’i themi ne, ia tha Ballagati, se pse nga parti që kishte fituar zgjedhjet dy vjet më parë, humbi me 73 përqind, mbeti me 26 përqind dhe do të shkojë drejt 17.
Të dashur qytetarë dhe qytetare të bregut. Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes, aty ku e ndrynë shqiptarët më 28 qershor. Kurse ne se bashku, lë të vazhdojmë të këndojmë këngën e fitores, duke inaguruar rrugë, ujësjellësa, kanalizime, duke urbanizuar këtë zonë, sepse ky vit është sërish viti i bumit turistik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj se çdo vit, turizmi në këtë vend do të jetë në rritje. Thirrja ime vëllazërore për ju është që të bëni edhe ju çdo përpjekje për të gjallëruar këtë zonë. Nuk ka diskutim se bregu është zona më e bukur turistike, jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por ndoshta edhe në Evropë. Por bregu gjithashtu ka edhe prodhimet e tij të mrekullueshme, me të cilat ka qenë i njohur prej shekujsh në Evropë. Ndaj edhe ne, ju bëjmë thirrje, që të mbillnin sa më shumë ullinj dhe agrume. Dhe ju garantoj për dy gjëra: se do të financojmë çdo rrënjë ulliri dhe agrumeje që do të mbillni në këtë zonë, si dhe do të bëjmë çdo investim për të siguruar vadijen për to. Por nuk duhet që ne të heqim dorë prej tyre. Të ardhurat e turizmit janë të mëdha dhe shumë të rëndësishme, por të mos harrojmë që prodhimet tuaja në ullinj dhe agrume, mund të jenë gjithashtu për ju shumë të mëdha dhe të rëndësishme. Ndaj le t’i kthehmi atyre dhe të jetë një qëndrim kompleks ndaj zonës tuaj, sikundër do të përpiqemi të bëjmë çmos t’ju kreditojmë për zgjerimin e banesave dhe ndërtimin e banesave të reja. Turizmi këtu ka një zhvillim të madh, por potenciali turistik është shumë herë më i madh. Ndaj dhe ne do të ecim drejt shfrytëzimit të tij. Edhe një herë ju përshëndes dhe ju garantoj se brenda vitit 2010, do të përfundojnë së asfaltuari të gjitha rrugët e fshatrave tuaja, që të çojnë drejt detit. Brenda viti 2010 do të bëjmë investimet më të mëdha në furnizimin tuaj me ujë në mënyrë që dora-dorës çdo fshat i bregut, të mund të ketë ujë 24 orë. Brenda vitit 2010, do të ndërtojmë së bashku me qeverinë vendore projektet më të mira për vaditjen, pasi këtu ka ujëra të shumta nëntokësore, të cilat mund të jenë një burim i shkëlqyer i vaditjes të tokave tuaja që i keni me pakicë, por i keni shumë të çmuara.
Edhe një herë ju përgëzoj dhe ju përshëndes përzemërsisht!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes Empty Petro Marko, kapiten i vërtetë i letrave shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:23 pm

Petro Marko, kapiten i vërtetë i letrave shqiptare

Kryeministri Berisha inaguron sheshin në qendër të fshatit Dhërmi


Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes BERI


Kryeministri shqiptar Sali Berisha, në vijim të vizitës së tij në fshatrat e bregut të Jonit, inaguroi sot sheshin “Petro Marko”, në qendër të fshatit Dhërmi. Investimi në këtë shesh kap shifrën prej 7 milionë lekë dhe përfshin shtrimin e 1150 metrave katrorë kalldrëme të qëndrueshme, sistemin e largimit të ujërave të shiut, ndriçimin e plotë të sheshit dhe të shkallëve që të çojnë në të, si dhe rikonstruksionin e 150 metrave katrorë të veshjes me pllaka të sheshit. Kryeministri vlerësoi punën e bërë në ndërtimin e këtij sheshi, duke e konsideruar të rëndësishëm, jo vetëm për infrastrukturën e brendshme të Dhërmiut, por edhe me ndikim në potencialet turistike të këtij fshati.
Duke u ndalur para shtëpisë së shkrimtarit të njohur Petro Marko, kryeministri theksoi që kjo shtëpi duhet të kthehet në shtëpi muze. “Petro Marko është një kapiten i vërtetë i letrave shqiptare. Por jo vetëm kaq. Ai ishte një burrë që e deshi lirinë dhe ishte i vendosur të bënte çdo sakrificë për të. Aq sa duhet të bënte një njeri për lirinë, Petro Marko e bëri gjatë gjithë jetës së tij. U gëzova kur mora vesh se Qarku e ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut”. Por në të vërtetë ai është nderi i kombit. Ndaj dhe Ministria e Kulturës do të marrë përsipër gjatë vitit që vjen të rindërtojë shtëpinë muze të tij, sikundër të hapë një konkurs për të derdhur në bronz bustin e shkrimtarit të madh, një nga burrat më të shquar të mendimit shqiptar dhe një luftëtar i paepur i lirisë që në vitet e rinisë. Gjersa vdiq pranoi shumë privacione, pranoi persekutimin, por nuk pranoi të dorëzonte dashurinë e tij për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Pas kryerjes së investimit të parë për sheshin e Dhërmiut, tani duhet të bëjmë investimin tjetër për të nderuar shkrimtarin e madh, duke e ngritur shtëpinë muze dhe për të vendosur bustin e tij, në mënyrë që të shprehim nderimin e madh ndaj tij. Por nga ana tjetër edhe të gjithë ata që vijnë në këtë zonë të njohin burrat e shquar që ka nxjerrë bregu dhe ndër ta, Petro Marko është ndër më të shquarit për mbarë shqiptarët”. Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet edhe për një tjetër personalitet të kësaj zone, Spiro Çomorrën. “Spiro Çomorra ka qenë një intelektual me shpirt të pamposhtur, i cili ka lënë vendit ndër krijimet më të bukurua” u shpreh kryeministri Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi