Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush

Shko poshtë

Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush Empty Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 11:59 pm

Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush U1_AgimVuniqi

Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush

Nga Agim Vuniqi

Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt, është njohur ndërkombëtarisht nga 62 shtete, përfshirë SHBA, shumicën e shteteve të BE-së dhe NATO-s, dhe disa shteteve të Azisë dhe Lindjes së mesme. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të angazhohen në drejtim të pengimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, deri më tash me sukses. Por gjërat kanë filluar të ndryshojnë në të mirë të Kosovës, që nga Konferenca e donatorëve, e mbajtur në Bruksel, duke i ndarë Kosovës 1.2 miliardë euro ndihma, që përveq plotësimit të nevojave të rëndësishme në realizimin e projekteve të ndryshme, do të josh edhe shumë investitorë të jashtëm, meqë Kosova së shpejti do të bëhet anëtare me të drejta të plota në FMN dhe Bankën Botërore.

Një perpsektivë e tillë ka fituar dritën jeshile nga SHBA që është sponzoruesi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të saj. Kjo dukej sheshazi në takimin historik të liderëve të Kosovës: presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi me ish-presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë: George W. Bush. Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, George W. Bush dhe Sekretares së Shtetit Zj. Kondeleza Rice me udhëhëqësit e lartë të Kosovës shënonte një ngjarje të jashtëzakonshme dhe me vlera të mëdha historike për shtetin me të ri në botë - Kosovën. Ky takim do të tregojë mbështetjen e fuqishme të SHBA -se për zhvillimet e mëvonshme në vend, përkrahjen që kjo supërfuqi i ofron shtetit më të ri, demokratik e "shumetnik" në botë. Kjo vizitë flet për një progres të suksesshëm të Kosovës për sa i përket sigurisë e stabilitetit në vend e rajon, si dhe premton që: Kosova do të jetë shumë shpejt pjese e NATO-s, BE-se dhe e të gjitha Institucioneve Ndërkombetare.

Agim Vuniqi: Heroi i Republikës së Kosovës është George W. Bush U1_George-W-BushKjo frymë e bashkëpunimit po shënon një etapë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, atë të relaksimit të raporteve ndëretnike në Ballkam, pas përfundimit të një lufte të përgjakshme, të imponuar nga Serbia. Kosova të cilën e futi nën sqetull SHBA, po shënon ngritje të theksuar të partneritetit me BE-në, SHBA dhe mekanizmat tjerë të rëndësishëm: FMN, Banka Botërore, duke u angazhuar në drejtim të plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE dhe në NATO, në një të ardhme të afërt.

Etapa e re në marrëdhëniet SHBA - Kosovë filloi me angazhimin e ish presidentit amerikan Bill Klinton i cili frymëzoi aleancën politiko-ushtarake të NATO-S më 1999 kundër genocidit të egër serb të Milosheviçit në Kosovë. Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe përkrahja e NATO-s solli shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Ish-Presidenti i nderuar George W. Bush e pat vënë në qendër të politikës së tij përkrahjen dhe ndihmën për shtetin e ri e të pavarur të Kosovës. Një sërë nismash dhe vendimesh janë marrë nga SHBA me fjalën dhe mendimin e ish-presidentit Bush. Këtu përfshihet armatosja e e Kosovës, organizimi i tryezës së donatorëve, që tejkaloi edhe parashikimet më optimiste.

Zeniti i marrëdhënive të shkëlqyera Kosovë-Amerikë kulmoi më 21 korrik 2008, po atë ditë kur Bushi takoi për herë të parë në zyren ovale udhëheqësit e Kosovës: Presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilët shtërngoi duart shumë miqësisht, ishte ky një lajm i gëzuar që i bëri të lumtur të gjithë shqiptarët e sidomos ata në SHBA. Eshtë ky një pranim i rëndësishëm i miqësisë shqiptaro-amerikane, që kurorëzojë projektin e jashtëzakonshëm të pavarësisë së Kosvës.

Ish-Presidenti i SHBA-ve George W. Bush u premtoi presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, në takimin e atëhershëm, se ai do të përpiqet që të bind më shumë shtete të përqafojnë lidhjet diplomatike me shtetin e ri të Kosovës. "Unë u zotova se SHBA do të vazhdojë të punojë me ato shtete të cilat ende nuk e kanë pranuar Kosovën e pavarur, që t'i bind ato të bëjnë njohjen sa më shpejt që është e mundur" u thonte Bushi reporterëve. Sa për rikujtim, ai kishte thënë se është takuar në zyren ovale me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët bënë vizitën e parë në SHBA si liderë të Kosovës së pavarur. "Unë jam përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës. Unë jam kundër çfarëdo coptimi të Kosovës", thonte Bushi "Unë çmoj kurajon tuaj, Unë çmoj lidershipin tuaj, dhe jam zotuar që SHBA t'ju ndihmojë të realizoni ëndërrat tuaja." Ish-Presidenti amerikan kishte ripërtrirë gjithashtu mbështetjen e tij që Kosova t'i bashkangjitet aleancës së NATO-s dhe BE-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi